Pishinat natyrale me te bukura ne bote

Enderroni vende te bukura ku mund te notoni, zhyteni, te perjetoni emocione te forta dhe unike? Larg zhurmes, larg monotonise se perditshme, nga Meksika, Italia, Greqia keto jane pishina natyrale, mrekulli te natyres qe nuk duhen humbur.

Uje ngjyre smerald apo blu, midis shkembinjve, prane detit apo nen ujevara, pamja e tyre eshte spektakolare dhe origjinale.

Ja cilat jane pishinat natyrale me te bukura ne bote:

Pamukkale, Turqi

pamukkale turkey

Ne turqisht do te thote “keshtjelle pambuku” dhe eshte nje nga pasurite natyrore me te famshme ne bote e cila ndodhet ne pjesen jug-perendimore te Turqise, ne province te Denizli. Tarracat me pishina me ujera termale vizitohen nga miliona turiste gjate gjithe vitit. Keto tarraca te bardha jane formuar nga nje shkemb sedimentar i depozituar nga burimet e ujerave te nxehta dhe quhet travertin. Ne kete zone ka rreth 17 burime te ujit te nxehte termal, temperatura e te cilave varion nga 35o-100o.

Si jane formuar keto burime? Levizje te shpeshta tektonike te tokes kane bere qe ujerat e nentokes te dalin ne siperfaqe ne formen e burimeve termale. Cdo sekonde rrjedhin rreth 250 litra uje i nxehte i pasur me karbonat kalciumi i cili kur del ne siperfaqe depozitohet ne formen e gelqeres apo shkembinjve travertine duke dhuruar pamjen e nje kaskade prej akulli.

Nje nga pishinat me interesante eshte “Pishina e Kleopatres” e cila nuk duhet humbur.

Ishujt Marietas, Puerto Vallarta, Meksike

Ky eshte plazhi i dashurise “Playa De Amor”, nje plazh sekret ku mund te shkosh vetem me varke, duke kaluar neper nje tunel 6 metra te gjate. Ndodhet ne perendim te Puerto Vallarta, ne arqipelagun e ishujve Marietas. Sot ky vend i virgjer eshte Park Kombetar ku mund te qendroni ne nje kohe te kufizuar te shoqeruar nga cicerone, e te shijoni notin apo zhytjet.

ishujt marietas

Ne vitet 1900, qeveria Meksikane i ka perdorur keto zona per testimin e eksploziveve te ushtrise dhe ky eshte rezultati. Nje krater i dukshem vetem nga lart, ku mund te shkosh vetem ne rruge detare. Sot ne kete Park Kombetar ndalohet peshkimi, gjuetia apo cfaredo lloj aktiviteti human.

Sapo kaloni tunelin, do te takoni breshkat e ujit, oktapode apo shume specie te peshqve tropikale. Mund te hasni edhe ndonje delfin apo balene.

Laguna Giola, Thassos, Greqi

giola thassos

Nje pishine natyrale e gdhendur ne shkembinjte e ishullit grek Thassos, pak metra larg detit Egje. Nje nga karakteristikat e saj kryesore qe e ben shume terheqese per vizitoret nuk eshte vetem uji transparent e shume i paster ne ngjyre jeshile esmeraldi por edhe temperatura e ujit qe eshteme e larte nga ajo e detit. Me nje madhesi 20×50 metra ajo te jep pershtypjen e nje pishine te vertete. Kjo mrekulli e natyres ndodhet afer Astris dhe per te shkuar atje duhet te pershkoni nje rruge jo te mire, e gjate 3-4km me makine dhe me pas te ecni pak ne kembe.

Ishulli Thassos, i ndodhur ne pjesen me veriore te detit Egje, eshte nje nga destinacionet me te preferuara se fundmi edhe nga turistet shqiptare. Nderkohe qe ishujt e Greqise gjithmone kane terhequr vizitore nga gjithe bota.

Shpella e Poezise, Puglia, Itali

Shpella e poezise ose “Grotta della poesia” ndodhet ne Roca Vecchia, ne province te Lecces. Emri i kesaj shpelle e ka origjinen nga fjala “posia” e cila ne greqishten antike do te thote “burim i ujerave te embel” dhe i referohet burimit qe per shekuj me radhe, rrodhi neper kete zgaver ku shenjat jane akoma te dukshme edhe sot. Megjithese nga emertimi te gjithe besojne se ka lidhje me poezine.

grotta della poesia

Per ata qe preferojne te shohin anen romantike te histories, ekziston nje legjende e vjeter qe rrefen per nje princeshe shume te bukur e cila laheshe gjithmone ne ujerat e kesaj shpelle. Lajmi i prezences se saj u perhap shume shpejt dhe poetet admironin vajzen dhe benin vargje dashurie per te. Prandaj eshte edhe emertimi “Shpella e poezise”.

To Sua, Ishujt Upolu, Samoa

Nje vend qe te le pa fryme. Ne gjuhen lokale To Sua do te thote “grope gjigande” dhe duke pare imazhet kuptohet perse. Kjo pishine natyrale ndodhet 30 metra poshte, ne mes te shkembinjve, e cila mund te arrihet vetem nepermjet ajrit ose nepermjet shkalleve. Per te hyre ne kete pishina duhet te paguani nje tarife prej 6$-15$ por e gjithe eksperienca qe do perjetoni nuk ka cmim.

to sua samoa

Ndodhet ne fshatin Lotofaga, i famshem per numrin e madh te pishinave natyrale te ngjashme me To Sua. Gati ne te gjitha jane ndertuar shkalle druri te posacme per te mundesuar zbritjen dhe shijimin e ujit te kristalte. I rrethuar nga pemet dhe gjelberimi pa fund ky eshte nje peisazh perfekt per tu fotografuar.

Ujevarat Tat Kuang Si, Luang Prabang, Laos

Nje ore larg qytetit te Luang Prabang, e deklaruar si nje pasuri e mbrojtur nga UNESCO, ndodhet kjo kaskade e mrekullueshme. Me nje lartesi rreth 30km qe perfundojne ne shume pishina me uje transparent.

tat kuang si waterfalls

Ujerat mblidhen ne keto pishina te shumta me uje te kristalte e rrjedhin poshte ne drejtim te rrymes. Per te zgjedhur pjesen e duhur per tu hedhur, mjafton te ndiqni rrugen ne te majte, te vleresoni piken me te pershtatshme dhe te zhyteni.

Vendasit kerkojne nje tarife te caktuar per te vizituar kete mrekulli, por e cila eshte e mirembajtur me ura, vendkalime per te orientuar vizitoret. Shumica e pishinave jane te hapura per te notuar, pervec njeres qe konsiderohet si vend i shenjte.

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.