A Ju Pelqen Te Keni Sy Blu? Tashme Trajtimi Me Lazer Jua Mundeson Kete Pergjithnje

Ideja per te perdorur lazerin per te nderruar ngjyren e syve ka lindur ne nje vend jo shume te parashikueshen, ne zyren e nje dermatologu.
Rruges per ne shtepi Gregg Homer vuri re se si ishin zhdukur disa pikmentime te lekures me ane te lazerit dhe mendoi se cdo te ndodhte nese perdorte nje lazer te ngjashem tek syte.

ngjyra e syve

Homer, nje shkencetar me Ph.D ne biologji, beri disa kerkime dhe menjehere e kuptoi potencialin e kesaj ideje. Nje studim i viteve ‘80 kishte treguar se nen ngjyren kafe te syve gjendet gjithnje ngjyra blu. Kjo shtrese e kafenjte duket te ishte mjaftueshem e holle dhe teorikisht mund te hiqej.

Menjehere u kthye tek dermatologu i tij dhe e pyeti:- Cfare do te ndodhte nese e perdor lazerin ne iris?
Dermatologu gjithashtu u bashkua me grupin e studimit dhe tashme rreth njezet vjet me vone, kjo lloj teknike po testohet ne provat klinike tek njeriu ne Kosta Rika nepermjet kompanise se Homerit te quajtur Stroma.

Frekuenca e lazerit te gjelber eshte e tille qe te kaloje menjehere ne korne dhe qe perthithet vetem nga ngjyrat e errata kjo e ben ate shume te sigurte tha Homer.
Ndryshimi nuk eshte i menjehershem sepse lazeri perdoret me energji te ulet keshtu qe ngjyra blu e syrit zbulohet vetem pas disa javesh.
Aktualisht nuk ka pasur efekte anesore tek 37 personat qe jane trajtuar ne provat klinike te mbajtura ne SHBA. Homer tha qe eshte shume heret per te qene te sigurte ne efektet e mevonshme qe mund te kete kjo lloj procedure. Oftalmologet thote qe shqetesimi kryesor shndetesor eshte mundesia per glaukome.

Ndoshta ky shqetesim nuk eshte shume i dukshem menjehere, por pas 10 vjetesh mund te jete nje problem i rendesishem i shendetit publik tha Dr. Ivan Schwab, oftalmolog ne Universitetim e Kalifornise.
Nuk dua te zhduket plotesisht procedura, nuk po ju them qe nuk do te funksionoje por shqetesimi im kryesor jane efektet ne kohe shtoi ai.
Megjithate eshte shume terheqese ideja e nderrimit te ngjyres se syve tha Schwab.

Deri tani asnje nga pacientet e provave klinike nuk ka perjetuar rritje te tensionit te syve qe mund te paraprije glaukomen. Homer tha qe ne fakt shumica e tyre kane treguar nje ulje te tensionit.
Meqenese kirurgjia heq pigmentin perpara irisit dhe jo ate pas tij, vend ne te cilin mbetjet e pigmentit mund te bllokohen dhe te shkaktojne glaukomen, gjithashtu dhe fakti qe lazeri e copton pigmentin ne pjeseza shume te vogla redukton shume riskun per glaukome.

Sipas Homer duhet ti imagjinoni qelizat si qeska qe permbajne pigment.
Nese ju godisni qelizat e pigmentuara, pigmenti do te mbinxehet gje qe do te shkaktoje zbrasjen e tij nga qeliza dhe granulat e pigmentit do te derdhen ne lengun perpara syrit.
Ne vend qe ai te pelcase qe ne goditjen e pare, studjuesit kane vendosur ta bejne me pak traumatike kete procedure duke e ngacmuar qelizen mjaftueshem deri sa trupi te bej punen e vet duke e eleminuar.

Homer tha gjithashtu se nuk do ta hedhe ne treg kete procedure deri sa te jete mjaftueshem i sigurte per ta perdorur ate tek vajza e tij 20 vjecare me sy ngjyre kafe.
Ai tha qe vajza po e pret me padurim. Sa me shume paciente qe trajtohen aq me prane asaj dite shtoi ai.

Homer nuk pret qe procedura te hidhet ne tregun e Shteteve te Bashkuara te Amerikes tani afer.
Kostot e trajtimit ne SHBA jane shume te larta dhe nje procedure e tille mund te kushtoje rreth 5000$, keshtu qe ai pret qe kjo procedure te filloje shume me shpejt ne vende te tjera te botes.
Ky artikull eshte publikuar ne Mashable.

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.