Si te Instalosh WordPress

 

si te instalosh wordpress manualisht

Instalo WordPress manualisht ne faqen tende te Internetit duke perdorur Cpanel

Ne kete tutorial do te spjegojme hap pas hapi se si mund te instaloni wordpresin ne domainin tuaj te cilin do ta hostoni ne nje Host me pagese (ne kete rast eshte perdorur host i Namecheap).
Ka dy menyra per ta instaluar wordpresin ne domainin tuaj njera eshte ajo automatike nepermjet software-ve qe ofrojne Hostet si Fantastico, Softaculous etj te cilat e bejne shume te lehte instalimin e tij pasi database dhe user i database krijohen automatikisht, juve ju duhet te mbushni vetem disa rreshta dhe wordpresi instalohet me nje te klikuar te butonit.
Menyra e dyte eshte ajo manuale ku database i faqes krijohet manualisht dhe i gjithe procesi behet hap pas hapi. Kjo metode eshte mire te mesohet nga webmasterat e rinj pasi ju ndihmon te kuptoni se si funskionon worpdress dhe jua ben te lehte instalimin e tij ne rastet kur instalimi automatik nuk ofrohet nga hosti juaj gjithashtu dhe mirembajtjen e tij.

Le te fillojme hapat nje nga nje per te instaluar wordpress.

Hapi 1 – Nderrojme DNS (Domain Name Server)

Me ane te ketij hapi behet lidhja e domainit qe kemi blere dhe Hostit ku do te instalojme WordPress. Per te realizuar kete hap

Si te Nderroj DNS (Domain Name Server)

Shkojme tek faqja qe kemi regjistruar domainin psh Namecheap per te ndryshuar DNS. Shkojme Tek MyAccount dhe klikojme Manage Domains pastaj Change DNS.

Ne rastin tone domaini eshte blere tek Namecheap. Jua Sygjeroj dhe juve te perdorni kete kompani pasi ka nje panel shume te thjeshte ne perdorim dhe nuk te ngaterron me shitje te produkteve te ndryshme sic ben GoDaddy.

tek paneli namecheap klikojme Manage Domains

Ne kete rast une kam perdorur nje domain qe nuk eshte shume i rendesishem dhe do te perdoret vetem per demonstrimin e ketij shembulli. Domaini eshte backlinkbeast.co.
Pasi logohemi tek llogaria jone ne Namecheap Shkojme tek Butoni My Account dhe tek menuja qe na shfaqet klikojme Manage Domains per te menaxhuar domainin tone, shikojme qe na shfaqen te gjithe domainet qe kemi ne llogari me datat perkatese te regjistrimit dhe te skadences se tyre.

Klikojme mbi domainin Backlinkbeast.co ne rastin tuaj ju do klikoni tek domaini qe keni blere dhe ku doni te instaloni wordpress.

Klikojme Transfer DNS to Webhost

 

Pasi Klikojme mbi domainin na shfaqet butoni Transfer DNS to Webhost, klikojme mbi te ne menyre qe te vendosim DNS e Hostit tone tek ky Domain.

Vendosim DNS e hostit

Vendosim DNS e Hostit tone te cilat na jepen ne momentin kur blejme Hostin. Ne rastin tim ato jane:

dns1.namecheaphosting.com
dns2.namecheaphosting.com

Ju mund ti keni ndryshe nese Hostin e keni blere tek Hostgator ose tek Bluehost.

Hapi 2 – Shtojme Domainin Tek Hosti Jone

Ne fillim logohemi tek paneli i hostit ose Cpanel me te dhenat qe keni marre kur keni blere hostin. Perseri ne kte rast Une kam perdorur Hostin e Namecheap pasi kjo kompani pervec shitjes se domaineve ofron dhe Host per faqet tuaja.

Logohemi tek paneli i hostit

Pasi Logohemi tek Cpanel shkojme tek seksioni Domains dhe Shtypim Addon Domains per te shtuar domainin tek Paneli i Hostit tone. Ne kete menyre do krijohet nje folder ne serverin e hostit tone me emrin e domainit tone ne te cilin do te ngarkojme te gjitha filet e scriptit te wordpress.

Shtypim Addon Domains

Na shfaqet Dritarja per te shtuar domainin tone tek Hosti.

Vendosim Domainin dhe passwordin

Tek fusha New Domain Name vendosim domainin tone pa www perpara thjesht becklinkbeast.co.
Subdomain/FTP username do te plotesohet vete bashke me fushen e Document Root. Vendosim nje password te forte per llogarine e FTP duke perdorur Butonin e Password Generator ruajini te dhenat e FTP Username dhe Passwordin ne nje dokument tekst se mund tju duhen me vone nqs doni te lidheni me llogarine e FTP (file transfer protocol) te ketij domaini per te shtuar ose fshire file te ndryshme nga folderi i domainit tuaj. Ne rastin tone ne do te perdorim file managerin qe ofron Cpanel sepse eshte me i shpejte ne ngarkimin e fileve te wordpress.

Hapi 3 – Krijojme nje Database per WordPress-in

WordPress eshte nje script qe punon me ndihmen e nje Database. Do na duhet te krijojme nje database MySQL ne serverin ose Hostin qe sapo kemi blere. Databaza sherben per te ruajtur te gjitha te dhenat e wordpress (postimet, komentet, titujt e postimeve e gjithcka pervec fotove) qe do te publikojme ne internet. Shumica e kompanive qe ofrojne host bejne te mundur pajisjen me nje interface qe e bent e lehte per te krijuar nje database.
Per kete shkojme tek cpanel (control panel ) i hostit tone. Per te krijuar databazen shkojme tek seksioni Databases tek Cpanel dhe klikojme MySQL Database Wizard.

Klikojme MySQL Database Wizard

Vendosim nje emer per Databazen. Kini parasysh qe emri i plote i databazes perfshin emrin ne te majte te kutise se tekstit, keshtu qe emri i plote do te jete si me poshte:
hostijuaj_emrijuajidatabazes
Klikoni butonin next step kur te jeni gati.

Krijojme Database-in

Cdo database ka nevoje per nje perdorues ose user ne menyre qe te operohet nga skripti i wordpress. Prandaj tek hapi i dyte na duhet te krijojme nje te tille me formularin e meposhtem. Fusni nje username dhe nje password per databazen qe krijuat me pare dhe kliko tek butoni Create User. Nese doni qe password-i te jete i pathyeshem mund te perdorni Password Generator si ne figure i cili krijon nje password te rastesishem dhe te sigurte. Sigurohuni qe te ruani username dhe passwordin ne nje file text sepse ato do ju duhen me vone kur te instaloni WordPress-in. Pra ne fund pasi te keni ngarkuar wordpress do ju duhet:

  • emri i database
  • emri i userit
  • passwordi i userit

ruajini keto te dhena kur t’i krijoni ne nje file text.

 

Krijojme user-in per database

 

Pasi Vendosni emrin e userit dhe shtypni create user, ju shfaqet nje tabele e cila percakton privilegjet qe ka ky user ne kete database, ne rastin tone do te zgjedhim ALL PRIVILEGES dhe shtypni next step.
Klikojme tek all privileges

Tani shikojme qe useri gcucha_BaLInkB89 u krijua dhe u shtua ne database-in gcucha_BackLinBs9. Arsyeja qe kam vendosur emra te veshtire eshte per arsye sigure prandaj kam perdorur karaktere te medha te vogla dhe numra. Shtypni linkun Return Home si me poshte qe te ktheheni tek faqja kryesore e Cpanel.

Shtypim return home

 

 

Hapi 4 – Shkarkoni WordPress-in dhe ngarkojeni tek hosti.

Tani jeni gati per te shkarkuar wordpress dhe ta instaloni tek faqja juaj e internetit. Shkoni tek Faqja e WordPress.org dhe shkarkoni file-n zip qe permban versionin e fundit te wordpress.
Kini parasysh qe wordpress eshte dhe i perkthyer ne shqip dhe mund te shkarkoni dhe versionin ne shqip nese nuk jeni komod me gjuhen angleze.
Shkoni tek linku i meposhtem per te marre variantin shqip te wordpress
http://sq.wordpress.org/

Ruajeni arkivin e wordpress ne nje folder ne desktop per me kollaj.

Shkojme tek Cpanel dhe tek seksioni Files klikojme tek File Manager, pasi na shfaqet tabela zgjedhim direktorine e domainit tone backlinkbeast.co te treguar me shigjete me poshte dhe shtypim butonin go.

Shkojme tek file manager

 

Pasi hyjme tek folderi shohim qe folderi eshte bosh dhe ka vetem nje folder te krijuar nga serveri te quajtur cgi-bin, tek folderi i domainit tone do te ngarkojme scriptin e wordpress dhe shtypim butonin upload te treguar me shigjete.

Hyjme tek folderi domainit tone

Pasi shtypim butonin upload me siper na  shfaqet nje Tab tjeter dhe aty shtypim butonin Chose File per te zgjedhur scriptin e wordpress i cili eshte ne nje arkiv zip.

 

Shtypim chose file per te ngarkuar wordpress

Pasi Shtypim butonin chose file na hapet nje dritare ne te cilen do te gjejme vendin ku shkarkuam me pare arkivin e wordpress dhe shtypim me double click per te filluar ngarkimin ne serverin tone.

Zgjedhim arkivin e wordpress qe shkarkuam

Pasi Arkivi ngarkohet shikojme qe ne folderin e domainit tone nuk ka asgje, duhet te shtypim butonin reload qe te na shfaqet arkivi. Me pas e selektojme kete arkiv (wordpress-3.5.1.zip) dhe shtypim butonin extract si ne figuren me poshte. Pasi Shtypim butonin extract na shfaqet nje dritare qe na pyet ku duam ta nxjerrim nga arkivi wordpress-in, ne rastin tone zgjedhim /public_html/backlinkbeast.co dhe shtypim butonin Extract File(s).

Shtyp reload dhe extract

Shikojme qe arkivi u shperthye (u be extract) por ne na nevojitet qe ai te jete direkt ne direktorine e domainit jo ne folderin wordpress sic na ka dale. Per kete hapim folderin wordpress ne menyre qe te levizim filet brenda tij.

 

Shfaqet folderi wordpress

Pasi kemi hapur folderin e wordpress shtypim butonin Select All ne menyre qe ti perzgjedhim te gjitha filet brenda tij dhe me pas shtypim butonin Move File majtas lart dritares me pas tek dritarja qe shfaqet percaktojme direktorine ku duam ti levizim filet ne kete rast na duhet te fshijme fjalen wordpress qe del automatikisht tek url e direktorise dhe duhet te leme direktorine si me poshte.

/public_html/backlinkbeast.co/

kjo direktori eshte relative se per domainin tuaj do te ishte

/public_html/domaini_juaj/

me pas shtypim butonin Move file(s)

hapim folderin dhe zgjedhim te gjitha filet pastaj i levizim

 

Shikojme qe folderi na nglet bosh sepse te gjitha filet u levizen, Shtypim butonin Up One Level Per te kaluar tek folderi me siper.(shiko figuren poshte)
Shtypim up one level per te vajtur nje folder me siper

Shikojme qe ne Folderin e domainit tone na ngelet nje folder bosh ku ishin filet e worpress. E selektojme Folderin WordPress dhe shtypim butonin Delete.  Kini kujdes kur fshini file ose kur i levizini ato pasi mund te prishni gjithcka, sigurohuni mire para se te beni veprimin perfundimtar.

Fshijme folderin wordpress

 

Hapi 5 – Vendosim te dhenat tek scripti i WordPress dhe bejme instalimin e tij

Tani mund te shkojme ne browserin tone Google Chrome dhe shtypni url e domainit tone, ne rastin tim backlinkbeast.co, shikojme qe na shfaqet nje dritare qe na kerkon krijimin e file te konfigurimit te wordpress. Klikoni mbi butonin Create a Configuration File.

Krijojme file e konfigurimit te wordpress

Qe wordpress te instalohet kerkon te dhenat e database dhe userit qe krijuam me pare dhe qe i ruajtem ne nje file text. SHtypni butonin Let’s go!

 

Shtypim Lets go per te instaluar wordpress

Vendosim te dhenat:

1. Emri i Database qe krijuam me pare
2. Username qe krijuam
3. Passwordi i usert qe krijuam me pare
4. hosti i database do lihet pa ndryshuar localhost se keshtu eshte ne shumicen e rasteve.
5. Prefiksi i tabelave do ndryshohet per arsye sigurie nga wp_ ne nje prefiks tjeter me shkronja te medha dhe te vogla numra dhe.Nuk eshte e nevojshme qe ta mbani mend kete prefiks. 

Shtypim butonin Submit.

 

Fusim te dhenat e database

 

Pasi WordPress verifikon qe te dhenat e futura me siper jane te sakta dhe arrin te komunikoje me database na jep te drejten qe te vazhdojme instalimin duke shtypur butonin
Run the Install.
Shtypim run the install

Pasi behet instalimi WordPress na kerkon disa te dhena shtese:

  1. Titulli i Faqes, psh ne rast se ju keni nje faqe me materiale elektrike mund te shkruani Materiale Elektrike dhe Emrin e firmes tuaj.
  2. Vendosim username me te cilen do te logohemi ne faqe kujdes ky eshte i ndryshem nga username i database, krijoni nje username te veshtire me shkronja te medha dhe te vogla dhe me numra per arsye sigurie.
  3. Tek pika 3 vendosim nje password te veshtire ne menyre qe faqja mos behet hack. Vendoseni 2 here kete password dhe shikoni qe tek fusha jeshile te dale fjala strong qe do te thote qe passwordi eshte i forte sa duhet.
  4. Vendosim nje email qe e perdorni shpesh sepse ky do ju duhet per tu lajmeruar ne rast komentesh ose mirembajtje.
  5. Eshte shume e rendesishme qe te klikoni kete opsion ne menyre qe faqja te indeksohet nga google dhe ju te merrni trafik prej ketij motorri kerkimi.
  6. Shtypni butonin Install WordPress.

Fusim te dhenat e faqes

Shikojme qe wordpress instalohet dhe do na duhet te vendosim username dhe password qe dhame me siper ne menyre qe te futemi tek paneli i kontrollit te wordpress.

Logohemi ne faqen tone

Pasi fusni te dhenat klikoni Log In.
Vendosim username dhe password

Tani mund te shtojme postime dhe informacione te reja tek faqja jone duke klikuar tek kategoria Posts dhe tek butoni Add New.

Fillojme postimet tek add new

Shikojme qe wordpress u instalua.Faqja e instaluar e wordpress

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.