Fjalor Anglisht Shqip Online
Twitter
Facebook

Si te hap nje llogari PayPal ne Shqiperi

paypal thumb Si te hap nje llogari PayPal ne Shqiperi

Me ne fund PayPal sherbimi aq i shumepritur i pagesave online hapet dhe per Shqiperine. Paypal me pare funksiononte per shqiperine por ishte i kufizuar vetem ne dergimin e parave ose blerjeve online, kurse tashme ai vjen edhe me funksionin e shitjes online dhe te marrjes se parave. Pra Shiqptaret tashme kane nje menyre shume te sigurte dhe te shpejte per dergimin e parave ne te gjithe boten dhe me komisione relativisht te ulta.

C’fare eshte PayPal?
Paypal eshte nje llogari online qe lidhet me karten tuaj te kreditit, karten e debitit ose me llogarine tuaj bankare dhe ben te mundur blerjen ose marrjen e parave ne menyre shume te sigurte pa kerkuar ekspozimin e te dhenave te kartes tuaj (numrit te kartes, emrin mbiemrin, etj).
Per ta sqaruar me thjeshte Paypal eshte si nje mini llogari bankare ne internet tek e cila ju ngarkoni sa para te doni dhe mund te beni pagesa, transferim parash nga llogaria juaj tek ajo e nje miku tuaj gjithashtu ju mund te merrni para duke shitur produkte ne internet ose para qe ja u dergojne miqte tuaj. Nuk eshte e domosdoshme qe ju te ngarkoni para ne llogarine tuaj paypal, ate mund ta lini dhe bosh dhe ne momentin qe ju beni nje pagese, paypal i terheq parate automatikisht nga karta juaj. Paypal nuk ka komisione per pagesat qe ju beni. Paypal i mban komisione vetem atij qe merr parate psh dyqanit online ku ju blini produktin. Komisionet varjojne nga 2.9% + 0.3$ per transaksione brenda vendit dhe 3.9% +0.3$ per transaksione jashte vendit.

Psh: Nqs nje mik brenda shqiperise ju dergon 100$ ju merrni 96.80$ sepse 3.2$ jane komision. Nqs ky miku eshte jashte shqiperise dhe ju dergon po 100$ ju merrni 95.8$ sepse 4.2$ jane komision.

blerje me paypal ne shqiperi thumb2 Si te hap nje llogari PayPal ne Shqiperi

 

Pse eshte Paypal i sigurte?

PayPal eshte me e sigurte se cdo lloj forme tjeter online per vete faktin se ju nuk eksozni te dhenat e kartes tuaj kur blini online sic jane numrat e kartes, emri juaj, adresa etj por ne momentin e blerjes ju vendosni vetem adresen e emailit tuaj i cili eshte dhe username I llogarise tuaj PayPal dhe fjalekalimin tuaj te Paypal. Ne kete menyre te dhenat e kartes tuaj jo vetem qe nuk futen manualisht nga ju ne formularet e faqes ku ju blini por gjithashtu ato as nuk ruhen ne ndonje databaze te ndonje faqeje ne internet qe ruan te dhenat e kartave te kreditit pasi kjo eshte e rrezikshme. Nje nga rreziqet eshte vjedhja te dhenave te kartes tuaj gjate futjes se ketyre te dhenave me tastjere e cila mund te kapet nga ndonje virus I tipit keyloger I cili I transmeton direkt keto te dhena tek hackersat qe a kane bere kete virus. Nje rrezik tjeter jo me pak I vogel eshte hyrja e hackers-ave ne databzat e faqeve ku ju blini me karte krediti. Ka shume faqe qe shesin online qe nuk kane sisteme te mbrojtjes nga hackersat te cilat vene ne rrezik te dhenat e kartave te klienteve te tyre.
Per te shmangur keto probleme vjen ne ndihme PayPal I cili e ben blerjen ose pagesen vetem duke futur emailin dhe fjalekalimin e llogarise PayPal.

Si te hap nje llogari Paypal?
Per te hapur nje llogari Paypal mjafton te klikoni ketu dhe te aplikoni per llogari personale nqs nuk e doni llogarine per qellime biznesi. Nqs kjo llogari Paypal ju duhet per biznes atehere duhet te aplikoni per llogari bisnesi e cila kerkon te jepni disa informacione me shume se llogaria personale si psh si emri I biznesit, adresa etj.

Cfare tipe llogarish ofron Paypal?

Paypal ofron 3 tipe llogarish per Shqiperine:

  • Individual
  • Premier
  • Business

Cilat Jane kartat e kreditit ose te debitit qe punojne me PayPal ne Shqiperi?

Kartat e kreditit qe jane testuar nga une dhe jane te sigurta qe punojne jane Visa, Visa Electron, Mastercard.
Kujdes: Ne menyre qe te terhiqni para nga Paypal ju duhet patjeter te keni bashkangjitur nje karte Visa ose Visa Electron ne llogarine tuaj pasi karta Mastercard nuk mund te terheqe parate qe ju kane derguar me ane te Paypal.

Disa keshilla per te qene te sigurte kur blini ne internet:

Per ta ruajtur llogarine tuaj paypal ne menyre te sigurte mundohuni qe te mos e hapni llogarine neper qendra interntei ose ne per kompjutera qe nuk kane antivirus.Asnjehere mos hyni ne llogarine tuaj paypal nga nje link ne email pasi ky link mund t’ju coje ne nje faqe tjeter te ngjashme dhe juve ju duket sikur jeni tek paypal dhe ne momentin qe ju vendosni te dhenat tuaja ato mund te vidhen pra gjithmone shkoni tek shfletuesi I internetit dhe shkruani www.paypal.com
Nqs nuk doni te rrezikoni me karte krediti qe ka limit te madh psh 1000euro ju rekomandoj te hapni nje karte debiti te cilen mund ta mbushni me pak para psh 30 euro ne kete menyre kur ju duhet te beni nje blerje ju shkoni ne banke derdhni ne llogarine e kartes se debitit parate e nevojshme per objektin qe do te blini dhe ne shtepi beni blerjen, keshtu ju nuk rrezikoni te humbni shume leke edhe ne rast se ju vjedhin llogarine paypal. Mgjt po te ndiqni keshillat qe kemi dhene ne kete artikull llogaria juaj eshte e sigurte.
Nje rekomandim shtese do te ishte qe te vendosnit username dhe passwordin tuaj duke perdorur tastjeren virtuale qe ka vete windows ne kete menyre do te shmangni vjedhjen e passwodit tuaj nga ndonje keylogger.
nqs ju merrni masat e mesiperme mund te jeni te sigurte qe llogaria juaj nuk do te vidhet dhe ju mund te shijoni blerjet dhe shitjet oline pa pasur friken se do t’ju vidhet llogaria.
Tastjeren virtuale do ta gjeni tek:
Start>>Accessories>>Ease of Access>>On-Screen Keyboard


40 Responses to “Si te hap nje llogari PayPal ne Shqiperi”

  1. sandri says:

    Me fal per injorancen, po une kam hap nje llogari pay pal po karte banke nuk kam, (kam llogari bankare ne Reyffaisen bank)

  2. zomber says:

    E dashur,
    Ti ke bere shume mire qe ke hapur nje llogari ne PayPal,por kryesore dhe e domosdoshme eshte qe llogarine te kesh ne dollare apo euro,varet cfare monedhe kerkohet nga faqja qe do besh blerjet apo shitjet.

    • Eno says:

      me fal po a nuk e ben vet karta exchangein?? se un pyeta ne banke dhe me thane qe ska problem qe eshte ne leke…

      • admin says:

        Po Eno exchange i monedhes behet vete pavarsisht nese ti e ke karten ne leke dhe blen ne dollare. Vetem duhet te dish se kursi i bankes eshte pak me i keq se kurset e kambisteve.

  3. ina says:

    Pershendetje

    Mesa po lexoj ktu Visa Electron dhe Visa jane kartat me efikase per te derguar dhe marre para, ktu ne Shqiperi.
    Do te doja te me ndihmonte dikush se si mund ta konfirmoj karten time te debitit sepse i kam vendosur tre here gabim kodin e paypal, Psh: PP 1234 dhe tani nuk e pranon me karten time te debitit. VISA Electron.
    A mund te me ndihmoje dikush?
    Ju Faleminderit

  4. ina says:

    Flm per pergjigjen admin,po por ato te bankes nuk e kishin fare idene se si behej lidhja me paypal dhe une ja futa kot ;). por tani dua te di si ta lidh serish me te njejten karte sepse nuk e pranon serish ate karte, kerkon karte tjeter.

  5. ina says:

    po me llogari bankare ktu ne Shqiperi a mund ta lidhesh llogarine e paypal? se mesa kam kuptuar une duhet te kesh nje llogari bankare ne Amerike, apo duhet nje llogari bankare ne dollare?

  6. ina says:

    Ok shume faleminderit Admin.

  7. Artani says:

    Pershendetje!
    A mund te me informoni pak ne lidhje me PayPal.Deri tani kam blere ne ebay me karte krediti por doja te dija a eshte me mire te blesh me PayPal. Kur blen me pay pal parate terhiqen direk ne karten e kreditit dhe kur mer rimbursimin nga shitesi parate nga paypal kalojne tek karta e kreditit?Dhe cilat jane procedurat per regjistrim dhe a eshte falas regjistrimi. A ka nevoje per konfirmim nga banka per regjistrim? Do me ndihmonit shume. Faleminderit

    • admin says:

      Kur blen me paypal parate terhiqen nga karta dhe nuk rrine ne depozite ne llogari. Edhe kur merr rimbursim parate shkojne ne karte direkt.Regjistrimi ne Paypal eshte falas. Duhet nje konfirmim nga banka pasi paypal ben nje transaksion per te verifikuar qe karta eshte e jotja dhe ne statament te bankes shfaqet nje kod 4 shifror qe duhet ta vendosesh te llogaria jote e paypal per te verifikuar karten.

      • Artani says:

        Po transaksionin e ben direkt paypal apo duhet te blej dicka me paypal qe te behet transaksioni.Dhe si mund ta marr kodin 4 shifror?

        • admin says:

          Transaksioni behet direkt ti vetem do fusesh emailin dhe passwordin e paypal dhe do shtypesh butonin pay.Per punen e kodit e kam sqaruar tek pergjigja qe i kam kthyer Ines pak me siper.

  8. Artani says:

    Cfare eshte statement i kartes?

    • admin says:

      Statement i kartes eshte nje leter me te gjithe historikun e transaksioneve qe ke bere ti me karten e kreditit, kete leter ta jep banka.

  9. Olsi says:

    Admin, di gje a punon Visa prepaid card me PayPal?

  10. El says:

    Pershendetje, problemi im eshte ky.Dua te nderroj monedhen ne Pay Pal, pra nga dollare ta kthej ne euro sepse dhe karten ne Euro e kam.Mirepo pasi futem tek My account dhe klikoj tek Overview, nuk gjej asnje opsion per ta bere kete ndryshim.C’te bej??Flm.

  11. admin says:

    ne te djathte aty ku lexon PayPal balance,
    Shko te currency converter dhe aty mund te shtosh monedhen qe do dhe ta besh si primare (make primary)

  12. abmexha says:

    une sapo kam hapur nje llogari ne pay pal me kart debiti VISA,tani pay pali me kerkon nje kod 4 shifror per te konfirmuar karten time kod te cilin me thot se duhet ta japi banka qe ka leshur karten time per kete procedur pay pal me mori 1.95$ dhe thot se pas futjes se kodit rikthehen perseri dollar ne llgari .problemi im eshte se banka raifasen ku kam karten time thot se nuk di ku ta gjej kete kod nderkoh qe banka e konfirmon trasferimin e dollareve ne llogari te pay palit .JU lutem shume a me ndihmon kush se ku mund ta marr kete kod dhe proceduren se si faleminderit shume

    • admin says:

      Per te marre kodin shko ne banke dhe kerko statement-in e kartes ku jane pasqyruar te gjitha levizjet e llogarise tende, aty ku do shohesh levizjen prej 1.95$ perbri saj eshte nje kod 4 shifror, kete kod vendose ne paypal dhe paypal do te aktivizohet.

  13. Blerta says:

    ju lutem mund te me informoni lidhur me shitjet qe mund te behen nepermjet paypal. A ekiziston akoma mundesia per te shitur nepermjet kesaj adrese dhe a mund te marim pagesen qe kryet ne kete adrese? nqs un dua te shes duhet te regjistohem tek …Individual…apo Business. flm

    • admin says:

      Blerta normalisht qe paypal vazhdon te ofroje sherbimet e saj per blerje dhe shitje online. Pagesat er behen me ane te paypal kalojne ne cdo fund muaji ne llogarine tuaj bankare me te cilen eshte lidhur karta e kreditit.
      Mendoj se ne fillim eshte mire te hapni nje llogari personale per me shume funksione mbase do ju duhet nje llogari business por gjss nga llogaria personale mund te kaloni tek ajo business pa problem.

  14. foni says:

    Pershendetje dhe ju falenderoj perzemersisht per artikullin qe me ndihmoi shume .
    Une kam marre nje karte krediti te BKT Prima Classic Visa mirepo me thone qe per cdo transaksion me duhet te paguaj 30% te vleres e merr banka une kete e mesova pasi kisha dhene nje oferte ne tender ne ebay per te blere nje telefon si mund tja bej qe ta anulloj kete oferte qe bera cfare penalitetesh mund te kem ne llogarine time ne ebay megjithese tek faqja zyrtare e paypal-t nuk i kam dhene te dhenat e kartes sime te kreditit cila banke ne shqiperi i jep kartat e kreditit me komision pagese me te ulet .
    ju faleminderit dhe ndjese se u zgjata shume ne pritje te pergjigjes suaj ju uroj gjithe te mirat

    • admin says:

      Thjesht kontaktoji ata nga te cilet ke bere blerjen ne ebay dhe thuai qe smund ta bej kete blerje sepse karta ime ka kaluar limitin mujor. Blerjen do ta bej me vone.
      Raiffeisen Bank ka karte krediti pa komisione fare, vetem se duhet te besh depozite fillestare per te marre karten. Te gjitha kartat e debitit me sa di une kane komisione tek 1% e vleres. Te pakten karta e debitit visa te procredit kaq e ka interesin per cdo pagese.

  15. Eno says:

    Kam dhe nje pyetje tjeter ne lidhje me Ppal, ca duhet te zgjedh Individual account apo Buisnes.. dhe nqs duhet buissnes ath cilen nga llojet e biznesit duhet te zgjedh.. une po e hap llogarine per blerje dhe shitje ne ebay. ju lutem pres nje pergjigje.. faleminderit

  16. Beni says:

    Kam hapur nje llogari ne pay pal dhe doja te dija a behet aktive pa te dhenat e llogarise bankare? deri me tani llogaria eshte Unverified. Faleminderit!

    • admin says:

      Nqs nuk doni ta lidhni llogarine paypal me llogari bankare mund ta lidhni me karte krediti ose debiti ne menyre qe te beni blerje online.

  17. Beni says:

    Te falenderoj per infon. Po nese me dergojne para nga nje vend jashte Shq. per shembull nga Italia ne cfare menyre mund ti mar ato nese ne Pay Pal nuk kam rregj te dhenat e Kartes kundrejt llogarise bankare qe disponoj? Meren ata nga te dhenat e rregj ne Pay Pal account vetem nepermjet e-mailit? Faleminderit!

  18. Irdi says:

    Pershendetje , sapo bej aktivizimin e llogarise time bankare ne PayPal me jep kete njoftim :

    The bank that issued your card didn’t approve this transaction. Please contact the card issuer.s customer service department if you have any questions. Or you can add a different card now to continue.

    Llogaria ime eshte Student Card dhe eshte ne Lek .
    Si mund ta zgjidh kete problem ?

  19. Ada says:

    Pershendetje

    Dua te marre nje karte te parapaguar kryesisht per blerje online.Domethene qe te harxhoje aq leke sa kam hedhur.Mund te me informoje njeri se si ne cfare banke mund ta gjej kete sherbim dhe nese eshte e mundur te me thoje sa jane komisionet dhe nese ka ndonje emer specifik.Ju falenderoj.

  20. ori says:

    Pershendetje!
    Une jam e interesuar te hap nje llogari Paypal por asnje banke nuk e ofron.Theksoj se e kam per pune, qe do te thote qe punoj on line per nje shoqeri italine qe konsiston ne reklama dhe qe une fitoj cdo dite ne baze te klikimit te ketyre reklamave dhe me sigurohen nje shume e caktuar ne euro.Problemi tjeter eshte se duhet te kem nje llogari bankare qe sipas shpjegimit te kesaj shoqerie mund ta hap edhe on line por ne te vertete nuk di si te veproj pasi e shoh shume te komplikuar.Ju lutem me sqaroni..:)

    • admin says:

      Llogaria paypal nuk hapet ne banke por hapet online.
      Ty te duhet vetem nje karte krediti visa qe te mund te marresh parate qe do te vine tek llogaria online.
      Kete karte krediti ja bashkangjit llogarise se paypal dhe pas verifikimit qe ben paypal ju mund te merrni para me paypal.
      Interesohu kush banke ofron karta krediti visa dhe hap nje llogari tek ata. Kartat master card nuk mund te terheqin para me paypal.

  21. Perparim Ajvazi says:

    Pershendetje,
    Une kam hapur llogarine ne PayPal dhe nuk po mundem me as nje kartel (debit apo kredit) per ta verifikuar dhe per te bere shitje permes paypalit ne kosove, ketu ne kosove as nje banke nuk po ofrojke mundesine per te bere shitje permes paypal,

    Ju pyes se a ka ndonje banke ne shqiperi ku mundet te lidhet menyra per te bere shitje permes paypalit, pastaj qe te transferoj paret ne ate kartele,

    Si dhe a ka mundesi te hapi llogari ne shqiperi edhe pse jam banor nga Kosova,

    Me respekt
    Perparim Ajvazi

  22. peng S. Gjikola says:

    Përshëndetje! Kam hap një llogari bankarë universal në Intesa Sanpaulo Bank dhe pres që të më vijë karta. A mundet që të kem akses edhe në Pay Pal me këtë llogari? Si mund ti tërheq paratë e mia të Google, Youtube dhe FanBox me llogarinë Pay Pal? Ju faleminderit!

Leave a Reply

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.