5 Parqet e lojerave me te bukur ne bote

Cfare ju vjen ndermend kur ju them park lojerash? Argetim, adrenaline, emocione jo vetem per femijet por edhe per te rriturit. Ne Shqiperi keto parqe jane te pakta dhe te varfera krahasuar me te tjere ne Bote. Kohet e fundit organizohen udhetime te vecanta vetem per Disneyland ne Paris, ku 7 dite jane pak per te shijuar te gjitha lojerat dhe argetimet.

Sipas nje klasifikimi keto jane 5 parqet e lojerave me te bukur, me spektakolar e me te vizituar ne bote:

1.   Magic Kingdom ne Florida, USA

Eshte padyshim parku me i vizituar ne te gjithe boten me rreth 17.5 milione vizitore ne vit. Ky park eshte hapur qe ne tetor te vitit 1971 me nje arkitekture dedikuar personazheve te perrallave dhe Disney, e cila duket qe ne pamjen e keshtjelles se Hirushes. Ky park eshte i ndare ne 6 “zona” te vecanta qe te gjitha bashke zene nje hapesire prej 43.3 ha.

Magic Kingdom

  • Main street, USA, eshte si Hyrja per vizitoret ku mund te shetisesh e te shohesh arkitekturen e vecante apo te perfitosh nga dyqanet e suvenireve dhe te ushqimit. Nje atraksion i zakonshem ketu eshte xhiroja me tren ku tregohen Fantasyland, Frontierland, Keshtjella e Hirushes etj.
  • Adventureland, qe duket sikur jeni ne xhungel te Afrikes, Azise apo Lindjes se Mesme.
  • Frontierland, ku njihesh me Ameriken e vjeter perendimore, misteret e lumenjve dhe aventurat e kaubojsve.
  • Liberty Square (sheshi i lirise), nje qytet kolonial i Amerikes Revulocionare
  • Fantasyland, me nje stil perrallor dhe karnavalesh, me Peter Pan, Winnie The Pooh, Mickey etj. Pervec trenit nuk mungon as cirku me numra te ndryshem e interesante
  • Tomorrowland, nje qytet intergalaktik, i konceptuar si e ardhmja, me UFO, robote dhe udhetime ne hapesire.

2.   Disneyland, Paris

Disneyland Paris

Nje super resort ne Marne-la-Valle 32km larg qendres se Parisit, eshte parku i lojerave me i vizituar ne Evrope. Me nje siperfaqe prej 19km2, ku gjen 2 parqe lojerash, 13 hotele, dyqane, bare e restorante. 2 parqet jane Disneyland Park i hapur ne 1992 i ngjashem me Magic Kingdom ne Florida dhe Walt Disney Studios Park i hapur ne 2002 ku fokusohen ne showbiz, filma dhe prapa skena.

Ketu ka edhe nje fushe golfi, ku jo vetem mund te luani por mund te beni edhe kurs golfi. Atraksionet jane nga me te ndryshmet, te ndara ne zona te vecanta, si Pirati i Karaibeve, nje Bote e Vogel, Misioni 2 etj ku aventurat neper shpella, ujera, lartesi ju rrisin adrenalinen dhe ju bejne te perjetoni emocione te forta.

3.   Tokio Disney Sea

Tokio Disney Sea

Parku i lojerave ne Tokio, Japoni eshte ndertuar ne 2001, me nje investim gjigand qe e ka bere nje nga parqet me te bukur te botes. Ky park me nje siperfaqe prej 71 ha dhe Parku Tokio Disneyland jane te vetmit qe nuk zoterohen nga kompania Walt Disney. Ky park i eshte dedikuar shpirtit te aventures, imagjinates dhe kuriozitetit qe ndodhet tek secili prej jush.Ky park eshte konceptuar ne formen e porteve, ku fillon me Portin Mesdhetar me nje arkitekture si qyteti i Venecias, Itali me ura dhe gondola karakteristike, i cili zgjerohet ne 6 porte te tjera:

  • Porti Amerikan, me stil te qytetit te New York, New England, me nje tren ne lartesi i cili kalon e ne “Qytetin e Terrorit”
  • Delta e lumit te humbur, me nje stil te piramidave dhe tempujve antike te xhungles te Amerikes qendrore, ku smund te humbisni aventuren e Indiana Jones
  • Porti i zbulimit, ose marina e se ardhmes, ku mund te provoni disa udhetime eksperimentale ku te drejtoni vete midis shkembinjve e ujevarave.
  • Laguna e sirenave, ku vizitoret mund te behen pjese e botes nenujore te Ariel dhe miqve te saj
  • Bregdeti arab, ku perfshihesh ne boten  e Aladinit dhe 1001 neteve
  • Ishulli misterioz, me nje vullkan ne qender ku mund te eksploroni thellesite e oqeanit ose te udhetoni ne qender te tokes.

Edhe pse i pershtashem per cdo moshe, ky park me shume eshte dizenjuar per te rriturit, me lojera me te frikshme, me te rrezikshme, ushqim te perzgjedhur ne restorante dhe pije alkolike.

4.   Europa Park, Rust, Gjermani

Europa Park Rust

Parku me i madh ne Gjermani dhe i dyti me i famshem pas Disneyland Paris me nje siperfaqe 85 ha ku mund te prese 50.000 vizitore ne dite. Atraksione te ndryshme per cdo moshe, si per shembull Poseidon, toka greke ku gjeni nje kombinim te shpejtesise se rollercoaster dhe momenteve ne uje, apo tematikat e ndryshme si Halloween. Me shume se 100 show dhe aktivitete, ku perfshihen 11 “rollercoaster” nga me te thjeshtet tek me ekstremet, Pegasus, ne pjesen Ruse me Euro-Mir, ne pjesen Franceze me Silver-Star etj.

Gjate vitit organizohen evenimente te ndryshme si, Festa e Veres, netet e Horrorit ne Tetor kur eshte dhe festa e Halloween dhe ne fund te cdo sezoni organizohet nje feste e vertete me muzike e fishekzjarre. Gjate stines se veres parku hapet ne 9.00 te mengjesit deri ne 6.00 te mbasdites. Ky park ka filluar te prese vizitore edhe ne dimer qe ne vitin 2001, dhe sot ai rri gjate gjithe vitit hapur megjithese gjate dimrit disa lojera nuk funksionojne per shkak te motit.

Europa Park eshte e ndare ne 17 zona te ndryshme:

  • Toka e aventurave
  • Pylli i magjepsur
  • Bota e femijeve ose Toka Viking
  • Gjermania
  • Rusia
  • Italia
  • Franca
  • Skandinavia
  • Portugalia
  • Spanja
  • Hollanda
  • Zvicra
  • Greqia
  • Anglia
  • Austria
  • Islanda
  • Europa Park resort ku ka hotele dhe kamping per vizitoret

5.   Ferrari World, Abu Dhabi, Dubai

Ferrari World Abu Dhabi

Ky park i inaguruar ne 2010 ndoshet ne Abu Dhabi por eshte projektuar dhe dedikuar Italise ose me sakte Rosse di Maranello, qendra e Ferrarit. Rreth 20 atraksione qe mund te provoni ku nuk mungojne “rollercoaster” qe arrijne nje shpejtesi deri 240km/ore dhe mundesia per te qene pilot i nje makine te vertete te Formula Uno.

Keto jane pistat dhe atraksionet ne hapesiren prej 86km2:

  • Italia e bukur, me rruge e pamje te Italise
  • Tyre Twist, version i pistes tradicionale te Ferrarit ne forme filxhani
  • Kinemaja Maranello, teater ku shfaqen film ate viteve 1920
  • Drejtim makine me Kampionet, nje show 3-D
  • Sfida Fiorano GT
  • Formula Rossa, me nje shpejtesi 240km/ore
  • Galleria Ferrari
  • G-Force, ku leshohen makinat nga nje kulle 62m e larte
  • Junior Grand Prix, e konceptuar per femijet
  • Junior GT, shkolle trajnimi per femijet
  • Made in Maranello, nje tur virtual per tu njohur me nga afer me ndermarrjen Maranello
  • RED, nje show 25 minutesh ku behet levizje plot pasion, spektakolare shpejtesie, kercimi dhe koreografike.
  • Magjia e shpejtesise, nje udhetim fantazios 4-D

E jo vetem pista gare e makina te shpejta por gjithashtu edhe bare, restorante, dyqane suveniresh Ferrari per nje eksperience per tu mbajtur mend.

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.