Festa e birres ne Mynih, 21 Shtator – 6 Tetor

Gjermania eshte lideri per prodhimin e birres dhe cdo vit organizohen festa te ndryshme gjate gjithe vitit ku artikulli kryesor natyrisht eshte birra. Por festa me e madhe qe terheq mijera vizitore nga e gjithe bota dhe qe zgjat 16 dite eshte “Oktoberfest” ne Mynih.

festa e birres

Si ka lindur festa e birres ne Mynih?

Kjo feste e ka origjinen qe ne vitet 1810, ku gjate muajit tetor per nder te nje martese mbreterore u organizuan edhe gara me kuaj. Gjate kesaj dite feste u konsumua shume birre dhe mesa duket kjo i pelqeu shume bavarezeve sa e perseritnin cdo vit. Keshtu u kthye ne nje feste tradicionale e cila mbahet ne fushen e Theresienwiese ose d’Wiesn me nje hapesire prej 42 ha dhe quhet Oktoberfest.

Tendat ku zhvillohet festa

Rreth 14 tenda te medha dhe 20 te vogla jane kudo ne fushen e Theresienwiese ku konsumohet birre dhe ushqime tradicionale. Te gjitha jane te pajisura me stola dhe tavolina druri, me kurora e flamuj te varur ne tavan dhe me grupe qe luajne muzike live. Tendat hapen ne oren 10 te mengjesit-10.30 te darkes dhe ne fundjave apo dite pushimi hapen ne 9 te mengjesit- 10.30 te darkes.

hippodrom mynih

Tenda me e famshme eshte Hipodromi, e cila njihet per terheqjen e personazheve VIP gjermane. Konsiderohet si nje nga tendat me trendi ku pervec sherbimit te birres normale Wiesn, ka edhe nje pjese ku sherbehet vere.

Festivali tradicionalisht starton ne tenden e Schottenhamel me nje kapacitet prej 10.000 vendesh, ku te shtunen e pare nuk sherbehet birre deri ne momentin qe Kryetari i Mynih-ut cel fucine e pare te birres. Pas kesaj cdo tende fillon te sherbeje birre turisteve apo vendasve.

Tenda e Hofbräu eshte e famshme per terheqjen e me shume turisteve se sa vendasve, ku me shume te bien ne sy adoleshentet amerikane te cilet e kane te ndaluar te konsumojne alkol ne vendin e tyre, Australianet me canta shpine dhe turiste nga Zelanda e Re.

Tenda e Augustiner e cila ruan me fanatizem  traditat dhe origjinalitetin e kultures Bavareze e cila eshte me e frekuentuar nga familje, vecanerisht te Marten.

Tenda Käfers e cila eshte me e vogla nga tendat e medha por njihet si nje vend edhe ky i frekuentuar nga personazhet e njohur dhe per ushqimin e mire. Ndryshe nga tendat e tjera qe mbyllen ne 11 te darkes, kjo tende vazhdon festen deri ne 12.30 te mengjesit, por eshte shume e veshtire qe te gjesh vende te lira.

Tenda te tjera te famshme dhe shume te frekuentuara jane: Löwenbräun, Bräurosl, Ochsenbratere, Fischer Vroni e te tjera apo me te vogla. Ne te gjitha tendat hyrja eshte falas por shume e veshtire te gjeni vende vecanerisht ne fundjave apo ne oraret e mbremjes.

Mesatarisht nje mbremje ne nje nga tendat mund te shkoje 40 euro:

1 lt birre =9 euro

mish pule=10 euro

buke e thekur ose te ngjashem =4.5 euro

transporti publik= 5 euro

 

Ushqimi tradicional ne festen e birres, Mynih

oktoberfest food

Sapo te gjeni nje vend te lire e te uleni, kamarieret jane ne sherbimin tuaj per tju sjelle birren e nderkohe qe mendoheni se cfare do porosisni per te ngrene beni gezuar “Prost” jo vetem tavolines tuaj por edhe te tjereve, pasi konsiderohet nje gjest miqesor dhe shume normal ne kete feste.

Birra qe sherbehet ketu eshte me e forte se sa ajo qe shitet ne treg prandaj sigurohuni qe te ushqeheni mjaftueshem.

Buka e thekur, e kripur dhe e bute eshte shume e shijshme, ashtu edhe pula e pjekur ngadale me gjalp e cila pershatet shume mire me birren e me patatet e skuqura. Gjithashtu sherbehen brinje derri, salcice, peshqit e pjekur”Steckerl Fisch” vecanerisht tek Fischer Vroni,apo qoftet tradicionale “Ox”.

Vende qe s’duhen humbur ne qytetin e Mynih-ut

qyteti mynih

Edhe pse festa zgjat 16 dite kjo nuk do te thote te hani qofte e te pini birra cdo dite. Mynih ka shume atraksione te tjera te cilat nuk duhen lene pa vizituar si:

Muzeu i Arteve të Pinakotheken, Hofbrauhaus-i i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz, Viktualien Market, Pallatin e Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë, Arena Allianz stadium me i famshem etj.

Nuk duhet harruar dhe jeta e nates ne Mynih qe ofron bare, clube, muzike live ne te ashtuquajturen Kultfabrik, ku ka 22 clube, salla koncertesh, muzike latine, house, nje nga arenat me te medha te festive ne Evrope.

Disa keshilla per ti pasur parasysh nese vizitoni Mynih ne Oktoberfest

  • Me e rendesishmja eshte mos te tregoheni pa edukate, vecanerisht me femrat. Nje gjest apo nje fjale mund tju perjashtoje nga tenda.
  • Nese doni te gjeni ndonje vend te lire shkoni heret ne feste rreth ores 4 te mbasdites.
  • Nese keni rezervuar me pare nje tavoline mundohuni te jeni ne orar, nese vonoheni tavolina juaj mund te jete zene nga te tjere.
  • Mos provoni te kerceni mbi tavolina, kurre. Ky eshte nje rregull i rrepte dhe mund te perfundoni jashte tendes nese e beni.
  • Nuk lejohet pirja e duhanit brenda tendes. Cdo tende ka zona per te pire por jashte saj.

Festa e birres ne Mynih eshte nje eveniment per te mos u humbur, te pakten 1 here duhet provuar, e nese ju pelqen pse jo edhe me shpesh. Mos harroni ti blini ndonje suvenir miqve dhe vetes tuaj per te mos e harruar kete eksperience.

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.