10 Oret me te shtrenjta ne bote

Oret e shtrenjta jane bere pjese thelbesore e garderobes se nje biznesmeni. Nje njeri serioz ka nevoje per nje ore serioze.
Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama, mban nje Tag Heuer 1500 seria profesionale. Ish presidenti Bill Clinton nga ana tjeter mban nje Panerai. Kolegu i tyre francez, Nikolas Sarkozy ka nje rolex.
Ne hollywood, Daniel Craig eshte pare tek mbante nje Rolex Daytona dhe jo nje Omega qe eshte ora fikse te filmat e James Bond. Vajza e keqe e Tinseltown, Tara Reid mban gjithashtu nje ore te ngjashme. Nderkohe Sylvester Stallone preferon nje Panerai Submersible, nderkohe qe fituesi i Academy Award Tom Hanks mban nje Omega PO ose nje Rolex Milgauss GV.
Ne boten e sportit, superstari dhe lojtari me i cmuar i kombetares se basketbollit Lebron James eshte pare ne nje talk show duke mbajtur nje Audemars Piguet Royal Oak Offshore.
Pra natyrshem lind pyetja cfare e ben te shtrenjte nje ore? Jane guret e cmuar apo metali i shtrenjte ne te? Shanset jane te larta qe zbukurimi i rripit me diamante apo gure te tjere te cmuar me siguri qe do i rrise cmimin. Po per mekanizmat e komplikuar te vendosur brenda ores qe e tregojne oren saktesisht cfare mund te thuhet? Ajo mund te jete e pajisur me nje mekanizem qe kundershton efektin e gravitetit, i cili ka tendencen te heqi nje pjese te sekondes. Ky kompleksitet i ores me siguri qe i rrit asaj vleren monetare.
Me poshte do shihni listen me 10 oret me te shtrenjta ne bote. Ne qofte se jeni duke pritur te lexoni emrat si Rolex, Hublot apo Panerai qe te dominojne listen atehere jeni gabim.

10. Ora sekrete Cartier me dekor Feniksi – $2,755,000

Cartier Secret Watch with Phoenix Décor

Ora ne vetvete eshte e perbere nga ar i bardhe 18 karat i lare me rodium. Ajo gjithashtu ka nje diamant 3.53karat me prerje portreti. Per ta perfunduar eshte e mbuluar me 3,010 diamant me prerje brilanti.

9. Ora Universale Heures nga Patek Philippe 1953 Model 2523– $2,899,373

Patek Philippe 1953 Model 2523 Heures Universelles Watch –

E shitur ne ankand ne vitin 2006, kjo ore eshte e perbere nga ar 18 karat. Ajo ka nje fushe zmalti polikromatik qe i ngjan kontinentit te amerikes se veriut.

8. Ora Tempull Piaget Emperador – $3.3 million

Piaget Emperador Temple Watch

Kjo eshte nje ore unike qe ka diamante dhe gure te tjere te cmuar rreth gjithe pjeses se jashtme. Dizenjo eshte e ngjashme me nje piramide qe hapet ne dy vende, edhe pse lejon qindra diamante te qendrojne ne ore. Fillimisht hapet nje pjese e vogel qe shfaq nje fushe me madre perla dhe me diamante. Pastaj hapja tjeter zbulon nje fushe me te madhe.

7. Ora Patek Philippe 1928 – $3,637,408

Patek-Philippe-1928-Single-Button-Chronograph-Watch

Kjo eshte nje ore ne forme drejtkendore 34 mm e perbere nga ar i bardh 18k. Ajo u shit ne nje ankand ne vitin 2011 per 3.6 milion $.

6. Ora Patek Philippe 1939 Platinum World Time– $4,026,524

Patek Philippe 1939 Platinum World Time Watch

Ndoshta eshte ora e vetme e krijuar, ne 1939 ora prej platini qe tregon oren neper vende te ndryshme te botes u shit per 4 milion $ ne vitin 2002 ne nje ankand.

5. Ora Meteoris e  Louis Moinet – $4,599,487

Louis Moinet Meteoris Watch

Kur Moinet i kerkoi Luc Labenne te merrte nje cop meteori, asteroidi nga hena, ata nuk e dinin qe do krijonin nje ore qe tashme arrin vleren e 4.5 milion $.

4. Ore precizioni Breguet & Fils, Paris, No. 2667 – $4,682,165

Breguet & Fils, Paris, No. 2667 Precision Watch

Kjo ore eshte shume e rralle. E perbere nga ar 18 karat, ora ju shit fillimisht londinezit z. Garcias ne vitin 1814 per 5000 franga. Ajo tani ka vleren prej afersisht 4.7 milion $.

3. Ore dore Patek Philippe Reference 1527 – $5 million

Patek Philippe Reference 1527

Fillimisht u mendua te ishte nje ore jo e komplikuar. Kjo ore i perkiste familjes Stern, pronareve te Patek Philippe. Ajo ka nje pamje te rrumbullakosur dhe konturet e harkuara rrine shume bukur perreth kycit. E bere nga ar 18 karat, ajo ka 23 gura te cmuar, nje kalendar, fushe argjendi dhe numra arabik prej ari.

2. Patek Philippe Henry Graves ore xhepi super e komplikuar– $11 million

Patek-Henry-Graves-Supercomplication

Gjate viteve 20, dy miqte e pasur amerikane me shume leke neper duar vendosen te fitonin konkurencen per oren me te komplikuar ne bote. James Packard, nje prodhues makinash e filloi betejen ne vitin 1927. Henry Graves, nje bankier me profesion, nuk donte te mbetej pas. Ai porositi Patek Philipe te prodhonte nje ore unike, duke paguar rreth 5 fishin e vleres se Packard. Rezultati ishte nje super ore e nderlikuar e cila per kohen kishte teknologjine me te perparuar. Ajo eshte e perbere nga ar 18 karat me nje funksion kronologjik per cdo ore. Ajo eshte nje ore e shtrenjte dhe klasi. Nje bleres anonim e bleu oren ne vitin 1999 ne nje ankand, dhe ora tashme eshte e ekspozuar ne muzeun e gjeneves ne Zvicer.

1. Chopard 201-Karat – 25 milion $

chopard 201

Sigurisht qe kur flasim per luksin menjehere te vjen ne mendje precizioni i oreve zvicerane. Chopard ka dale ne qarkullim qe ne mesin e shekullit te 19 dhe ai eshte gjithashtu i njohur per bizhuterite dhe parfumet. Gjate nderrimit te mijevjecareve dikush e bleu kete ore 201-karateshe ne nje ankand per vleren e 25 milion $.
Ju menjehere mund te mendoni qe kjo eshte qesharake. Por gjithsesi kjo eshte me shume nje koleksion guresh te cmuar se sa nje ore. Ajo permban 3 diamant ne forme zemre, 289 diamant ne forme dardhe, 139 diamante te rrumbullaket dhe 443 diamante te verdhe. Ato jane ne total 874 diamante ne madhesi, peshe, ngjyra dhe forma te ndryshme. Ju duhet ti besoni Chopard sepse me te vertete qe aty ka nje ore te fshehur diku ndermjet gureve. Ajo ka nje disenjo unike dhe ora duket si petalet e nje luleje.

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.