Si te blesh dhe te shesesh ne internet (Online) me paypal apo karte krediti

blerje-online
Ka shume menyra per te blere dhe per te shitur online por duke marre parasysh qe jetojme ne Shqiperi dhe shume sherbime nuk funksionojne edhe menyrat e blerjes dhe te shitjes jane te kufizuara.Menyrat me te perhapura per blerjet online ne shqiperi jane me karte krediti ose me Paypal.

  • Menyra Nr 1

Menyra e pare per te blere online eshte me ane te nje karte krediti, kjo menyre eshte shume e lehte por faqet qe ofrojne shitje te artikujve dhe postim te tyre per ne shqiperi jane te kufizuara, gjithashtu nje nga anet negative te kesaj menyre eshte se ekziston mundesia qe t’ju vidhen nr e kartes se kreditit gjate blerjes per shkak te infektimit te kompjuterit tuaj nga viruset, trojanet ose keyloger-at.Megjithate une po ju them disa faqe ku mund te blini online qe jane shume te sigurta te cilat i kam provuar vete ose miqte e mi:

amazon_logo
1) Amazon.com kjo eshte nje nga faqet me te fuqishme ne bote per shitjen online dhe aty mund te gjeni pothuajse cdo gje qe ju vjen neper mend por fatkeqsisht produktet qe mund te postohen ne shqiperi jane te pakta, ato jane vetem libra dhe dvd. Ketu ne kete faqe keni nje liste me librat me te shitur ne Amazon. Une personalisht kam blere shume libra per vete dhe per miqte e mi dhe asnjehere nuk kam pasur probleme,posta eshte shume e sigurte.

strawberrynet

 

 


2) StrawberryNET.com 
eshte nje faqe shume serioze qe shet parfume origjinale online per femra dhe meshkuj dhe pervec parfumeve aty mund te gjeni shume produkte kujdesi për lëkurën dhe pordukte per trajtimin e flokeve. StrawberryNet qe ben dergesa nderkombetare falas dhe cmimet jane shume te lira. Jam i bindur qe parfumet qe do te gjeni ketu jane shume me te lira se ato qe tregtohen ne dyqanet shqiptare. Pervec kesaj StrawberryNet ofron here pas here skonto dhe nqs ju blini vazhdimisht parfumet tek kjo faqe do perfitoni skonto qe arrijne deri ne 10% vetem nga statusi i klientit te perhershem.
Skemat e Uljeve per Klientin e Perhershem jane si me poshte:

  • 1% per blerjen e dyte.
  • 2% per blerjen e trete.
  • 3% per blerjen e katert.
  • 4% per blerjen e peste.
  • 5% per blerjen e gjashte.
  • 7.5% per blerjen e dhjete.
  • 10% per blerjen e njezete.

Per te perfituar keto skonto sa me shpejt ju mund te blini dhe per miqte tuaj dhe te perfitoni skonto nga blerjet e shpeshta dhe me shumice.

Skemat e Uljeve per Klientin e qe blen me Shumice jane si me poshte:

  • per 2 produkte perfitoni 1% skonto.
  • per 3 produkte perfitoni 2% skonto.
  • per 4 produkte perfitoni 3% skonto.
  • per 5 produkte perfitoni 4% skonto.
  • per 6 ose me shume produkte 5% skonto.

Pra nqs ju blini perhere te kjo faqe dhe beni blerje dhe per miqte tuaj ju shume shpejt mund te kaloni ne nivelin e 15% skonto dhe produktet do te jene jashtezakonisht te lira.
Ju keshilloj qe kur te beni blerjen ta beni ne $ pasi cmimet ne $ jane shume me te lira, per te nderruar monedhen shkoni tek Monedha tek pjesa e siperme e faqe ne te djathte dhe zgjidhni USD. Kjo faqe eshte dhe e perkthyer ne gjuhen shqipe keshtu qe do ta keni te lehte te orientoheni per te bere blerjen. Une personalisht e perdor shpesh kete faqe dhe nuk blej me parfume neper dyqane shqiptare tani kam arritur dhe nivelin e skontove prej 10% si dhe ate kur blej me shumice per 5%. Dergesat vine brenda 1 jave ose 2 javesh maksimumi.

3) Victoriassecret.com ofron veshje per femra te te gjitha llojeve dhe nga eksperienca e miqve te mi i dergon edhe ne shqiperi keto produkte, por kini kujdes me vleren e produkteve qe blini sepse per vlera mbi 15mije leke te reja do t’ju duhet te paguani dogane.

mund te kete dhe faqe te tjera qe shesin ne shqiperi me ane te kartes se kreditit, nqs ju dini faqe te tjera i shkruani tek komentet.

  • Menyra Nr 2

Menyra e dyte dhe me e perhapur e blerjeve online nga shqiperia eshte nepermjet faqes ebay.com
Cfare eshte ebay? ebay eshte nje faqe ku te gjithe kane mundesine te blejne e te shesin gjithcka qe ju vjen nepermend nga pullat e postes deri tek makinat.Kjo faqe nuk eshte prone e nje firme te vetme, ajo eshte e ndertuar nga perdoruesit e saj.Psh nqs mua me duhet te shes nje telefon te perdorur, shume mire mund ta shes ne ebay me nje cmim te arsyeshem sic dhe mund te blej produkte te reja dhe te perdorura nga perdoruesit e ebay.com nga e gjithe bota.

Cfare te nevojitet per te blere ne ebay?
Nje nga menyrat me te perdorura ne ebay per te paguar produktet qe ti deshiron te blesh eshte paypal. Paypal eshte nje menyre shume e sigurte per blerjen online sepse gjate blerjes ti nuk ekspozon numrat e kartes se kreditit por te duhet vetem adresa e emailit tend dhe passwordi i llogarise se paypal. Paypal gjithashtu sherben per dergesa dhe marrje parash ne menyre te menjehereshme thjesht duke ditur adresen e mikut ose familjes tende. Dhe perseri ne kete pike ndikon negativisht faktori i te jetuarit ne shqiperi sepse paypal nuk ofron marrjen e parave per shqiperine por vetem dergimin e tyre.Pra ju nuk mund te shisni produkte ne ebay sepse nuk keni mundesi te marrjes se parave nepermjet paypal por vetem te blini produkte ose mund te shisni me ane te transfertave bankare gje qe eshte nje proces shume i gjate dhe shumica e te huajve nuk e perdorin si menyre pagese ne ebay.

Tani paypal ka filluar dergesat dhe ne shqiperi te parave.

Cfare te nevojitet per te hapur nje llogari ne Paypal.com
Perte hapur nje llogari ne paypal te duhet nje karte krediti te cilen mund ta marresh ne cdo banke duke depozituar 500euro ne llogarine tende ose mund ta marresh pa depozituar asgje thjesht duke krijuar besim tek analistet e kredise me ane te rroges tuaj pra duke e marre karten si tip minikredie. Une personalisht e kam marre karten e kreditit tek ProCredit Bank dhe nuk kam patur probleme me Paypal. Per cdo blerje qe beni ne internet me ane te paypal parate terhiqen nga karta juaj e kreditit dhe ju duhet ta paguani shumen e harxhuar cdo date 15 te muajit pasardhes.Psh nqs ju beni nje blerje ne date 3 Shatator juve ju duhet te paguani shumen e harxhuar nga karta ne date 15 tetor. Sigurisht qe banka ka komisione per cdo blerje qe ju beni por ato jane shume te vogla kurse paypal nuk ka asnje komision ne rastet kur ju e perdorni kete sherbim per te blere ose per te derguar para, ai ka  komisione vetem ne rastet kur ju merrni para me paypal gje qe nuk funksionon ne shqiperi.

 

139 thoughts on “Si te blesh dhe te shesesh ne internet (Online) me paypal apo karte krediti”

  1. Neni 116
    Mallra me vlerë të papërfillshme
    1. Në përputhje me nenin 117, çdo dërgesë e përberë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të
    dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një marrës në Republikën e Shqipërisë,
    përjashtohen nga detyrimet e importit.
    2. Për qëllime të pikës 1, “mallra me vlerë të papërfillshme” janë mallra, vlera përmbledhëse
    e të cilëve nuk duhet të kalojë vlerën ekuivalente në lekë të shumës 150 euro.

  2. Admin per te blere ne eBay me paypal a duhet te kaloj leket nga llogaria bankare ne paypal apo paypal ka akses direkt te llogaria bankare?? Flm 🙂

  3. Admin per te blere ne eBay me paypal a duhet te kaloj leket nga llogaria bankare ne paypal apo paypal ka akses direkt te llogaria bankare?? Flm 🙂 🙂

  4. Pershendetje.
    E di qe eshte pak si vone ne raport me komentin e fundit por doja tju pyesja per dicka. Kam karte krediti ose debiti rimbushese te credins dhe nuk me jep mundesi te pranoj pagesa ne paypal. Kam nje biznes te vogel dhe cdo person qe me dergon nje pagese nga jashte shtetit shikon nje mesazh te tipit:: perdoruesi nuk mund te marre para sepse nuk ka konfiguruar accountin per te marre fonde. Accounti eshte i konfiguruar sepse fola dhe me call centerin ne Irlande dhe ne thane nga ne cdo gje ok. Me shume mundesi fajin e ka karta edhe pse eshte VISA Electron. Ju lutem mund te me keshilloni nje karte krediti qe mos te me jape keto probleme. Faleminderit.

  5. Paypap ju ka dergu nje kod tek banka. Eshte si nje xhirim i vogel diku 2-3 dollar jane terheq nga llogaria juaj prej paypal. Ju duhet ta merrni ate kod dhe ta vendosni tek adresa e paypal ku ju kerkon kodin e konfigurimit

Leave a Reply to geencc Cancel reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.