Ideja per te perdorur lazerin per te nderruar ngjyren e syve ka lindur ne nje vend jo shume te parashikueshen, ne zyren e nje dermatologu.
Rruges per ne shtepi Gregg Homer vuri re se si ishin zhdukur disa pikmentime te lekures me ane te lazerit dhe mendoi se cdo te ndodhte nese perdorte nje lazer te ngjashem tek syte.
Homer, nje shkencetar me Ph.D ne biologji, beri disa kerkime dhe menjehere e kuptoi potencialin e kesaj ideje. Nje studim i viteve ‘80 kishte treguar se nen ngjyren kafe te syve gjendet gjithnje ngjyra blu. Kjo shtrese e kafenjte duket te ishte mjaftueshem e holle dhe teorikisht mund te hiqej.
Menjehere u kthye tek dermatologu i tij dhe e pyeti:- Cfare do te ndodhte nese e perdor lazerin ne iris?