Keni veshtiresi per te zgjidhur problemat e matematikes? Photomath mund ti zgjidhe per ju.

Pse te lodheni per te zgjidhur ekuacione matematikore kur nje aplikacion ne celular mund te beje punen per ju. Nese jeni duke bere detyrat e matematikes dhe dikush apo dicka ju jep zgjidhjen a quhet ky kopjim?

Te gjithe kemi makina llogaritese ne celular por aplikacioni me i fundit Photomath i ben gjerat ne nje menyre tjeter? Duke instaluar Photomath ne celularin tuaj ju mjafton vetem te drejtoni kameren e smartphone-t drejt problemit matematikor qe duhet te zgjidhni dhe ne pak sekonda do te merrni pergjigjen e sakte.

Photomath eshte falas dhe mund ta gjeni ne itunes dhe ne telefonat windows.
Besojme shume shpejt do te gjendet nje zgjidhje e ngjashme edhe per telefonat Android. Nderkohe po punohet dhe fjalet jane qe ne fillim te vitit 2015 do mund te perdoret edhe per smartphone-t Android.
Ky aplikacion perdor kameren e smartphone-t tuaj per te skanuar problemin matematikor dhe me ane te njohesit te tekstit ju paraqet zgjedhjen e duhur.
Zyrtarisht aplikacioni eshte krijuar per te kursyer kohen qe ju nevojitet per te kthyer faqet e librit ne fund dhe te shihni zgjidhjen e problemit kur jeni duke studjuar.
Kur e gjejne zgjidhjen ne fund te librit ndodh shpesh qe nxenesve apo studenteve u ulet nota sepse nuk jane ne gjendje te shpjegojne si e gjeten zgjidhjen e nje problem te caktuar.
Kjo eshte nje problem tjeter qe Photomath e zgjidh per ju.
Jo vetem qe ju jep zgjidhjen e problemit matematikor por ju do te zbuloni edhe si arrihet deri tek zgjidhja hap pas hapi.Ne kete menyre mesoni edhe llogjiken qe eshte ndjekur.
Ky aplikacion mund te behet problem per stafin pedagogjik te shkolles. Nese mesuesit nuk i konfiskojne smartphone-t gjate testimeve kjo mund te jete nje menyre shume e thjeshte per nxenesit apo studentet qe te kopjojne.

Aplikacioni Photomath mund te zgjidhi ekuacione lineare, thyesa apo ekuacione me rrenje apo fuqi prandaj mund te themi qe me algjebren dhe trigonometrine jeni te mbuluar.

A eshte ndonje i zemeruar qe ne brezat e meparshem e vetmja gje qe kishin ishin kopjet ne copa letre?

1 thought on “Keni veshtiresi per te zgjidhur problemat e matematikes? Photomath mund ti zgjidhe per ju.”

  1. Eshte komplet gabim.Rezultatet jane gabim. Jam gjimnazist dhe rezultatet dolen te gjitha gabim ne ushtrimet e testit qe bera. Mos e shkarkoni fare sepse eshte rren.

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.