Festa e birres ne Mynih, 21 Shtator – 6 Tetor

Gjermania eshte lideri per prodhimin e birres dhe cdo vit organizohen festa te ndryshme gjate gjithe vitit ku artikulli kryesor natyrisht eshte birra. Por festa me e madhe qe terheq mijera vizitore nga e gjithe bota dhe qe zgjat 16 dite eshte “Oktoberfest” ne Mynih.

festa e birres

Si ka lindur festa e birres ne Mynih?

Kjo feste e ka origjinen qe ne vitet 1810, ku gjate muajit tetor per nder te nje martese mbreterore u organizuan edhe gara me kuaj. Gjate kesaj dite feste u konsumua shume birre dhe mesa duket kjo i pelqeu shume bavarezeve sa e perseritnin cdo vit. Keshtu u kthye ne nje feste tradicionale e cila mbahet ne fushen e Theresienwiese ose d’Wiesn me nje hapesire prej 42 ha dhe quhet Oktoberfest.

Tendat ku zhvillohet festa

Rreth 14 tenda te medha dhe 20 te vogla jane kudo ne fushen e Theresienwiese ku konsumohet birre dhe ushqime tradicionale. Te gjitha jane te pajisura me stola dhe tavolina druri, me kurora e flamuj te varur ne tavan dhe me grupe qe luajne muzike live. Tendat hapen ne oren 10 te mengjesit-10.30 te darkes dhe ne fundjave apo dite pushimi hapen ne 9 te mengjesit- 10.30 te darkes.

Read more