A e Dinit Se Me Smartphonin Tuaj Mund Te Beni Gjera Te Cuditshme

Thone qe ne perdorim vetem nje perqindje shume te vogel te trurit tone, te kapacitetit te mushkerive dhe tashme NASA ka leshuar 3 smartphone ne hapsire qe te sillen si satelite. Kjo na con tek pyetja, mos po perdorim vetem nje perqindje te vogel te kapacitetit te telefonit tone? Me poshte do te lexoni disa gjera te cuditshme qe nuk e dinit qe mund ti benit nga telefoni juaj. Lironi gjithe potencialin e tij:

1. Perdorni telefonin tuaj si telekomande universale

Mundesia qe ju te humbisni telekomandat eshte e larte, por me probabilitet te madh ju keni telefonin afer gjate gjithe kohes. Prandaj RedEye mini nga ThinkFlood eshte i nevojshem. Me nje pajisje te vogel me infra te kuqe ju mund te kontrolloni disa pajisje nje heresh nga telefoni juaj. Ky aplikacion eshte kompatibel me sistemin operativ iOS.

 2. Perdorni telefonin tuaj si nivelues

Aplikacioni iHandy Level qe gjithashtu eshte falas ju lejon te varni pikturat, drejtoni raftet dhe te matni sakte kende te ndryshme.

Read more

Top destinacionet per te festuar Halloween

Halloween ose All Hallows Eve ka disa vite qe festohet edhe ne Shqiperi megjithese ka lindur ne Irlande rreth 2000 vjet me pare. Kjo feste eshte nderkombetare dhe festohet kudo ne date 31 Tetor. Legjendat dhe supersticionet jane te ndryshme por traditat jane pak a shume njelloj ku karakteristike jane:

halloween

  • Party me kostume te frikshme
  • Dekore me kunguj te ndricuar
  • Histori te frikshme apo Filma horror
  • “trick or treat” ku femijet shkojne neper shtepi dhe marrin embelsira te ndryshme

Nese kerkoni te mesoni me shume e ta shijoni ne maksimum kete feste, vizitoni nje nga keto vende ku mund te perjetoni nje Halloween te paharrueshem:

1.   Meksike

Ketu quhet “Dita e te vdekurve”  (dia de los muertos), dhe festohet ne Meksike, Ameriken Latine dhe Spanje nga data 31 Tetor- 2 Nentor. Tradita e kesaj feste ka te beje me celebrimin per nder te te vdekurve, sepse besohet qe ne kete dite shpirtrat kthehen per te qene afer familjes se tyre.

halloween meksike

Mund te festoni ne Oaxaca, afer Akapulko me legjenda te Aztekeve apo Maya, njerez me kostume qe shkojne ne varreza, rruge te dekoruara me kafka, skelete, lule por edhe pije, ushqime e kercime gjate gjithe nates.

Read more

5 Parqet e lojerave me te bukur ne bote

Cfare ju vjen ndermend kur ju them park lojerash? Argetim, adrenaline, emocione jo vetem per femijet por edhe per te rriturit. Ne Shqiperi keto parqe jane te pakta dhe te varfera krahasuar me te tjere ne Bote. Kohet e fundit organizohen udhetime te vecanta vetem per Disneyland ne Paris, ku 7 dite jane pak per te shijuar te gjitha lojerat dhe argetimet.

Sipas nje klasifikimi keto jane 5 parqet e lojerave me te bukur, me spektakolar e me te vizituar ne bote:

1.   Magic Kingdom ne Florida, USA

Eshte padyshim parku me i vizituar ne te gjithe boten me rreth 17.5 milione vizitore ne vit. Ky park eshte hapur qe ne tetor te vitit 1971 me nje arkitekture dedikuar personazheve te perrallave dhe Disney, e cila duket qe ne pamjen e keshtjelles se Hirushes. Ky park eshte i ndare ne 6 “zona” te vecanta qe te gjitha bashke zene nje hapesire prej 43.3 ha.

Magic Kingdom

  • Main street, USA, eshte si Hyrja per vizitoret ku mund te shetisesh e te shohesh arkitekturen e vecante apo te perfitosh nga dyqanet e suvenireve dhe te ushqimit. Nje atraksion i zakonshem ketu eshte xhiroja me tren ku tregohen Fantasyland, Frontierland, Keshtjella e Hirushes etj.
  • Adventureland, qe duket sikur jeni ne xhungel te Afrikes, Azise apo Lindjes se Mesme.
  • Frontierland, ku njihesh me Ameriken e vjeter perendimore, misteret e lumenjve dhe aventurat e kaubojsve.
  • Liberty Square (sheshi i lirise), nje qytet kolonial i Amerikes Revulocionare
  • Fantasyland, me nje stil perrallor dhe karnavalesh, me Peter Pan, Winnie The Pooh, Mickey etj. Pervec trenit nuk mungon as cirku me numra te ndryshem e interesante
  • Tomorrowland, nje qytet intergalaktik, i konceptuar si e ardhmja, me UFO, robote dhe udhetime ne hapesire.

Read more

Festa e birres ne Mynih, 21 Shtator – 6 Tetor

Gjermania eshte lideri per prodhimin e birres dhe cdo vit organizohen festa te ndryshme gjate gjithe vitit ku artikulli kryesor natyrisht eshte birra. Por festa me e madhe qe terheq mijera vizitore nga e gjithe bota dhe qe zgjat 16 dite eshte “Oktoberfest” ne Mynih.

festa e birres

Si ka lindur festa e birres ne Mynih?

Kjo feste e ka origjinen qe ne vitet 1810, ku gjate muajit tetor per nder te nje martese mbreterore u organizuan edhe gara me kuaj. Gjate kesaj dite feste u konsumua shume birre dhe mesa duket kjo i pelqeu shume bavarezeve sa e perseritnin cdo vit. Keshtu u kthye ne nje feste tradicionale e cila mbahet ne fushen e Theresienwiese ose d’Wiesn me nje hapesire prej 42 ha dhe quhet Oktoberfest.

Tendat ku zhvillohet festa

Rreth 14 tenda te medha dhe 20 te vogla jane kudo ne fushen e Theresienwiese ku konsumohet birre dhe ushqime tradicionale. Te gjitha jane te pajisura me stola dhe tavolina druri, me kurora e flamuj te varur ne tavan dhe me grupe qe luajne muzike live. Tendat hapen ne oren 10 te mengjesit-10.30 te darkes dhe ne fundjave apo dite pushimi hapen ne 9 te mengjesit- 10.30 te darkes.

Read more

10 vendet per te vizituar ne Vjeshte

Asnjehere mos e nenvleresoni stinen e vjeshtes dhe bukurite e saj. Pushime nuk do  te thote vetem vere dhe plazh, por edhe stinet e tjera kane vlerat e tyre per te zbuluar.

Ne vjeshte ka nje eksplozion te vertete ngjyrash, te verdhe, portokalli, te kuqe e deri tek vishnje dhe lejla. Fenomeni foliage (renia e gjetheve) eshte dicka natyrale qe kthehet ne nje spektakel te vertete dhe terheq mijera vizitore. Per me shume gjate vjeshtes ka edhe festa te medha si Halloween, Festa e madhe e Balonave ne New Mexiko apo festa e birres ne Mynih. Mjaftojne nje pale atlete te rehatshme, nje xhakete dhe nje aparat fotografik per te shijuar keto 10 vende qe ju propozojme per te vizituar:

1.   Alto Douro, Portugali

alto douro

Ky rajon i Portugalise eshte i njohur per prodhimin e veres per me shume se 2000 vjet. Pikerisht Shtator-Tetor jane muajt me te pershtatshem per ta vizituar dhe per te pare nga afer kete jubile te vjeljes se rrushit dhe berjes se veres. Menyra me e mire per ta vizituar eshte me ture per 2-5 dite, duke kombinuar shetitjen me varka pergjate lumit Douro, ecje, xhiro me kale apo me biciklete. Mund te qendroni ne shtepiza te vogla prej guri, karakteristike te zones ku mund te shijoni dhe gatimet tradicionale ku spikat oktapodi me vaj ulliri dhe rizoto kremoz me domate te thata dhe fileto rose te eger. Ndersa embelsira tradicionale eshte nje kek i karamelizuar dhe me krem molle.

Read more

Si Perdoret Instagram

Instagram eshte nje aplikacion pa pagese per iPhone, iPod touch, iPad dhe Android qe lejon aplikimin e filtrave tek fotografite dhe ju lejon shperndarjen e tyre ne Facebook, Twitter, Flickr etj. Duke qene se eshte nje aplikacion mjaft zbavites dhe mjaft i kerkuar, ne artikullin e meposhtem do ju shpjegojme si perdoret instagrami ne celularin tuaj. Kjo nuk vlen per telefonat me sistem operativ windows.

1. Shkarkoni Aplikacionin Instagram nga iTunes ose direkt nga App Store ne iPhone-in, iPod touch-in, i Pad-in ose nga Play store ne telefonat Android.

Mund ta gjeni kete aplikacion duke aktivizuar App store dhe duke kerkuar per “Instagram”. Aplikacioni mund te shkarkohet pa pagese.

2. Aktivizoni aplikacionin Instagram duke prekur ikonen ne ekranin e celularit tuaj.

instagram1

Read more

15 Gjerat me te Shtrenjta ne Bote

Ne kete artikull do te lexoni se si disa objekte kapin vlera te cuditshme ne momente te caktuara dhe hyjne ne listen e objekteve me te shtrenjta ne bote. Sende shume te vecanta dhe origjinale te cilat jane shitur me cmime marramendese neper ankande te ndryshme dhe jo vetem. 

15. Pianoja e kristalte

Pianoja e madhe prej kristali nga Heintzman doli ne ankand dhe u ble nga nje ofrues privat per 3.22 miljon dollare amerikane. Me kete piano ka luajtur pianisti i famshem Lang Lang gjate ceremonies se hapjes se lojerave Olimpike ne Bejing ne vitin 2008.

piano kristali

Read more

Mercedes-Benz GLA paraqitet ne Motor Show-n e Shanghai

Mercedes-Benz ka zbuluar modelin GLA kompakt SUV perpara debutimit te pergjithshem zyrtar ne Motor Show-n e ketij muaji ne Shangai. Kompakti SUV do te konkuroje me BMW X1 dhe  Audi Q3. Ky Model Crossover eshte e bazuar ne platformen MFA (Modular Front Architecture) te kompanise. Kompakti SUV eshte kapur nga lentet e aparateve gjate testeve disa here keto muajt e fundit,  dhe pritet qe versioni i gatshem per prodhim do te shfaqet ne ekran tek ky Motor Show.

Mercedes-Benz-CLA

Read more

Si te Instalosh WordPress

 

si te instalosh wordpress manualisht

Instalo WordPress manualisht ne faqen tende te Internetit duke perdorur Cpanel

Ne kete tutorial do te spjegojme hap pas hapi se si mund te instaloni wordpresin ne domainin tuaj te cilin do ta hostoni ne nje Host me pagese (ne kete rast eshte perdorur host i Namecheap).
Ka dy menyra per ta instaluar wordpresin ne domainin tuaj njera eshte ajo automatike nepermjet software-ve qe ofrojne Hostet si Fantastico, Softaculous etj te cilat e bejne shume te lehte instalimin e tij pasi database dhe user i database krijohen automatikisht, juve ju duhet te mbushni vetem disa rreshta dhe wordpresi instalohet me nje te klikuar te butonit.
Menyra e dyte eshte ajo manuale ku database i faqes krijohet manualisht dhe i gjithe procesi behet hap pas hapi. Kjo metode eshte mire te mesohet nga webmasterat e rinj pasi ju ndihmon te kuptoni se si funskionon worpdress dhe jua ben te lehte instalimin e tij ne rastet kur instalimi automatik nuk ofrohet nga hosti juaj gjithashtu dhe mirembajtjen e tij.

Read more

Del ne Treg Samsung Galaxy S4

galaxy s4 ne krahasim me galaxy s3

Pasi ka shitur miljona kopje te Galaxy S3, Samsung ka vemendjen e te gjithe botes tashme me syte e fiksuara tek launchimi i Galaxy S4. Ku ndryshon Samsung Galaxy S4 nga S3 dhe a ka bere Samsung ndryshimet e mjaftueshme tek ky smart phone qe ti beje njerzit te kalojne tek S4. Le te shikojme me Poshte se si opsionet e te dy Galaxy-ve krahasohen me njeri tjetrin.

Read more