Del ne Treg Samsung Galaxy S4

galaxy s4 ne krahasim me galaxy s3

Pasi ka shitur miljona kopje te Galaxy S3, Samsung ka vemendjen e te gjithe botes tashme me syte e fiksuara tek launchimi i Galaxy S4. Ku ndryshon Samsung Galaxy S4 nga S3 dhe a ka bere Samsung ndryshimet e mjaftueshme tek ky smart phone qe ti beje njerzit te kalojne tek S4. Le te shikojme me Poshte se si opsionet e te dy Galaxy-ve krahasohen me njeri tjetrin.

Madhesia

Dimensionet e Galaxy S4

Me sa duket dhe nga dimensionet me siper Samsung Galaxy S4 nuk ndryshon shume nga S3. Duke pasur parasysh suskesin qe kompania pati ne vitin 2012 me modelin S3, ata nuk jane larguar shume formes se tij. Diferenca me e madhe qe keta telefona kane eshte se S4 eshte rreth 8% me i holle  ose (0.7 mm) dhe pak me i ngushte pavarsisht se s4 ka ekranin me te madh.

Pesha

 

Dimensionet e Galaxy S4

Duke ju referuar shifrave nuk vihet re ndonje diference e madhe midis S4 dhe S3, diferenca ne peshe eshte vetem 3 gram, kjo e ben Samsung Galaxy S4 pak me te lehte se vllai i tij me i madh.

Ekrani

Dimensionet e Ekranit te Galaxy S4

Pavarsisht reklames qe i ben Samsungu  opsioneve te reja qe ofron softwari i ketij telefoni, Ekrani i tij eshte padyshim opsioni me i mire qe ai ofron. Ai krahasohet me telefona si Sony Experia Z, HTC One dhe Droid DNA me nje ekran pre 5 inch dhe nje rezolucion Full HD prej 1080p. Gjithashtu Samsung Galaxy S4 ka dhe denistet ne pixela per inch PPI prej 441 qe eshte shume me i madh se S3 qe e ka 306 PPI.

 

Procesori

Procesori i Galaxy S4

Te dy telefonat kane dale ne treg me dy varjante persa i perket procesorit. Galaxy S3 ofron nje varjant me Procesor Dual Core Qualcom S4 me 1.5 GHZ i cili shitet ne Ameriken e Veriut dhe nje varjant me procesor Quad Core 1.4 Ghz ne pjesen tjeter te botes. Galaxy S4 thuhet qe do kete nje varjant 8 Core 1.6 GHZ i cili quhet Exynos Octa dhe nje varjant quad core 1.9 GHZ te quajtur Qualcomm 600.

Ram-i

Ram i Galaxy S4

Versionet e Amerikes Verjore te Galaxy S3 jane njesoj me ate te S4 dhe secili vjen me 2 Gb RAM te instaluar.

Memorja e Brendshme

Memorja e Galaxy S4

Te dy telefonat shiten me 3 madhesi te ndryshme memorje.
1. 16GB
2. 32GB
3. 64 GB

Gjithashtu mund te shtoni dhe nje karte memorje te jashtme microSD e cila mund te jete deri ne 64GB.

Wireless-i

Menyra e Lidhjes ne Internet e Galaxy S4

Ne varesi te vendit ku jetoni ju do te mund te blini nje model i cili ofron LTE (shume i shpejte) ose HSPA+ (i cili eshte i shpejte po jo sa LTE).

Bateria

Bateria e Galaxy S4

Bateria e Galaxy S4 ofron me shume kapacitet. Megjithese kjo nuk eshte ndonje tregues i sakte pasi bateria e S4 fuqizon nje ekran qe ka me shume se 1 miljon pixela me teper dhe do te duhet qe keto telefona te testohen koke me koke per te pare kush bateri mban me shume.

Kamerat

Kamera e Galaxy S4

 

Galaxy S4 ka nje ngritje te pikselave te kameres e cila shkon nga 8-negapixel qe e kishte S3 ne 13-megapixel tek S4.  Gjate dites se lancimit samsungu vuri theksin tek  opsionet e software-it te kameras.
Ketu perfshihen Dual Camera e cila kombinon video ose imazhe nga kamera e perparme dhe e pasme ne te njejten kohe.
Drama Shot e cila shkrep disa imazhe njeheresh dhe i shkrin ate ne nje imazh i cili paraqet subjektin ne levizje/
Sound and Shot i cili regjistron klipe audio bashke me fotot qe ju shkrepni.

Konkluzioni

Me sa duket ku nuk eshte nje permirsim radikal i Galaxy S3. Eshte pak a shume si Versionet S te Iphone (iPhone 3GS,4S etj) Dizenjo e S4 nuk ndryshon shume nga versioni i perparem. Megjithate Galaxy S4 ka nje ekran me te madh, nje procesor me te shpejte dhe Ram me te madh, dhe jashtezakonishte shume software te reja.

Nese Sapo e keni blere Galaxy S3 besoj se nuk eshte e nevojshme qe te ndryshoni telefon dhe te blini S4, Nese jeni duke dnryshuar telefon dhe nuk dini cilin te blini Galaxy S4 do te jete nje nga telefonat me te mire ne treg dhe duhet pa tjeter ti hidhni nje sy.

Per me shume info shikoni videon e meposhtme:

 


Nqs nuk keni patur mundesine te shikoni prezantimin e Samsung Galaxy S4 ne New York mund ta shikoni tek video e meposhtme:
Aty jane te prezantuara te gjitha funksionet ne detaj te ketij Smartphone-i.

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.