10 vendet per te vizituar ne Vjeshte

Asnjehere mos e nenvleresoni stinen e vjeshtes dhe bukurite e saj. Pushime nuk do  te thote vetem vere dhe plazh, por edhe stinet e tjera kane vlerat e tyre per te zbuluar.

Ne vjeshte ka nje eksplozion te vertete ngjyrash, te verdhe, portokalli, te kuqe e deri tek vishnje dhe lejla. Fenomeni foliage (renia e gjetheve) eshte dicka natyrale qe kthehet ne nje spektakel te vertete dhe terheq mijera vizitore. Per me shume gjate vjeshtes ka edhe festa te medha si Halloween, Festa e madhe e Balonave ne New Mexiko apo festa e birres ne Mynih. Mjaftojne nje pale atlete te rehatshme, nje xhakete dhe nje aparat fotografik per te shijuar keto 10 vende qe ju propozojme per te vizituar:

1.   Alto Douro, Portugali

alto douro

Ky rajon i Portugalise eshte i njohur per prodhimin e veres per me shume se 2000 vjet. Pikerisht Shtator-Tetor jane muajt me te pershtatshem per ta vizituar dhe per te pare nga afer kete jubile te vjeljes se rrushit dhe berjes se veres. Menyra me e mire per ta vizituar eshte me ture per 2-5 dite, duke kombinuar shetitjen me varka pergjate lumit Douro, ecje, xhiro me kale apo me biciklete. Mund te qendroni ne shtepiza te vogla prej guri, karakteristike te zones ku mund te shijoni dhe gatimet tradicionale ku spikat oktapodi me vaj ulliri dhe rizoto kremoz me domate te thata dhe fileto rose te eger. Ndersa embelsira tradicionale eshte nje kek i karamelizuar dhe me krem molle.

Read more10 vendet per te vizituar ne Vjeshte