Menyra me e shpejte per te shfaqur dokumentat ose skedaret qe jane zhdukur ne flashin tuaj.
Keni futur flashin tuaj ne kompjuetrin e nje shoku dhe mendoni se Usb Flash-i juaj eshte djegur dhe se ju kane humbur te gjitha dokumentet qe kishit ne te. Kjo eshte nje gje e tmerrshme per te gjithe ata qe ruajne te gjitha dokumentet e tyre tek flashi. Gjithesesi Tutoriali i meposhtem do na mesoje se jo te gjitha shpresat kane humbur dhe dokumentat ose skedaret mund te jene aty por thjesht jane fshehur nga nje virus qe i fsheh dokumentet ose folderat dhe me emrin e tyre krijon viruse te cilat kane te gjitha prapashtesen .exe dhe jane shume kollaj per tu ngatarruar nga perdoruesit e kompjuterit me pak eksperience. Ne kete menyre duke u klikuar keto dokumenta bejne te mundur perhapjen e virusit ne te gjithe kompjuterin.
Tutoriali eshte shume i thjeshte vetem do pak vemendje qe te realizohet me sukses.
1) Se pari verifikoni tek flashi juaj nese dokumentet dhe folderat jane aty brenda duke verifikuar memorjen e tij.
Shkoni te My Computer dhe klikoni tek flash-i juaj me butonin e djathte te mous-it dhe shtypni properties si tek figura me poshte.
Po te vini re me vemendje tek tabela qe shfaqet ne rastin e meposhtem shohim qe Used Space (memorja e perdorur) eshte 6.48 GigaByte dhe kurse ajo Free ( memorja bosh) eshte 948 Megabyte afersisht 1 GigaByte. Pra veme re se flash nuk eshte bosh dhe se dokumentet dhe folderat jane aty brenda po thjesht jane te fshehura dhe ne nuk i shohim.
2. Per te Shfaqur dokumentat do perdorim Command Prompt ose DOS.
Tek windows XP Command Prompt hapet duke shkuar tek menuja run dhe aty shtypim komanden cmd dhe shtypim butonin ok.