Sipas studimeve te fundit shume njerez harxhojne me teper kohe me telefonin se me partnerin e tyre. Thene kjo eshte mire qe nese jeni nje nder keta persona te filloni reduktoni kohen qe harxhoni duke pare ekranin e celularit.
Sipas nje studimi ne Britani rreth 62% e te anketuarve jane koshient qe harxhojne shume kohe me telefonet e tyre dhe deshirojne te jene me pak te varur.
Me keshillat e meposhtme mund tju vime ne ndihme.
A duhet te merakoseni?
Studimi i ri nga universiteti i Derby-t “Varesia nga smartphone-t dhe karakteristikat psikologjike qe lidhen me to” pretendon se sa me shume te perdorni telefonin tuaj aq me i larte rreziku per tu bere i varur.
Sipas ketij studimi nje perdorues mesatar harxhon rreth 3.6 ore ne dite me telefonin e tij dhe rreth 13 % e pjesmarresve u pershkruan si te varur. Karakteristikat psikologjike te varesise nga smartphone dhe lidhja me narcizizmin jane per tu merakosur.
“Perdorim i tepruar i rrjeteve sociale dhe smartphone-ve mund tju kushtojne shume me teper se thjeshte kohen”
Sipas psikologes Dr.Deepika Chopra ato mund tju vjedhin lumturine, te pengojne zhvillimin tek femijet dhe mund te reduktojne arritjet dhe potencialin akademik te studenteve.
Studime te tjera tregojne se koha qe kaloni ne facebook e cila eshte rritur ndjeshem si pasoje e aplikacioneve per smartphone ka rritur gjithashtu ndjenjen e vetmise.
Frika ime eshte se ndoshta po vrasim aftesine per te socializuar me njerzit ne boten reale tha Dr.Deepika. Une besoj se ne duhet te punojme fort per te krijuar nje balance dhe te veme kufinj kur behet fjale per rrjetet sociale dhe perdorimit te smarphone-ve ne menyre qe te gezojme dhe te zhvillojme aftesite emocionalegjithashtu te zhvillojme mardheniet me te tjeret sidomos kur behet fjale per empatine shtoi ajo.