Cfare ju vjen ndermend kur ju them park lojerash? Argetim, adrenaline, emocione jo vetem per femijet por edhe per te rriturit. Ne Shqiperi keto parqe jane te pakta dhe te varfera krahasuar me te tjere ne Bote. Kohet e fundit organizohen udhetime te vecanta vetem per Disneyland ne Paris, ku 7 dite jane pak per te shijuar te gjitha lojerat dhe argetimet.
Sipas nje klasifikimi keto jane 5 parqet e lojerave me te bukur, me spektakolar e me te vizituar ne bote:
1. Magic Kingdom ne Florida, USA
Eshte padyshim parku me i vizituar ne te gjithe boten me rreth 17.5 milione vizitore ne vit. Ky park eshte hapur qe ne tetor te vitit 1971 me nje arkitekture dedikuar personazheve te perrallave dhe Disney, e cila duket qe ne pamjen e keshtjelles se Hirushes. Ky park eshte i ndare ne 6 “zona” te vecanta qe te gjitha bashke zene nje hapesire prej 43.3 ha.
- Main street, USA, eshte si Hyrja per vizitoret ku mund te shetisesh e te shohesh arkitekturen e vecante apo te perfitosh nga dyqanet e suvenireve dhe te ushqimit. Nje atraksion i zakonshem ketu eshte xhiroja me tren ku tregohen Fantasyland, Frontierland, Keshtjella e Hirushes etj.
- Adventureland, qe duket sikur jeni ne xhungel te Afrikes, Azise apo Lindjes se Mesme.
- Frontierland, ku njihesh me Ameriken e vjeter perendimore, misteret e lumenjve dhe aventurat e kaubojsve.
- Liberty Square (sheshi i lirise), nje qytet kolonial i Amerikes Revulocionare
- Fantasyland, me nje stil perrallor dhe karnavalesh, me Peter Pan, Winnie The Pooh, Mickey etj. Pervec trenit nuk mungon as cirku me numra te ndryshem e interesante
- Tomorrowland, nje qytet intergalaktik, i konceptuar si e ardhmja, me UFO, robote dhe udhetime ne hapesire.