Si te Heqesh Syte e Kuq me Photoshop (Me Video)

rregullo syte e kuq me photoshop

Shenim: Per te pare tutorialin me video shkoni ne fund te faqes.

Syte e kuq jane nje problem shume i perhapur tek fotografite. Eshte nje efekt ku syri i personit ndricon me nje ngjyre te kuqe i cili ne shumicen e rasteve mund te shkaterroje nje foto te mrekullueshme.

Çfare i shkakton syte e kuq tek fotografite?

Syte e kuq ndodhin ne rastet kur perdoret blici ne ambjente me ndricim te dobet, si psh ne nje dhome te erret, ne nje klub nate, ne ambjentet perjashta naten. Ne keto raste ku ndricimi eshte i dobet bebja e syrit hapet per te lejuar futjen e sa me shume drite ne menyre qe personi te shikoje me mire. Kur ju perdorni blicin e aparatit,  drita e blicit udheton brenda bebes se hapur te syrit, perplaset tek pjesa fundore e syrit dhe kthehet mbrapsh nga rruga qe erdhi.

efekti i syve te kuq

Photo e marre nga Bert Boerland.

Nese blici i aparatit tuaj fotografik eshte montuar afer lentes sic ndodh ne shumicen e rasteve me blicin qe kane vete aparatet, ne shumicen e rasteve drita e reflektuar perfundon brenda lentes dhe rregjistrohet tek fotoja finale, duke dhene pershtypjen sikur shkelqen duke dale jashte syrit te personit.

Ngjyra e kuqe vjen nga gjaku i pjeses fundore te syrit.

Ne kete tutorial do spjegojme nje menyre shume te thjeshte se si mund te rregulloni fotot ne te cilat ju ka ndodhur efekti i syve te kuq me ane te photoshop. Per te bere pastrimin e kesaj fotoje do te perdorim Photoshop Cs 6.

 

Hapat qe do te ndiqen:

Si te heqesh syte e kuq me photoshop - Hapi 1

1) Hapni foton me Photoshop dhe klikoni me butonin e djathte te mouse siper background layer si ne figure dhe zgjidhni tek tabela qe shfaqet opsionin Dublicate Layer… , pas kesaj do te shikoni qe layeri do te kopjohet identik ne nje layer tjeter ku do te punojme.

2) Klikoni tek vegla e zmadhimit (Zoom Tool) ose shtypni butonin Z ne tastjere per te zmadhuar tek pjesa e syve duke rreshkitur mouse nga e majta ne te djathte.

3) Klikoni dhe mbani shtypur tek furcja e pastrimit te njollave (Spot Healing Brush tool) per te shfaqur veglat e tjera te kjo menu.

 

Si te heqesh syte e kuq me photoshop - Hapi 2

4) Klikoni tek vegla e syve te kuq (Red Eye tool). Paneli i opsioneve ndryshon siper ndryshon per te treguar opsionet per kete vegel.

Si te heqesh syte e kuq me photoshop - Hapi 3

5) Kilikoni tek opsioni per madhesine e bebes se syrit (Pupil Size) dhe vendosni madhesine e saj ne perqindje, ne rastin tone do vendosim 15%.

6)  Tek opsioni tjeter i zgjedhim sa te erret e duam beben e syrit ku 100% eshte e zeze e erret dhe 0% eshte gri e celet, ne rastin tone do te zgjedhim 50%.

7) Klikojme tek pjesa e kuqe e syrit te majte dhe shikojme qe photoshop e rregullon ngjyren e kuqe dhe e ben ate gri neutrale.

Si te heqesh syte e kuq me photoshop - Hapi 4

8) Klikojme tek pjesa e kuqe e syrit te djathte. Photoshop perseri e zevendeson ngjyren e kuqe me ngjyre gri neutrale.

9) Kilikojme tek vegla e zmadhimit (Zoom tool) dhe shikojme qe paneli i opsioneve (tek nr 10 i treguar me shigjete) ndryshon perseri.

10) Shtypim butonin (Fit Screen) kjo ben te mundur qe i gjithe imazhi i plote te shfaqet duke e zvogeluar foton. Tani mund te shikoni foton e rreguluar.

Syte e kuq jane rregulluar

 

SHIKONI TUTORIALIN ME VIDEO

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.