Shfaqet Volkswagen Golf 7 – Imazhet e Para dhe Opsionet qe Ofron

Para debutimit tek Motor Show i Parisit e paevitueshmja me ne fund ndodhi – imazhe dhe detaje te Volkswagen 7 kane filluar te shfaqen ne internet. Imazhet tregojne nje Golf te Ri qe ka nje dizenjim pak me te evoluar se modeli i vjeter 6 dhe nuk ngjan me nje dizenjim te ri nga fillimi. Ngjashmerisht edhe pjesa e brendhsme e makines eshte nje evolucion I lehte i kabines se makines aktale golf 6.

Volkswagen i Ri Golf 7

 

MOTORRET:
Golf 7 ne fillim do te ofrohet me mundesine per te zgjedhur midis 4 motorreve; 2 motorre PSI benzine dhe 2 TDI Diesel, te gjithe keta motorre ofrojne teknologji ne kursimin e energjise si opsioni start/stop i cili kursen karburantin kur ndalojme ne semafor gjithashtu ata kane dhe opsionin e rekuperimit te energjise nga frenat:
– Motorri 1.2 Litra TSI benzine zhvillon nje fuqi prej 63 kW ose 84.5 HP (Kuaj Fuqi) dhe ka nje konsum mesatar prej 4.9 L/100km dhe nje ndotje CO2 prej 113 g/km.
– Motorri 1.4 Litra TSI Benzine zhvillon nje Fuqi prej 103 kW ose 138 HP (kuaj Fuqi) dhe ka nje konsum mestar prej 4.9 L/100km dhe ndotje CO2 112 g/km. Ky motor ka gjithashtu dhe teknologjine e ç’aktivizimit te pistonave ne menyre qe te mbaje konsumet e ulta dhe nje ndotje te ngjashme me Motorrin 1.2 litra TSI.

Read moreShfaqet Volkswagen Golf 7 – Imazhet e Para dhe Opsionet qe Ofron