Si te Rishfaq Dokumentat e Fshehura nga Virusi tek Usb Flash Drive

Menyra me e shpejte per te shfaqur dokumentat ose skedaret qe jane zhdukur ne flashin tuaj.

Keni futur flashin tuaj ne kompjuetrin e nje shoku dhe mendoni se Usb Flash-i juaj eshte djegur dhe se ju kane humbur te gjitha dokumentet qe kishit ne te. Kjo eshte nje gje e tmerrshme per te gjithe ata qe ruajne te gjitha dokumentet e tyre tek flashi. Gjithesesi Tutoriali i meposhtem do na mesoje se jo te gjitha shpresat kane humbur dhe dokumentat ose skedaret mund te jene aty por thjesht jane fshehur nga nje virus qe i fsheh dokumentet ose folderat dhe me emrin e tyre krijon viruse te cilat kane te gjitha prapashtesen .exe dhe jane shume kollaj per tu ngatarruar nga perdoruesit e kompjuterit me pak eksperience. Ne kete menyre duke u klikuar keto dokumenta bejne te mundur perhapjen e virusit ne te gjithe kompjuterin.

Tutoriali eshte shume i thjeshte vetem do pak vemendje qe te realizohet me sukses.

1) Se pari verifikoni tek flashi juaj nese dokumentet dhe folderat jane aty brenda duke verifikuar memorjen e tij.

Shkoni te My Computer dhe klikoni tek flash-i juaj me butonin e djathte te mous-it dhe shtypni properties si tek figura me poshte.
Po te vini re me vemendje tek tabela qe shfaqet  ne rastin e meposhtem shohim qe Used Space (memorja e perdorur)  eshte 6.48 GigaByte dhe kurse ajo Free ( memorja bosh) eshte 948 Megabyte afersisht 1 GigaByte. Pra veme re se flash nuk eshte bosh dhe se dokumentet dhe folderat jane aty brenda po thjesht jane te fshehura dhe ne nuk i shohim.

memorja aktuale ne flash drive-in tuaj

 2. Per te Shfaqur dokumentat do perdorim Command Prompt ose DOS.

Tek windows XP Command Prompt hapet duke shkuar tek menuja run dhe aty shtypim komanden cmd dhe shtypim butonin ok.

Si te hapesh komanden Run tek Windows XPsi te hapesh dos tek menuja run

Tek Windows 7 Command Prompt hapet thjesht duke klikuar topin e windows poshte ne te majte te ekranit dhe duke shkruar direkt cmd pastaj e hapim me dy klikime te mouse-it.

Si te hap Dos ose Commannd Prompt ne Windows 7

Pasi keni hapur Command Prompt do shkoni tek direktoria e Usb Flash tuaj duke shtypur komanden:

cd/  

dhe me pas shkronjen e usb drive-it tuaj dhe dy pika ne rastin tim shkronja eshte L sic duket dhe nga figura e pare e ketij postimi qe tregon My Computer, pra shtypim:

L:

nga figura e meposhtme shohim qe kemi hyre tek direktoria e Flash Drive.

Si te navigoj tek shkronja e Flash Drive ne Dos

Pasi hyjme tek Direktoria e Flash Drive me ane te Cmd ekzekutojme komanden e meposhtme:

attrib *.* -r -a -s -h /s /d

dhe shtypim enter dhe presim disa sekonda ose minuta  deri sa kursori ne forme minusi poshte shkronjes L (ne rastin tim) te kete pushuar se pulsuari dhe poshte rreshtit te komandes qe sapo futem te jete shfaqur shkronja e USb Drive-it tuaj, ne rastin tim Shkronja L:\>

shfaq folderat e fshehur ne flash drive

Kjo tregon qe procedura ka mbaruar dhe tani mund te navigoni tek flashi juaj dhe te shikoni qe te gjitha folderat jane shfaqur.

Pra dhe nje here per ta permbledhur me shpejt te 3 hapat:

1) Navigoni tek Command Prompt ne Kompjuterin tuaj duke shkuar tek menuja run dhe shtypni komanden cmd.
2) Tek Command Prompt shkoni tek shkronja e Usb Flash-it tuaj duke shtypur:
cd/    enter
L:       enter    – ku L eshte shkronja e flashit tuaj ( ne rastin tuaj mund te jete nje shkronje tjeter)

3) pasi te keni hyre tek direktoria e fashit tuaj  shtypni komanden dhe prisni disa sekonda deri sa ajo te perfundoje:
attrib *.* -r -a -s -h /s /d

Shpresoj qe kjo metode tju kete ndihmuar sa do pak ne punen tuaj.
Nqs keni ndonje pyetje lini komentin tuaj ne formen e meposhteme.

5 thoughts on “Si te Rishfaq Dokumentat e Fshehura nga Virusi tek Usb Flash Drive”

  1. Shume faleminderit, kjo me ndihomi shume sepse kujtova se me ishin fshire te gjitha dokumentat e mia, por faktikisht ato ishin te fshehura ne usb

  2. Persh ! Si munf ta formatoj nje Usb sepse nuk hapet sepse kerkon formatim dhe kur e bej kete me thot Usb is protected ?
    faleminderit.

  3. Menyra 2
    Shkarko USB show dhe zgjidh letter qe ka drive ose USB. Psh L:
    Kliko mbi recover dhe do te shfaqen te gjitha.
    Kjo ndodh per shak sepse virusi krijon nje sub direktori te dyte dhe e ben ate hidden qe te mos shfaqen, ju duke klikuar mbi virusin ajo ekzekutohet duke infektuar kompjuterin.
    Menyra 3
    Ndryshoni opsionet per folderat duke shfaqur hidden files.

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.