Fjalor Anglisht Shqip Online
Twitter
Facebook

Facebook shënon 200 milionë përdorues

facebook Facebook shënon 200 milionë përdorues

Vetëm këtë muaj komuniteti Facebook ka arritur të dyfishojë bazën e tij të përdoruesve dhe të kalojë kufirin prej 200 milionësh.

Pak kohë më parë, ”Facebook” duke u bazuar në numrin e përdoruesve arriti konkurrentin e tij më të madh ”MySpace” dhe pas kësaj  ”Facebook” u rrit me hapa të mëdha duke e tejkaluar numrin e barazisë së përdoruesve të konkurrentit të tij. Sipas të dhënave zyrtare të comScore, ”MySpace” aktualisht numëron vetëm 130 milionë përdorues aktiv.

Për këtë arritje ka njoftuar personalisht njëri prej themeluesve të Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

”Facebook” ka nisur edhe një faqe bamirësie qe quhet Facebook for Good vetem pas festimit të përdoruesit të 200 miliontë Ajo ka ardhur ne jetë si bashkëpunim i 16 organizatave humanitare. Nga të gjitha gjërat që do të blihen nëpërmjet kësaj faqeje, rreth 90 – 95 % të shumës së blerë do të shkojnë për qëllime bamirësie.


One Response to “Facebook shënon 200 milionë përdorues”

  1. adisa says:

    jeni mat mirtit

Leave a Reply

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.