Aparatet Dixhitale (Kamerat) më të mirë Point-and-Shoot 2012

aparatet me te mire digital 2012Marketi i aparateve Point-and-Shoot (Inkuadro’ dhe Shkrepe) ka evoluar shume keto vitet e fundit.

Shenim: Per ata qe nuk e dine aparatet Point and Shoot quhen te tille falë prakticitetit qe ato ofrojne, keto aparate jane shume te thjeshte ne perdorim dhe bejne fotografi shume cilesore, nga vete emri “Inkuadro’ dhe Shkrepe” mjafton te fokusoni apartin tuaj ne objektin qe doni te fotografoni dhe ta shkrepni dhe do te beni fotografi qe mund te krahasohen shume mire me fotot profesionale.

Modelet e aparateve fotografike qe mund te futen ne xhep tashme mund te nxjerrin foto shume te mira dhe ne ambjente me drite te ulet, jane me te shpejte dhe mund te shkrepin deri ne 10fps (imazhe per sekonde) me dimensione maksimale, tashme kane lente optike te permiresuara dhe aftesi fokusimi shume me te mire, kto ishin disa nga permiresimet qe i jane bere kesaj kategorie aparatesh fotografike. Por ishte nga fundi i vitit 2011 qe filluam te shohim ndryshime te medha ne tregun e modeleve point and shoot: Senor me i madh. Deri atehere edhe modelet me te avancuara point and shoot prodhoheshin me senosore te vegjel, por tashme kjo gje ka ndryshuar. Ndersa prodhuesit vazhdojne te eksplorojne metoda qe i lejojne atyre te qe te vendosin sensore nga kamerat DSLR (profesionale) ne modelet portabel me lente te palevizshme , ne sapo kemi hyre ne fazat e revolucionit te modeleve point and shoot.


Kjo eshte arsyeja pse eshte me e veshtire te blesh nje model point-and-shoot tani se c’ka qene me pare. Besoj se ne pak vite te gjitha modelet serioze point-and-shoot do te kene seonsore DSLR (profesionale) brenda tyre. Per momentin do te listojme modelet me te mira point-and-shoot ne menyre qe ju te mos beni ndonje blerje te gabuar. Keto jane modele qe i kane kaluar pritshmerite. Pra neqoftese doni te blini nje model te hajrit point-and-shoot gjate 2012 mos kini frike, kjo eshte lista me modelet me te mira te aparateve fotografike per momentin.

5. Canon PowerShot G1 X

Canon PowerShot G1 X

Megjithse ky model Canon PowerShot G1 X mbase mund te mos futej ne kete liste besojme se e meriton kete vend duke pare historine e tij revolucionare. Per momentin G1 X ka sensorin me te madh qe eshte vendosur ndonjehere ne nje model aparati me lente te palevizshme point-and-shoot. Eshte pothuajse e madhe sa sensor i Canon 60D. Vetem prej ketij fakti modeli G1 X eshte nje aparat fantastik ne nxjerrjen e fotove me nje performance te shkelqyeshme edhe me ISO te larte. Kur krahasohet me aparatin nr 1 ne kete liste ato jane koke me koke. G1 X gjithashtu ka nje dizenjo shume fleksibel me ekran LCD qe ndryshon kendin dhe me shume “xhingla mingla”. Opsionet e shkrepjes se fotove jane te panumurta. Megjithate G1 X nuk ka aftesi te mire ne shkrepjen e fotove macro (foto e objekteve te vogla nga afer, psh: insektet, lulet), Gjithashtu nuk ka shume opsione ne xhirimine videove dixhitale. Kualiteti i videove nuk ishte ai qe pritej dhe me nje cmim prej $700 keto probleme nuk duhej te ekzistonin. Canon ka shume merita qe ka krijuar nje aparat te mrekullueshem per fotografite ne rruge, panorama dhe portrete, por besoj se gjenerata e re e modelit G1X do te jete modeli qe do ja vleje per tu pasur.

Porosite ne Amazon.com

4. Canon PowerShot S100

Canon PowerShot S100

Ky aparat i vogel modest eshte si pistoleta e xhepit a James Bond qe mund te shpoje nje vrime tek cepi in je ndertese. Canon Powershot S100 eshte ajka ne boten e aparateve point-and-shoot super kompakt.
Megjithse sensor i tij 1/1.7 inch nuk bie ne kategorine e sensoreve te medhej, ky aparat ka aftesi te prodhoje imazhe te mrekullueshme qe perfshijne ISO te larte dhe nje Rezolucion shume te mire. Powershot S100 ka nje dizenjo te vogel plot aftesi, ai zoteron nje unaze rreth lentes e cila mund te perdoret per te rregulluar ISO-n, Zoom-in dhe shume opsione te tjera. Kontrollet manual jane mbreslenese tek S100, megjithate zmadhimi optik i vogel 5x nuk eshte dhe aq terheqes. Megjithate nqs ju po kerkoni per modelin me te mire kompakt point-and-shoot ne treg ai eshte Canon PowerShot S100
Porosite ne Amazon.com

3. Panasonic Lumix DMC-FZ150 ose Sony Cyber-shot DSC-HX200V

Panasonic Lumix DMC FZ150 dhe Sony Cybershot DSC-HX200V

Megjithese modelet me super zmadhim (zoom) nuk kane perfituar nga revolucioni i senosreve te medhej ato jane akoma popullore ne tregun point-and-shoot. Aftesia per te zmadhuar deri tek banja e komshies eshte nje opsion pa cmim. Megjithse Nikon Coolpix P510 ka zmadhimin me te madh (42x optik), Ne kemi zgjedhur Modelet Panasonic Lumix DMC-FZ150 dhe Sony Cyber-shot DSC-HX200V sepse ato jane modelet me superiore. Keto modele ja kalojne dhe Canon Powershot SX40 HS. Panasonic Lumix DMC-FZ150 ofron shume opsione te mira fotografimi, nje ekran LCD qe mund te ndryshoje kendin dhe te dale jashte folese, Nje Zmadhim optik 24x dhe regjistrim video FULL HD 1080p me 60fps (imazhe per skonde). Ndersa Sony Cyber-shot DSC-HX200V ka nje bateri gjigande, zmadhim optik 30x,ekran lcd qe mund te dryshoje kend por jo qe te dale jashte folese si ai i FZ150-es,GPS, nje sensor CMOS 180mega piksel dhe video regjistrim Full HD 1080p me 60fps (imazhe per skonde). Kulaiteti i imazheve nga te dyja keto kamera Panasonic dhe Sony eshte shume mbrese lenes kur e krahason me rivalet e tyre. Te dy aparatet jane te rekomandueshem, ju ngelet te zgjidhni vetem ne baze te kujt marke jeni fans i Panasonic apo Sony.
Porositi ne Amazon.com Panasonic Lumix DMC-FZ150 dhe Sony Cyber-shot DSC-HX200V

2. Panasonic Lumix DMC-LX5

Panasonic Lumix DMC LX5

Vendosja e kesaj kamere ne kete liste ishte nje vendim tjeter i veshtire. Panasonic Lumix DMC-LX5 ka dale ne treg qe prej gati dy vjetesh tashme dhe eshte nje nga modelet point-and-shoot qe rekomandojme me shume. Pse? Ky aparat ka nje set te shkelqyeshem butonash qe kontrollojne aparatin si kur ben fotografi ashtu dhe kur xhiron video. Eshte argetuese te xhirosh video me te fale filtrave krijues qe mund te aplikohen gjate xhirimit te videos. ka gjithashtu nje sere butonash per kontrollin manual te aparatit. Lentja 24 mm me kend te gjere f/2.0 eshte nje perfeksion me vete. Aparati ka nje sensor 1/1.63 inch 10 mega piksel qe prodhon imazhe dhe video fantastike. Megjithse dizenjo e jashtme nuk ka ndonje gje te vecante kur krahasohet me Canon PowerShot G12 dhe Nikon Coolpix P7100, Modeli Lumix DMC-LX5 eshte opsioni me i mire nga te tre. Nese Canon mund ta permiresoje Modelin G1 X dhe Nikon nxjerr ne treg nje model Seria P me sensor me te madh atehere LX5-a nuk do ja vleje me. Por per momentin ai akoma eshte ne krye te listes.
Porosite ne Amazon.com

1. Fujifilm X10 (X100 nese keni para per te prishur)

Fujifilm X10 dhe Fujifilm X100

Pa dyshim Fujifilm X10 eshte modeli me i mire point-and-shoot qe parate mund te blene per mometin, dhe X100 eshte akoma me mire nese keni mbi 1000$ neper kembe. Tani do te permbledhim te gjitha opsionet e modelit X10 dhe eshte e pabesueshme se si kjo kamera te ben per vete. Ka nje trup te dizenjuar mire i cili eshte prudhuar me mjeshteri ne Japoni dhe te kujton aparatin e vjeter Yashica SLR me film. Kontrollet e kameras jane te panumurta tek X10 perfshi ketu dhe teknologjine EXR e cila kontrollon driten e ulet dhe thellesine e fushes. Por me e rendesishmja eshte se Fujifilm X10 prodhon imazhe dhe video fantastike, fale sensorit te tij me madhesi 2/3 inch EXR CMOS. Fujifilm ska ndonje zmadhim optik te madh vetem 4x dhe ka nje ekran LCD qe nuk leviz, por ka nje hapje te lentes f2.0 dhe nje gjetes fushepamje optik shume bujar. Fujifilm X10 dhe X100 jane shemebuj te perfeksionit se si modelet point-and-shoot duhet te jene.

Porositi ne Amazon.com Modeli X10 dhe Modeli X100

 

Source: technobuffalo.com

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.