Si te zgjedh nje televizor HD (High Definition)

Deshira per te blere nje televizor HD eshte bere pothuajse e parezistueshme tek te gjithe ne, duke marre parasysh dhe mundesine qe na ofron digitalb me kanalet e tij HD. Por cfare duhet te dime para se te bejme zgjedhjen e duhur.
Ne treg ka shume oferta per keto televizore dhe para se te beni zgjedhjen tuaj  duhet te dini qe ekzistojne dy kategori televizoresh HD:
televizor_hd
1) Televizoret HD READY te cilet kane dhe cmim me te lire se te tjeret, gjithashtu  kane rezolucion me te ulet ose HD 720 (1280×720).

2) Televizoret FULL HD jane me te miret po njekohesisht dhe me te shtrenjtet, ata kane formatin HD 1080 ose (1920×1080).
Televizoreve HD READY ne shqiperi mund te gjenden per 60mije deri ne 65mije leke te reja per formate mestare si psh 32 polsh, kurse televizoret full HD veshtire se gjen poshte 90mije lekeve te reja.

Duhet te dini se qe te shfrytezohet i gjithe ky rezolucion i televizoreve FULL HD duhet dhe qe sinjali hyres te jete i po atij formati (1920×1080). Por kjo nuk do te thote qe ju s’keni ku te gjeni nje sinjal televiziv hyres qe ka kete kualitet. Ky sinjal mund te vije nga DVD player-at e fundit me disqe “blue ray” qe ofrojne transmetimin me kualitet FULL HD ose nga nje aparat satelitor qe eshte ne gjendje te kape kanalate HD gjithashtu digitalb eshte nje mundesi shume e mire qe u jepet shqiptareve edhe nqs per momentin ai nuk transmeton ne full HD nuk e besoj se kjo mundesi do te mungoje edhe per shume kohe.

Prandaj une do t’ju keshilloja te mos nxitoheshit kur te blinit televizorin tuaj sepse me shpejtesine e evoluimit te pajisjeve elektronike ne kohet e sotme televizoret HD READY mund te dalin shume shpejt jashte mode dhe ju te mos shihni maksimumin e kualitetit. Duke pare qe edhe cmimet e DVD player-ave Blue Ray jane duke rene do ishte me e mencur te kursenit disa para me shume dhe te merrnit nje TV FULL HD 1080p.

2 thoughts on “Si te zgjedh nje televizor HD (High Definition)”

Leave a Reply to foto-shqiptare Cancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.