Keshilla Fotografish per Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

Krishtlindjet po afrojne dhe ne te gjithe kerkojme te bejme foto sa me te bukura te pemes se Krishtlindjeve , dekorimeve te Krishtlindjeve dhe foto te familjareve apo miqve tane.
Ka shume mundesi per te fotografuar gjate kohes se Krishtlindjeve si psh hapja e dhuratave te Krishtlindjeve qe eshte nje moment emocionues sidomos per femijet. Ju mund te beni foto fantastike brenda ambjenteve te shtepive me te afermit tuaj apo edhe foto shume te bukura jashte ambjenteve te shtepive tuaja pasi atmosfera e Krishtlindjeve me dekorime dhe me drita eshte e mrekullueshme. Ju duhet vetem te jeni te pergatitur ne te dy rastet dhe me poshte jane disa nga keshillat te cilat do t’ju vijne ne ndihme.


Foto Femijesh Per Krishtlindje

1. Pergatisni pajisjet tuaja fotografike-nese mendoni se i keni te gjitha ne rregull ju sugjeroj qe ta kontrolloni edhe nje here per t’u siguruar.

  • Paketoni kameren
  • Karikoni baterine ( e mira do te ishte te kishit 2 te tilla )
  • Kontrolloni karten e memorjes dhe sigurohuni te keni mjaft memorje ose te blini 2 karta memorje
  • Merrni parasysh qe mund te mos kete drite mjaftueshem dhe mbase do t’ju duhet blici (kontrolloni qe funksionon ne rregull)
  • Nese do t’ju duhet te merrni nje tripod me vete dhe nuk mundeni dot te merrni nje te madh e te rende , sigurohuni te merrni nje te vogel e te manovrueshem,patjeter do t’ju duhet nje i tille.

2. Njohja e terrenit – Eshte e rendesishme te kuptoni qe kudo te zhvillohet festa e Krishtlindjve nese eshte e mundur perpara eventit…nese jo atehere shikoni terrenin dhe vendosni cili eshte vendi me i mire per te shkrepur foto . Keshtu ju mesoni se c’lloj drite ka aty , c’lloj balance te bardhe te perdoresh dhe c’lloj opsionesh te tjera te mund te perdoresh tek aparati.
3. Gjithmone shkrepni foto me efektin RAW-Eshte mire te beni foto me efektin RAW pasi keni mundesi per t’i perpunuar fotot sipas deshires tuaj per shume elemente te fotos. Por sidoqofte duhet te perpiqeni qe te shkrepni me te miren e mundshme pasi disa detaje nuk mund t’i ndryshoni si psh nje sfond i shemtuar , zbehje ne objektin kryesor te fotos etj.
4. Balanca e ngjyres se bardhe – Eshte shume e rendesishme te keni balancen e duhur te ngjyres se bardhe kur fotografoni ne kohe Krishtlindjesh. Nese nuk jeni te sigurt shtypni opsionin automatic white balance ose nese ju lejon aparati juaj fotografik shkrepni foton me Raw keshtu qe mund te beni ndryshimet me vone.

Atmosfere festash ne shtepi
5. Drita e blicit ose difuzioni i drites – Shpeshhere shohim foto me drite te forte gje qe ben qe fotoja te humbi detajet e saj keshtu qe eshte me mire te mos perdoresh blicin por perdorni efektin night mode ose nje shkrepje te avashte (ne kete rast do t’ju duhet patjeter tripodi) ose nese mundeni te perdorni nje blic te jashtem dhe mundohuni ta poziciononi ne tavan ose neper mure.
6. Shkrepni foto me efekt makro – Shume aparate fotografike e kane opsionin per te bere foto me efekt Macro. Ky efekt zakonisht perdoret kur kerkohet te fotografohet ndonje objekt si psh dekorimet e pemes , dekorimet e tavolines, embelsirat ne tasin mbi tavoline etj. Ndonjehere keto detaje te vogla rrotull jush jane fotot qe vlejne me shume.

Zbukurime Krishtlindjesh
7. Kujdes me sfondin – Kur beni foto te te afermve , miqve apo dekot=rime te Krishtlindjeve kini parasysh te mos keni ne sfond objekte qe terheqin vemendjen si psh lule , kollona apo objekte fikse… Nese sfondi eshte i mire atehere perdoreni por nese nuk eshte i pershtatshem beni efektin blur per sfondin (maksimisoni objektin qe keni ne fokus)
8. Beni nje liste te fotove te Krishtlindjeve qe ju duhen – Nga fakti qe jemi te hutuar dhe te emocionuar nga efekti i festes ne nuk i memorizojme sakte foto qe na duhet te shkrepim gjate festes , keshtu nese beni nje liste qe ta keni parasysh dhe ta shikoni ne menyre qe te kujtoni cdo gje.
9. Shkrepni sa me shume objekte perpara se te kene ardhur njerezit ne feste– Shpeshhere duam te fotografojme ornamente te Krishtlindjeve dhe zbukurime te ndryshme te ambjentit por nuk mundemi t’i shkrepim keto foto kur ka shume njerez. Disa keshilla ne cka mund te shkrepim :

  • Pergatitja e ushqimit
  • Vendosja e dekorimeve
  • Hapja e dhuratave
  • Femijet qe hidhen lart e poshte nderkohe qe vishen me rrobat e Krishtlindjes
  • Shtrimi i tavolines
  • Ornamentet –Eshte mire t’i kapni nga afer (dhe te beni blur sfondin )

Keni mundesi te luani me ngjyrat , dritat dhe hijet ne sfond ne menyre qe te vini ne pah objektin qe do te nxirrni foto. Nje teknike qe duhet marre parasysh tek fotot e Krishtlindjeve eshte ajo qe duhet perdorur siperfaqja sferike dhe reflektive qe te sherbeje si pasqyre e myset dhe te shfaqe gjithcka pas fotografit.
Perdorni efektin makro duke u fokusuar sa me afer objektit qe keni target edhe pse mund te krijoni efektin e nje fotoje shume te zmadhuar.

Gatime tradicionale te Vitit te Ri
10. Shkrepni ne menyre te vazhdueshme momentin e hapjes se dhuratave – Duhet ta shkrepni aparatin ne menyre te vazhdueshme nese keni deshire te fotografoni shprehjet e fytyrave te familjareve tuaj dhe te miqve tuaj duke qene se ato mund te jene fotot me terheqese te vitit aq me teper nese keni edhe femije perqark te cilet jane dhe ato pjesemarres te ceremonise. Disa nga njerezit mund te tregojne gezim te madh por mund te kete mes tyre edhe te zhgenjyer. Beni sa me shume foto dhe mos fshini asnje foto gjate ceremonise se festes pasi do te keni boll kohe per t’a bere kete gje me pas.
11. Fokusohuni tek subjekti dhe mbushni kornizen – shpeshhere e gjejme veten me foto te Krishtlindjeve te marra nga nje distance e larget me shume hapsire rreth nesh dhe shikuesi nuk e dallon fytyren tone. Keshtu qe kur nxirrni foto fokusohuni tek objekti duke perdorur zmadhimin. Gjithashtu per te marre nje foto te mire vendoseni subjektin e fotos ne qender te saj.Foto femijesh ne festat e Krishtlindjeve
12. Portretet dhe fotot ne grup – Per portretet apo fotot ne grup zgjidhni nje vend. Ndehuni te lire per zgjedhjen e nje vendi per te shkrepur nje foto ne grup. Ekzistenca e dhuratave apo e pemes prane fotos do te ishte ideale per temen e Krishtlindjeve. Zgjidhni nje sfond jo te rremujshem. Merruni edhe me arredimin e grupit , mos formoni shume rreshta dhe nese doni te dilni edhe vete ne foto cojeni tek opsioni self timer (me shkrepje automatike)
13. Shkrepni ne cdo mundesi qe ju paraqitet – Sherbimet e kengeve gazmore te Krishtlindjeve , shtepite e mbuluara me zbukurime Krishtlindjesh , vitrinat e dyqaneve te zbukuruara etj. Dilni jashte me aparatin tuaj dhe shkrepni. Eshte nje periudhe e mrekullueshme per te praktikuar perdorimin e aparatit fotografik.
14. Dritat e Krishtlindjeve – Dritat e Krishtlindjeve duhet te jene subjekti kryesor i albumit te fotve te Krishtlindjeve dhe duhet te perpiqeni per te marre me te miren dhe per te shkrepur me te bukuren. Por kini parasysh qe kjo nuk eshte aq e thjeshte sa duket.
15. Shijojeni dhe kenaquni – Kjo eshte edhe me kryesorja se per pak harrova …

Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.