Harta e Kosoves

Ne kete faqe kam permbledhur disa nga hartat me te medhaja te Kosoves qe munda te gjej ne internet. Kto harta mund t’ju vine ne ndihme per qellime mesimi, turizmi, udhetimi, orjentimi ose thjesht kurioziteti. Kto harta mund te shkarkohen shume kollaj ne kompjuterin tuaj ne menyre qe ti keni kollaj per ti hapur ne cdo moment qe do t’ju duhen ose mund ti printoni dhe ti merrni me vete ne makine ne rast se keni vendosur te beni nje udhetim ne Kosove..

Harta Fizike e Kosovës

 Harta Fizike e Kosovës

 

Read more

Si Te Besh Kartolina Urimi te Personalizuara per Raste Festash

Meqe jemi fare prane festes se Krishtlindjeve besoj se gjithkujt do t’i pelqente te bente nje kartoline urimi te vecante nga ajo qe jemi mesuar te dergojme apo te marrim nga miqte cdo vit. Qofte kjo jo vetem per Krishtlindje por edhe per raste ditelindjesh , festash te ndryshme etj. Me poshte do t’ju japim disa keshilla si mund t’i realizoni keto kartolina dhe pse t’i besh ato.

Kartolina Bebesh Te Porsalindur

Eshte dicka e vecante – Cdokujt do t’i pelqente te shikonte fotografite e te dashurve te tyre e sidomos te pjestareve te familjes te cilet jetojne larg. Kjo tregon qe ju jeni te interesuar per te krijuar dicka te vecante dhe eshte e mrekullueshme ta besh dike te qeshe , qofte edhe per pak minuta.

 

Eshte pak e kushtueshme – Nje kuti me 10 kartolina mund te kushtoje rreth 12 dollare ndersa kartolinat e personalizuara online kushtojne rreth 6 dollare 10 kartolina duke perfshire edhe posten.

 

Eshte e thjeshte – Te krijosh kartolinen tende te festive online do te thote vetem disa klikime me maus. Nuk do t’ju duhet te dilni ne mes te debores e te kerkoni dyqanet per kartolina pasi e keni gjithcka kerkoni brenda kompjuterit tuaj.Ndiqni udhezimet tona te meposhtme dhe ju do te merrni kartolinen tuaj festive te personalizuar direkt e ne deren tuaj.

Ftesa per dasma

Eshte e kendshme – Nuk ka gje me te bukur per gjysherit se nje foto e niperve te tyre te shtrenjte . Keto kartolina me siguri plastifikohen dhe ngjiten tek dera e frigoriferit me kujdes te vecante ne menyre qe te jene te dukshme dhe t’u tregohen gjithkujt.

Read more

Keshilla Fotografish per Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

Krishtlindjet po afrojne dhe ne te gjithe kerkojme te bejme foto sa me te bukura te pemes se Krishtlindjeve , dekorimeve te Krishtlindjeve dhe foto te familjareve apo miqve tane.
Ka shume mundesi per te fotografuar gjate kohes se Krishtlindjeve si psh hapja e dhuratave te Krishtlindjeve qe eshte nje moment emocionues sidomos per femijet. Ju mund te beni foto fantastike brenda ambjenteve te shtepive me te afermit tuaj apo edhe foto shume te bukura jashte ambjenteve te shtepive tuaja pasi atmosfera e Krishtlindjeve me dekorime dhe me drita eshte e mrekullueshme. Ju duhet vetem te jeni te pergatitur ne te dy rastet dhe me poshte jane disa nga keshillat te cilat do t’ju vijne ne ndihme.

Foto Femijesh Per Krishtlindje

1. Pergatisni pajisjet tuaja fotografike-nese mendoni se i keni te gjitha ne rregull ju sugjeroj qe ta kontrolloni edhe nje here per t’u siguruar.

  • Paketoni kameren
  • Karikoni baterine ( e mira do te ishte te kishit 2 te tilla )
  • Kontrolloni karten e memorjes dhe sigurohuni te keni mjaft memorje ose te blini 2 karta memorje
  • Merrni parasysh qe mund te mos kete drite mjaftueshem dhe mbase do t’ju duhet blici (kontrolloni qe funksionon ne rregull)
  • Nese do t’ju duhet te merrni nje tripod me vete dhe nuk mundeni dot te merrni nje te madh e te rende , sigurohuni te merrni nje te vogel e te manovrueshem,patjeter do t’ju duhet nje i tille.

    Read more

iPhone 5 do te dale ne shitje ne me shume se 50 Shtete kete muaj perfshi dhe Shqiperine

Apple do ta dyfishoje numrin e shteteve ne te cilat do te behet e mundur dalja ne treg e iPhone 5. Apple njoftoi te henen se iPhone 5 do te dale ne shitje ne Korene e Jugut kete te premte, dhe do te vije ne me shume se 50 Shtete te tjera deri ne fund te muajit Dhjetor. Iphone 5 doli zyrtarisht ne shitje ne USA dhe ne disa shtete te tjera ne 21 shtator 2012 dhe per momentin eshte ne shitje ne 47 shtete perreth botes. Kjo dalje e pershpejtuar e iPhone 5 kete muaj do ta beje Apple te mbaje premtimin e dhene me pare per ta nxjerre smartphonin ne shitje ne 100 shtete deri ne fund te vitit 2012.

iPhone5 del ne shqiperi zyrtarisht

Lajmi per kete dalje ne treg ne keto shtete vjen ne nje kohe kur furnizimet me iPhone 5 me ne fund jane duke arritur te kapin kerkesen e larte per kete telefon. Koha e postimit per iPhonin ne USA ka rene ne nje jave tashme, nje kohe relativisht e ulet kur e krahason me 2-3 jave qe duheshin para dy muajsh per ta postuar.

Read more

iPhone 5 i zbllokuar del ne treg

Per te gjithe ata qe urrejne telefonat e bllokuar erdhi momenti per tu gezuar. Versioni i zbllokuar i iPhone 5 me ne fund del ne treg ne USA.
Te enjten ne mbremje, Apple ka perditesuar dyqanin e saj online per te ofruar nje version GSM te zhbllokuar te modelit te fundit iPhone. Por ne kete rast kjo pajisje vjen me nje cmim me te shtrenjte se sa ne versionet me kontrate te cilat kushtojne $199, $299 dhe $399 perkatesisht per versionet 16Gb, 32GB, dhe 64 GB.
Pra ne vesionin e zhbllokuar cmimet do te jene si me poshte:

iphone 5 i zhbllokuar del ne treg

  • $649 per versionin me memorje 16 gigabyte
  • $749 per versionin me memorje 32 gigabyte
  • $849  per versionin me memorje 64 gigabyte

    Read more

Makina Me e Shpejte ne Bote: Top Lista per 2012-2013

Ndersa shumica prej nesh thjesht mund te enderrojne qe te kene makinen me te shpejte ne bote, disa te tjere do bejne c’te munden qe te posedojne shpejtesine me te madhe.

Keto jane 10 makinat me te shpejta ne bote qe lejohen ne rruge dhe qe jane sot per sot ne shitje (modele te prodhuara si dhe modele te modifikuara). Renditja eshte bere sipas shpejtesise maksimale te matur (Shpejtesite teorike nuk vlejne).

Makinat me te shpejta ne bote:

1. Bugatti Veyron Super Sport: 429 km/ore , 0-100km/ore ne 2.4 sekonda. Motorr alumini me kend te ngushte W16 (forme W me 16 pistona) 8.0 litra me 1200 kuaj fuqi, Cmimi baze eshte 2’400’000$. Megjithese Bugatti Veyron e humbi titullin si makina me e shpejte ne mars te vitit 2007, titull qe u mor nga SSC Ultimate Aero, Bugatti sfidon rekordin ne Gjermani ne korrik 2010 me nje version Super Sport te ri dhe ky Veyron merr perseri titullin si makina me e shpejte ne bote me nje shpejtesi prej 429 km/h. Bugatti Veyron original ka nje shpejtesi maksimale prej 407 km/h dhe me nje cmim prej $1’700’000, fuqia e saj eshte 1001 kuaj fuqi.

bugatti veyron super sport

Vendi Nr 2 eshte nje barazim midis dy makinave me shpejtesi maksimale prej 418km/h!

Read more

10 Gjera te mrekullueshme qe mund te beni me Wolfram Alpha

wolfram alphaNuk e di keni degjuar ndonjehere per Wolfram Alpha e cila eshte nje “motorr kerkimi llogarites njohurish”. Kjo duket fjale pak e veshtire por nese e provoni ta perdorni do shikoni qe eshte nje vegel shume e mire qe mund t’ju vije ne ndihme ne zgjidhjen e problemeve tuaja te perditshme.

Aplikacioni i Apple qe komandohet me ze “siri” 25% te kerkimeve te tij i merr nga wolfram alpha. Ju mund ta perdorni kete mundesi qe kjo vegel ofron ne avantazhin tuaj ne jeten e perditshme ose per zgjidhjen problemave te shkolles.

Kjo kuti kerkimi bosh ne faqen kryesore ofron mundesi te pafundme.Nqs klikoni nje nga imazhet me jeshile si ne rastin e mesiperm do tju shfaqet nje nga shume mundesite per te cilen kjo faqe ofron zgjidhje. Me poshte do te rendisim disa nga aftesite qe ky motorr kerkimi zoteron.

Read more

Anatomia e Trupit te Njeriut

Nje nga serviset qe Google mbylli si pjese e aplikacioneve te Google Labs ishte dhe Google Body Browser( Eksploruesi i Trupit). Ishte nje faqe e mire per studentet e anatomise dhe fiziologjise. Fatmiresisht jane disa faqe te tjera qe bejne te njejten gje qe bente Google Body Browser. Nje Alternative e tille eshte Healthline Body Maps Model.

Nje alternative tjeter me e kompletuar eshte Faqja e BioDigital Human.

anatomia e njeriutBioDigital Human ofron modele interactive 3 dimensionale te anatomise se njeriut. Ju mund te shfaqni ose te fshihni pamje te ndryshme te trupit te njeriut ne varesi te sistemeve te trupit te jeriut qe doni te shikoni. Psh Mund te shfaqni vetem nje ose te mbivendosni disa nga organet e njeriut ose sistemet e meposhtme te trupit te tij:
sistemin kockor, sistemin e tretjes, sistemi urinar,sistemi riprodhues,sistemin e frymemarrjes,sistemi endokrin, sistemin limfatik, sistemi nervor,sistemi kardiovaskular,sistemi i ligamenteve,sistemin muscular.

Read more