Top destinacionet per te festuar Halloween

Halloween ose All Hallows Eve ka disa vite qe festohet edhe ne Shqiperi megjithese ka lindur ne Irlande rreth 2000 vjet me pare. Kjo feste eshte nderkombetare dhe festohet kudo ne date 31 Tetor. Legjendat dhe supersticionet jane te ndryshme por traditat jane pak a shume njelloj ku karakteristike jane:

halloween

  • Party me kostume te frikshme
  • Dekore me kunguj te ndricuar
  • Histori te frikshme apo Filma horror
  • “trick or treat” ku femijet shkojne neper shtepi dhe marrin embelsira te ndryshme

Nese kerkoni te mesoni me shume e ta shijoni ne maksimum kete feste, vizitoni nje nga keto vende ku mund te perjetoni nje Halloween te paharrueshem:

1.   Meksike

Ketu quhet “Dita e te vdekurve”  (dia de los muertos), dhe festohet ne Meksike, Ameriken Latine dhe Spanje nga data 31 Tetor- 2 Nentor. Tradita e kesaj feste ka te beje me celebrimin per nder te te vdekurve, sepse besohet qe ne kete dite shpirtrat kthehen per te qene afer familjes se tyre.

halloween meksike

Mund te festoni ne Oaxaca, afer Akapulko me legjenda te Aztekeve apo Maya, njerez me kostume qe shkojne ne varreza, rruge te dekoruara me kafka, skelete, lule por edhe pije, ushqime e kercime gjate gjithe nates.

Ne ishullin e vogel te Janitzio, ku ndiqen ritualet te shoqeruara nga kercime folklorike, performance dhe familje te mbledhura duke festuar. Por pamja me e bukur ketu jane peshkataret ne varkat e tyre te cilet ndricojne liqenin.

Ne Mixqiuc, Merida, Yucatan, gjithashtu festohet me muzike, drita, dekore dhe gatime speciale ku nuk mund te humbisni pulen te mbeshtjelle me lekure banane dhe te gatuar nentoke e cila shijohet si nga njerezit e gjalle por edhe nga te vdekurit, per te cilet besohet qe shijojne esencen e saj.

2.   Salem, Massachusetts

halloween salem

Massachusetts i ndodhur ne Ameriken Veriore, me kryeqytet Boston, eshte nje nga vendet qe feston me shume Halloween. Ky qytet i njohur per gjurmimin e shtrigave, friken nga djalli dhe fobia nga fantazmat eshte forma si festohet Halloween ketu i cili quhet “Festivali i te vdekurve te Salemit”.

Salem pret gjate gjithe tetorit vizitore nga e gjithe bota, ku organizohen ture ne vendet e humbura dhe famekeqe, parade dhe shume fishekzjarre.

Vizitoni Muzeumin e Shtrigave,me nje arkitekture te shekullit te XVII, e cila tregon historite e shtrigave te Salemit dhe gjyqit te Jonathan Corwin.

3.   Transilvania, Rumani

transilvania rumani

E ku mund te festohet me mire Halloween se sa ne shtepine e Drakules, apo sic njihen Vlad vampiri, te famshem per terrorin dhe torturat qe i benin armiqve dhe i linin trupat e tyre te kalbeshin. Kjo keshtjelle eshte e hapur per vizitoret ku mund te njiheni me nga afer me legjendat dhe historite e Drakules.

Vizitoret fillimisht priten me nje pije tradicionale Rumune “water of fire” ku ka edhe piper, per te qene gati per feste. Nje shfaqje me shtriga ku provohet kurajo e pjesemarresve midis zjarrit dhe frikes.

Me pas nje show “Martesa e Drakules” e performuar nga aktore profesioniste ku tregon se si ky kont i ben per vete femrat. E ne mesnate te gjithe dalin per te pare henen dhe ne oren 00.00 plotesohen te gjitha deshirat e “keqija”

4.   Irlande

halloween parada

Irlanda eshte vendi i origjines se Halloween ose i njohur si Samhain Night. Festivali tradicional shenon fundin e te korrurave dhe fillimin e nje sezoni te erret te vitit. Festa me e madhe eshte Banks of the Foyle Halloween Carnival ne Londonderry nga data 27-31 tetor.

Qyteti i dedikon 5 dite karnavaleve me maska e kostume te frikshme. Pervec parades, ka fishekzjarre, kercime me zjarr dhe nje program te mbushur me aktivitete familjare. Nje shetitje ne lagjet e humbura, midis fantazmave, te shoqeruara nga histori te frikshme apo filma horror.

5.   Londer, Angli

dekore halloween

Edhe ne Londer organizohen nje sere aktivitetesh per Halloween si:Ngjitja e mallkuar, nje ngjitje prej 52 metrash lartesi ku shume te papritura ju presin. Alpinisteve u vishen kominoshe ku ne xhepa fshihet ndonje shaka, i jepet nje harte udhezuese per te zbuluar pikat me te frikshme.

Mbremja e maskave e vdekjes se kuqe, ku duhet te vendosni patjeter nje maske dhe te shijoni ballon nen driten e qirinjve dhe arkitektures gjeorgjiane, nje mbremje e shthurur me muzike live dhe embelsira.

Ecja fantazem, ku vizitohen varrezat dhe zonat me te famshme te vrasjeve apo Jack the Ripper Walk, vizite ne Londren Lindore per tu njohur me nga afer me historite dhe legjendat.

6.   Hong Kong

kostume halloween

Hong Kong njihet si kryeqyteti I Halloween ne Azi. Ketu ka 2 tradita: e para, eshte Festivali I Fantazmave te Uritura “Yue Lan” ku eshte nje mundesi per ti dhene dhurata shpirtrave te vdekur per te siguruar komfort e per ti mbajtur larg.

E dyta, qe eshte edhe eventi me komercial i cili festohet nga kanadezet dhe amerikanet emigrante  ne Disneyland ne Hong Kong, i quajtur “Halloween Bash”.

Ka aq shume alternativa per ta festuar ndryshe nga si festohet ne Shqiperi, thjesht nje feste ne club, me ose pa maske, ne shumicen e rasteve aspak te frikshme. Nese doni te perjetoni nje Halloween e nje aventure te vertete mos humbisni nje nga keto destinacione.

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.