10 Makinat me te shtrenjta qe jane shitur ndonjehere ne nje ankand

Makinat e rralla dhe egzotike jane gjithmone ne mode. Njerzit paguajne shuma marramendese per te pasur me te miren e me te mirave. Ndonjehere njerzit paguajne miliona dollare per te marre makina qe jane vepra arti. Mendohet qe makina qe eshte shitur me shtrenjte ne te gjitha koherat eshte shitur per vlere e 52,000,000 $. Megjithate kjo shitje nuk mund te konfirmohet sepse eshte bere ne menyre private. E vetmja menyre per te konfirmuar shitjen e nje makine eshte nese shitja behet ne ankand.
Ka disa shtepi ankandesh te specializuara ne shitjen e makinave te rralla dhe te cmuara. Ato shpesh organizojne evente ekskluzive per te bere shitje te tilla. Nese portofoli juaj nuk eshte i rende mjaftueshem ka shume mundesi qe nuk do ju lejonin as ti shihnit ato vogelushe.
Me poshte do te lexoni per 10 makinat te shitura me shtrenjte ne ankand sepse kjo eshte e vetmja menyre per te pasur te dhena te regjistruara. Gjithashtu lista eshte bere ne baze te shitjes ne dollare ne momentin e shit blerjes pa marre ne konsiderate ndryshimin e inflacionit. Ne rast te tille lista do te ishte shume e ndryshme. Ne fakt nje makine amerikane do te ishte ne liste. Ne 1988, nje Duesenberg Model J e 1931 u shit per me teper se $10,000,000. Duke marre parasysh inflacionin kjo makine do ishte nder tre makinat me te shtrenjta.

10. Mercedes Benz 540K Special Roadster i 1936: 11,770,000$

1936-Mercedes-Benz-540K-Special

Pikerisht ky model 540K Special Roadster i 1936 mund te jete makina me fine qe ka bere ndonjehere Mercedezi. Makina qe u shit ne ankandin Goodings & Company kishte dy pronare te meparshem duke perfshire Baroneshen Gisela Von Krieger te Prusise. Vetem 32 modele te tilla jane prodhuar gjithsej. Keto makina ishin prodhuar me porosi per disa politikane shume te rendesishem. Shumica e tyre perfunduan ne duart e oficereve te larte nazist. Ne fakt Adolf Hitler filloi ti shperndante ato si dhurata. Goodings & Company e filloi ankandin e Von Krieger’s 540K me vleren 8,000,000$ dhe shume shpejt ajo arriti vleren me te cilen u shit prej 11,770,000$.

9. Ferrari 250 Testa Rossa e 1957: 12,402,500$

1957-Ferrari-250-Testa-Rossa

Kjo makine Ferrari 250 Testa Rossa e vitit 1957 u shit tek ankandi i Ferrarit Leggenda e Passione per $12,402,500. Ferrari Leggenda e Passione eshte nje event ne te cilin marrin pjese disa nga pronaret e ferrari-eve me te rralla dhe me te kerkuara neper bote. Pikerisht kjo Testa rossa eshte e katerta e llojit te vet dhe eshte nje nga 22 Testa rossa-t qe u prodhuan ndonjehere. Testa Rossa 250 shpesh eshte krahasuar me GTO250, nje tjeter Ferrari e rralle. Shpesh koleksionuesit e ferrarit diskutojne rreth asaj se cila eshte me e preferuar, megjithate zakonisht bien dakort qe Testa rossa shume me e rralle se GTO250 eshte edhe me e lehte per tu ngare se ajo.

8. Ferrari 375MM Berlinetta Competizione e 1953: 12,812,800$

1953-Ferrari-375MM-Berlinetta-Competizione

Ferrari 375MM Berlinetta Competizione e vitit 1953 eshte nje nga shume Ferrari-t qe ka pasur sukses tek gara 24 oreshe e La Mans. Kjo 375 MM eshte nje nga tre makinat qe u futen ne gare. Eshte e vetmja makine garash qe eshte ngare nga 3 kampione garash te ndryshem. Kjo histori e pasur e 375MM e lejoi ate te shitej per cmimin e majme prej 12,812,800$ nga Ankandi RM.

7. Ferrari 250 LM e 1963: 14,300,000$

1963-Ferrari-250-LM

Ju tashme keni filluar ta kuptoni trendin. Nje numer i konsiderueshem i makinave te shtrenjta ne bote jane krijuar nga prodhues makinash italiane tek Ferrari. Kjo LM 250 e 1963 u shit nga ankandi RM per 14,300,000$. Ankandi filloi me 12,000,000$. Shuma perfundimtare e shitjes i kaloi pritshmerite e RM. Kjo ka qene vlera me e madhe e paguar ndonjehere per nje Ferrari LM. LM do te thote LeMans. Ishte Ferrari e fundit qe ka fituar garen nga 32 qe jane prodhuar gjithsej.

6. Bugatti Royale Kellner Coupe e 1931: 14,900,000$

1931-Bugatti-Royale-Kellner-Coupe

Kjo Bugatti Royale Kellner Coupe e 1931 u shit ne ankandin Christie te Londres per 14,900,000$. Jane prodhuar vetem 6 Royales. Ettore Bugatti kishte planifikuar te prodhonte me teper te tilla por kriza ekonomike e atyre viteve e reduktoi tregun e shitjes. Makina shume e gjate ishte aq e shtrenjte ne vitin 1930 sa edhe familja mbreterore duhet ta mendonte mire perpara se te blinte nje te tille. Pjesa me mahnitese e Royale ishte motori 12.7 litersh. Keto lloj motorresh fillimisht jane perdorur neper avione. Pavarsisht qe te gjitha Royal-et jane te rralla, modeli i mesiperm eshte me i rralli sepse ka qene pjese e koleksionit personal te Ettore Bugatti-t.

5. Ferrari Testa Rossa Prototype e 1957: 16,390,000$

1957-Ferrari-Testa-Rossa-Prototype

Ferrari Testa Rossa eshte pershkruar edhe pak me siper. Megjithate makina e mesiperme eshte e para nga 34 modelet qe jane prodhuar ndonjehere. Prototipi i 1957 u shit per 16,390,000$ nga Goodings & Company ne nje ankand te vitit 2011. Ne ate kohe kjo ishte shuma me e madhe e paguar ndonjehere per nje makine ne nje ankand publik. Kjo makine u shkaterrua ne garen e Le Mans ne 1958. Ajo u rindertua plotesisht dhe te gjitha pjeset kane numrat perkates.

4.Ferrari 250 GTO e 1963: 19,400,000$

1963-Ferrari-250-GTO

Ferrari DTO 250 e vitit 1963 besohet te jete makina me e shtrenjte ne bote. Dikush ka deklaruar se ka blere nje te tille per 52,000,000$ ne nje marreveshje private. Meqenese ka qene nje marreveshje private nuk ka asnje prove qe kjo shitje ka ndodhur vertete. Ajo qe dihet eshte se GTO 250 u shit nga ankandi RM per 19,400,000$. Keto makina jane shume te rralla, jane prodhuar vetem 36 prej tyre. Te 36-ta jane akoma egzistente. Ato shfaqen shume rralle ne ankande publike. Shumica e tregetive te GTO behen privatisht dhe rrallehere shumat behen publike. Bleresi i makines se mesiperme ishte prezantuesi i radios Chris Evans. Evans-it ju desh te shiste 3 nga ferrarit e rralla qe kishte ne menyre qe te blinte kete makine.

3. Ferrari 275 GTB-4 NART Spyder e 1967: 27,500,000$

1967-Ferrari-275-GTB-4-NART-Spyder

NART do te thote North American Racing Team(skuadra e garave te amerikes se veriut). Kjo Ferrari 275 GTB-4 NART Spyder e 1967 eshte nje nga 10 makinat e prodhuara ndonjehere. Ky model ka pasur vetem nje pronar Eddie Smith. Smith ka marre oferta nga Steve McQueen dhe Ralph Lauren. Me ne fund ne 2013 ajo u shit me vleren e 27,500,000$. Pronari i ri eshte Lawrence Stroll nje nga filluesit e kompanise Tommy Hilfiger.

2. Mercedes Benz W196R Silver Arrow e 1954: 29,601,500$

1954-Mercedes-Benz-W196R-Silver-Arrow

Mercedes Benz W196R e 1954 eshte njaemakine garash ikone. Ajo ka 9 nga 12 fitoret e Grand Prix me emrin “The Silver Arrow” ( shigjeta e argjendte). Mercedes Benz prodhoi vetem 14 nga keto makina, nder te cilat vetem 10 egzistojne akoma. 3 prej tyre jane neper muze dhe 6 jane te vendosura ne zyrat e Benz-it ne Gjermani. Kjo do te thote qe Shigjeta e Argjendte eshte e vetmja ne duarte e nje personi privat. Pikerisht kjo makine mori pjese ne garat e Le Mans dhe eshte ngare nga piloti Juan Manuel Fangio. Fangio eshte nja nga pilotet me te dekoruar. dhe te respektuar te te gjitha koherave. Kjo makine u shit ne 2013 nga nje shtepi ankandesh Britanike Bonhams per 29,601,500$.

1.Bugatti Type 57SC Atlantic e 1936: 43,700,000$

1936-Bugatti-Type-57SC-Atlantic

Bugatti Type 57C Atlantic eshte prodhuar vetem nga viti 1936 deri ne 1940. Ai kishte nje disenjo komplet te re te krijuar nga djali i Ettore Bugatti-t, Jean. Edhe pse jane prodhuar 710 makina te tipit 57Cs vetem 4 prej tyre ishin tipi 57SCs. Sot egzistojne vetem 2 prej tyre. Nje model i 1932 eshte ne pronesi te Ralph Lauren dhe ky model i 1936. Ky model Atlantic i 1936 eshte ne pronesi te Dr.Peter Williamson, nje koleksionist i makinave te rralla Bugatti. Kjo makine u shit ne nje ankand shume ekskluziv nga Gooding & Company per nje cmim record prej 43,700,000$.

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.