Samsung Galaxy S3 ja kalon iPhone 4s si Telefoni me i Shitur ne Bote

Per vite me radhe fansat e teknologjise kane kerkuar per nje telefon qe do te quhej vrasesi iPhone ose me sakte nje telefon qe do te ishte me i mire dhe me i popullor se iPhone i kompanise Apple.
Ky telefon mund te kete mberritur tashme dhe ai quhet Samsung Galaxy S3.

Shitjet e Samsung Galaxy  S3 per 2012Sipas nje raporti te ri nga Strategy Analytics Samsung’s Galaxy S III eshte aktualisht smartphone-i me popullor ne bote. Kompania tha se Galaxy S III ja kaloi iPhone 4s pasi Samsung shiti 18 miljon telefona gjate pjeses se trete te vitit 2012. Ndersa Apple shiti 16.2 miljon iphone 4s dhe 6 miljon iPhone 5 gjate te njejtes periudhe. Duke marre te gjithe modelet e iphone Apple eshte akoma lideri.

Shitjet Boterore te Smarphone sipas ModelitAnalisti Neil Shah nga kompania Strategy Abalytics tha se “Galaxy S3 arriti te kape 11% te Marketit Boteror te smatphone-ve te shitur ne te gjithe boten dhe u be telefoni smartphone me i shitur ne bote per here te pare”, megjithate kompania thote qe Samsung nuk do ta mbaje kuroren per shume gjate.

Neil Maston Drejtori i Strategy Abalytics tha se Samsung’s Galaxy S3 ka provuar qe eshte me popullori me konsumatoret dhe operatoret ne Ameriken e Veriut, Europe dhe Azi.

I dale ne treg per here te pare ne Maj te 2012, telefoni me sistem operativ Android ka nje Ekran fantastik 4.8 mega pixel me prekje dhe nje bateri qe ka nje kohe zgjatje pune me te madhe  se iPhone 4s gjithashtu ai ka nje kamera me me shume megapixel 8mp per te qene te sakte dhe video ne Full HD. Galaxy ka aftesi te punoje ne rrjetet celulare 4G. Shume faqe teknologjie e kane vleresuar si smrtphon-i me i mire ne market.

ndarja e marketit boteror te telefonave

Megjithate pozicioni i Galaxy S3 si modeli i telefonit me te shitur ne bote nuk do te jete afat gjate. iPhone 5 i kompanise Apple ka pasur nje fillim shitjesh solid me 6 miljon njesi te shitura ne te gjithe boten gjate pjeses se trete te vitit 2012. Pritet qe iPhone 5 tja kaloje Samsung Galaxy S3 ne Pjesen e 4 te Vitit 2012 dhe Apple mund te rimarri titullin si telefoni me popullor ne bote.

 

 

2 thoughts on “Samsung Galaxy S3 ja kalon iPhone 4s si Telefoni me i Shitur ne Bote”

Leave a Reply to majlinda Cancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.