Gjermania kundër shërbimit YouTube!


Gjermanet s’do te mund te shohin me klipet e tyre te preferuara ne YouTube.

Mosmarreveshja me Shoqaten per mbrojtjen e te drejtave autoriale ka qene shkaku qe filiali gjerman i shërbimit më të popullarizuar për shkëmbimin e video materialeve te njoftoje se klipet janë bllokuar.
you tube1 Gjermania kundër shërbimit YouTube!

Shoqata për mbrojtjen e të drejtave autoriale për çdo klikim në videoklipin e shfaqur në YouTube ka kërkuar të paguhet me një cent. “Në këtë mënyrë me çdo klikim te nje videoklipi do të kishim humbje”, ka pohuar Henning Dorstewitz, zedhenesi i YouTube.

GEMA (që është shkurtimi për këtë shoqatë) ka paditur shërbimin YouTube per faktin se ata nuk po paraqesin të dhëna të sakta për klipet e shfaqura, si dhe ka shtuar se nuk do të pranojë pagesën paushall, derisa nga YouTube vjen përgjigjja se GEMA nga ta kërkon pesëdhjetë herë më shumë para sesa Shoqata Britanike për mbrojtjen e të drejtave autoriale. “Kjo është e papranueshme”, ka thënë zëdhënësi i YouTube për Evropën, Patric Walker.

Shifrat flasin se klipet muzikore në YouTube në Gjermani der më tash jane shikuar nga më shumë se 13 milionë përdorues në muaj.



Lexoni Gjithashtu:

  1. Zhurma e motoreve

Leave a Reply