Ne te gjithe kemi opinionin tone per milioneret dhe per te pasurit. Do te donim te sfidonim disa nga opinionet tuaja dhe tju tregonim disa gjera qe ndoshta nuk i dini rreth milionereve. Nuk behet fjale per fatin, jetesen luksoze apo lakmine. Behet fjale per te zhvilluar nje mendesi qe ju diferencon nga pjesa tjeter e njerezve.
1. Milioneret jane njerez shume punetore.
Sipas nje anketimi nga Spectrem, 94 % e milionereve thane qe puna ishte faktori numer nje per suksesin e tyre. Domethene ata kane punuar shume per te ngritur bizneset e tyre nga hici si: Sam Walton dhe Walmart, apo per krijimin e ideve te reja cdo dite si Steve Jobs dhe Apple.
Si ta vini ne veprim kete: Punoni shume nese doni te beheni milionere. Ju duhet ta pranoni dhe te jeni te gatshem te pervishni menget.
2. Shumica e milionereve jane bere vet te tille.
Ne ditet e sotme numri i milionereve qe e kane te trasheguar pasurine e tyre eshte rreth 18% dhe eshte nje shifer gjithnje ne renie. Shumica e milionereve kane filluar me shume pak dhe disa prej tyre kane lindur ne varferi ekstreme. Disa emra nder me te famshmit dhe me impresionuesit jane Carl Icahn, Larry Page dhe Jeff Bezos.
Si ta vini ne veprim kete: Mos e perdorni trashegimine e dikujt tjeter si justifikim per ate cka ju nuk mund ta beni vet. Shumica e milionereve i kane bere parate e tyre vet, kjo do te thote qe edhe ju mund te beni te njejten gje nese e ndani mendjen.
3. Milioneret duan qe ti te behesh milioner.
Milioneret e kuptojne qe ka mjaftueshem pasuri qe edhe ti te behesh i pasur dhe kjo i ndihmon ata ne menyra te ndryshme. Me shume milionere do te thote me shume biznese dhe nderrmarrje qe ndihmojne te gjithe. Robert Kiyosaki dhe Donald Trump madje kane shkruar edhe nje liber te titulluar “Pse duam qe ti te behesh i pasur”. Eshte e e vertete nuk eshte lufte, eshte me shume nje sistem miqsh. Sa me shume miq aq me mire.
Si ta vini ne veprim kete: Behuni milioner. E dime qe eshte me thjeshte te thuhet sesa te behet por kjo liste eshte nje pike fillimi shume e mire per tju futur ne rrugen e duhur. Vazhdoni te lexoni…
4. Milioneret nuk jane me te miret ne te gjitha fushat.
Eshte e zakonshme per milioneret te jene mjeshtra ne nje apo ne pak gjera njekohesisht, por jo ne shume gjera. Ata gjejne ne cilen fushe jane me te miret dhe cfare i pelqen te bejne dhe me pas ia dedikojne jeten asaj gjeje.
Si ta vini ne veprim kete: Boll u perpoqet te jeni mjeshter ne cdo gje. Gjeni ate qe ben per ju dhe dedikojini gjithcka asaj. Behuni mjeshter vetem i saj.
5. Milioneret kane disa burime te ardhurash.
Nuk behet fjale vetem per te krijuar diversitet por per te fituar me shume te ardhura nga disa burime. Warren Buffett zoteron me shume se nje biznes, ashtu si Jeff Bezos ka me shume se nje kompani. Milioneret e kuptojne specialitetin e tyre dhe zhvillojne degezime te tij. Pothuajse gjithnje duhet te keni disa burime te ardhurash qe te beheni te pasur.
Si ta vini ne veprim kete: Filloni zhvillimin e burimeve tuaja qe tani. Ato mund te fillojne si te vogla, por nuk ka arsye pse te qendrojne gjithnje te vogla. Provoni biznese dhe investime te ndryshme, vetem jini te sigurte per ate qe po beni.
6. Milioneret e vleresojne shkollimin.
Me historite e nderprerjes se shkolles nga Mark Zuckerberg (krijuesi i facebook) dhe Matt Mullenweg (krijuesi i wordpress), eshte e lehte te diskretitohet edukimi, por duke konsideruar qe milioneret kane minimumi nje diplome bachelor, rastet e siperpermendura mund te klasifikohen lehtesisht si perjashtime. 3 deget me te sukseshme per tu bere milionere jane: inxhinjeria, biznesi dhe ekonomiku. Ndersa persa i perket super te pasurve, ekonomiku duket se eshte qershia mbi torte. Gjithashtu mbani mend qe edhe ata qe e kane lene pergjysem universitetin kane perdorur dije te marra ne te per te filluar bizneset e tyre.
Si ta vini ne veprim kete: Shkollohuni. Nese vendosni ta lini shkollen dhe te beheni milionere, ashtu qofte, por duke filluar me nje shkollim te mire ju rrisni shanset per te fituar me teper para.
7. Shumica e milionereve nuk ndihen te pasur
Zakonisht kur je milioner ka me mijera njerez te tjere me te pasur se ty, prandaj shpesh milioneret nuk e shikojne veten e tyre si “te pasur”. Ne te gjithe e perkufizojme suksesin ne jete me dicka me te mire se ajo qe kemi aktualisht dhe milioneret nuk bene perjashtim nga ky rregull. Ashtu si ju mendoni qe do te beheni me te lumtur me ngritjen ne detyre qe do te arrini apo me makinen e re qe do blini, milioneret zakonisht e konsiderojne veten te pasur kur te arrijne milionin e rradhes apo edhe bilionin.
Si ta vini ne veprim kete: Te gjithe mund te marrim nje mesim te mire nga kjo. Jini te lumtur me ate qe keni aktualisht. Ju po permiresoheni, po pasuroheni dhe po beheni me te zgjuar por kjo nuk do te thote qe duhet te arrini nivelin tjeter qe ti shijoni te gjitha keto. Shijojeni jeten tani, pikerisht aty ku ndodheni.
8. Milioneret nuk duken si te pasur.
Ju me siguri shihni perdite njerez me makina te shtrenjta qe jetojne ne vila private por me siguri ata jane ne borxhe deri ne fyt. Ata mund te jene edhe te falimentuar nese shikohen te ardhurat qe kane dhe shpenzimet qe bejne. Shumica e milionereve jetojne ne shtepi te thjeshta dhe kane makina disa vjecare. Ata jane me te fokusuar ne te berit para se sa ne te pasurit te gjerave.
Si ta vini ne veprim kete: Asnjehere mos u perqendroni se cfare mendojne te tjeret. Llogarisni te ardhurat tuaja dhe investojini me zgjuaresi. Kjo eshte rruga drejt pasurise. Shtepi te medha dhe makina luksoze jane rruga drejt borxheve te medha. Mesimi qe duhet te merrni eshte te shpenzoni me pak nga ato qe fitoni.
9. Milioneret e dine qe nuk mund te bejne gjithcka vete.
Ata mund te jene bere milionere po kjo sdo te thote qe e bene te gjithe pasurine te vetem. Milioneret e kuptojne vleren e te berit miq, lidhje dhe te kerkuarit ndihme nga ekspertet kur eshte e nevojshme. Shumica e milionereve pranojne qe kane pasur nje mesues gjate rruges se tyre edhe qe ai mesues ka luajtur nje rol shume te rendesishem ne suksesin e tyre.
Si ta vini ne veprim kete: Nese doni te beni dicka te madhe do ju duhet ndihme. Te beheni milionere nuk eshte ndryshe. Eshte e rendesishme te kerkoni ndihmen dhe keshillen e njerezve te duhur.
10. Milioneret pelqejne te bejne shoping…ndryshe.
Nese zhvilloni vesin e te blerit te rrobave te reja, makinave te reja dhe gjerave te tjera ne perditshmerine tuaj, po zhvilloni nje ves qe do ju lere pa asnje grosh. Milionereve u pelqen te bejne shoping ndryshe. Ata kerkojne per bizneze te mira, per aksione te mira dhe jo per motorra apo tv te medhenj. Ata e dine ndryshimin midis aseteve dhe detyrimeve prandaj fokusohen me shume te e para se tek e dyta.
Si ta vini ne veprim kete: Ndajeni mendjen te blini asete. Nje nga ndryshimet me te rendesishme midis te pasurve dhe te varferve eshte qe te pasurit blejne asete, te varferit blejne detyrime. Beni pazare si nje i pasur.