10 vendet per te vizituar ne Vjeshte

Asnjehere mos e nenvleresoni stinen e vjeshtes dhe bukurite e saj. Pushime nuk do  te thote vetem vere dhe plazh, por edhe stinet e tjera kane vlerat e tyre per te zbuluar.

Ne vjeshte ka nje eksplozion te vertete ngjyrash, te verdhe, portokalli, te kuqe e deri tek vishnje dhe lejla. Fenomeni foliage (renia e gjetheve) eshte dicka natyrale qe kthehet ne nje spektakel te vertete dhe terheq mijera vizitore. Per me shume gjate vjeshtes ka edhe festa te medha si Halloween, Festa e madhe e Balonave ne New Mexiko apo festa e birres ne Mynih. Mjaftojne nje pale atlete te rehatshme, nje xhakete dhe nje aparat fotografik per te shijuar keto 10 vende qe ju propozojme per te vizituar:

1.   Alto Douro, Portugali

alto douro

Ky rajon i Portugalise eshte i njohur per prodhimin e veres per me shume se 2000 vjet. Pikerisht Shtator-Tetor jane muajt me te pershtatshem per ta vizituar dhe per te pare nga afer kete jubile te vjeljes se rrushit dhe berjes se veres. Menyra me e mire per ta vizituar eshte me ture per 2-5 dite, duke kombinuar shetitjen me varka pergjate lumit Douro, ecje, xhiro me kale apo me biciklete. Mund te qendroni ne shtepiza te vogla prej guri, karakteristike te zones ku mund te shijoni dhe gatimet tradicionale ku spikat oktapodi me vaj ulliri dhe rizoto kremoz me domate te thata dhe fileto rose te eger. Ndersa embelsira tradicionale eshte nje kek i karamelizuar dhe me krem molle.

2.   Tokio, Japoni

tokio vjeshte

Ne Japoni fenomeni i renies se gjetheve quhet Kōyō dhe eshte vertet nje pamje spektakolare ku mbizoteron ngjyra e kuqe. Nje nga kopshtet me te vjetra e te famshme te Tokios eshte Koishikawa Korakuen ku ka peme, pellgje me uje, kodra, gure qe krijojne peisazhe tipike japoneze. Peme te llojeve te ndryshme qe ne vjeshte krijojne nje peisazh me nuance portokalli, te kuqe apo ngjyre ari. Por ky kopesht eshte gjithashtu shume terheqes ne pranvere kur fillojne e celin lulet e qershise qe jane te shumta ketu. Nese shkoni ne Tokio mos lini pa vizituar edhe Pallatin Presidencial, zonen  e Shibuya me e madhja per shopping, bare restorante apo nightclub, kullen Tokio Skytree me gjatesi prej 634 m dhe Tempullin e Sensojit.

3.   Meksika e Re, USA

festivali i balonave

Nga data 6-14 Tetor te gjithe syte do te jene drejtuar ne qiell, ku kete vit mbahet Festivali Internacional i 41 i Balonave. Me shume se 750 balona ngrihen  njekohesisht ne qiellin e Albuquerque dhe pikerisht ne kete qytet e ne kete periudhe sepse, kushtet klimatike dhe gjeografike jane me te pershtatshme per te mbajtur nen kontroll balonen. Gjate ketyre 8 diteve te festes organizohen gara qe kane te bejne me shpejtesine  e aftesite pilotuese si edhe evente te ndryshme.

4.   Liqenet Masuriane, Poloni

liqenet masuriane

Afersisht 170km larg kryeqytetit te Polonise, Varshaves ndodhen mbi 2000 liqene dhe ishuj te mbuluara nga bimesia. Ky rajon mund te eksplorohet me kayak, me varke me vela ose me nje jaht te vogel. Vjeshta eshte periudha me e pershtatshme per ta vizituar sepse dhuron nje peisazh te mrekullueshem.

5.   Toskane, Itali

toskane itali

Toskana eshte nje nga destinacionet me te njohura ne Itali, per arkitekturen mesjetare, kodrinat me vreshta dhe sigurisht per qytetin e bukur te Firences. Toskana eshte e vizituar ne cdo periudhe te vitit, jo vetem per natyren por edhe thjesht per te shijuar kuzhinen tradicionale dhe veren e zones. Disa dite mund tju mjaftojne per te vizituar zonat me intersante te Toskanes duke filluar nga Firence, Siena dhe Pisa.

6.   San Diego, Kanada

san diego

I ndodhur ne Kalifornine Jugore, San Diego ne vjeshte eshte  i ngrohte dhe me diell. Nese s’jeni ngopur  me detin, ketu keni plazhe te mrekullueshme, te pershtatshme per not, serf apo sporte te tjera. Ne sy te bie edhe kuzhina e vecante meksikane por jo vetem tortilla. Mos lini pa vizituar Kopshtin Zoologjik dhe Balboa Park te San Diegos .

7.   Dubrovnik, Kroaci

dubrovnik kroaci

Nje nga panoramat me te bukura mesdhetare, me ujerat e pasterta te Adriatikut, ajrin e paster, me gjelberimin e tij kthehet ne nje atraksion per vizitoret dhe ne stinen e vjeshtes, kur fluksi i turisteve ka rene dhe ke me shume mundesi per te shijuar jo vetem detin por edhe bukurite e tjera te qytetit. Nje faune dhe flore shume e pasur, shpella te vecanta por edhe vlera historike, arkitekturore apo akuariumi i madh me shume specie te ndryshme peshqish. Mos lini pa vizituar ishullin e Lokrum, nje zone e mbrojtur nga Unesco, vetem 10 minuta larg me varke,ishujt Elafite  8 te medhenj dhe 5 te vegjel, Trsteno Arboretum nje fshat i vogel me monumente historike 500 vjecare, gryke derdhjen e lumit Ombla ne pjesen perendimore te Dubrovnikut dhe Parkun Kombetar te Mljet, ishulli me i madh i te gjithe arkipelagut te Dubrovnikut.

8.   Miami, Florida

miami

Miami eshte me shume se sa nje plazh me palmat e tij karakteristike. Ky qytet eshte shume i preferuar edhe nga personazhet e njohur te show biz, jo vetem per plazhet, klimen por edhe per kulturen, njerezit dhe aktivitetet e larmishme. Mund te vizitoni kopshtin zoologjik me kafshe te rralla dhe aktivitete te ndryshme terheqese per femijet, lagjen “little Havana” nje lagje tipike kubaneze ku mund te shijoni gatime te castit tradicionale, Hollywood Beach Boardwalk per te shijuar plazhin, serfin, xhiro me biciklete apo thjesht ecje, kjo zone gjithashtu ka edhe shume bare, restorante apo clube nate. Miami nuk mbaron ketu, ka edhe shume gjera interesante per te zbuluar per te cilat do flasim gjeresisht ne nje post tjeter.

9.   New England, USA

new england

New England eshte nje rajon ne veri-lindje te SHBA-se e cila perbehet nga 6 shtete:  Maine, New Hampshire, Vermont, Massachusetts,Ishujt  Rhode dhe Connecticut. Ne kete zone ka mijera kilometra me pyje dhe gjelberim te cilat ne vjeshte jane ne mrekulli e vertete. Ajri eshte ifresket dhe i paster, perfekt per ecje, biciklete apo shetitje me makine duke shijuar fermat e shumta te vecanta per pemet e molleve dhe kungujt ngjyre portokalli.Per te mos u humbur eshte edhe qyteti  Boston i cili ka shume per ti ofruar turisteve.

10.               Mynih, Gjermani

mynih festa e birres

Ne vjeshte nuk mund te humbisni festen me te madhe te birres ne Mynih e cila nis ne 21 Shtator-6 Tetor 2013. Cdo vit mbi 6 milion vizitore marrin pjese ne kete feste dhe konsumojne mbi 6 milion litra birre. Ky festival eshte tradite qe nga viti 1810 dhe eshte pjese e kultures Bavareze. Rreth 14 tenda te medha dhe 20 tenda te vogla ngrihen ne qytet ku ofrohet jo vetem birra por edhe vere dhe gatime te ndryshme. Nuk ka pagese per hyrje as ne feste as ne tenda, mund te rrini jashte ose brenda tendave, gjithashtu mund te rezervoni ne avance tavolinen tuaj. Cdo tende ka party dhe mund te shkoni ku te deshironi por eshte shume e veshtire qe te gjeni vende per tu ulur. Ana negative e kesaj feste jane cmimet e shtrenjta te hoteleve, te cilat duhet ti rezervoni 4-5 muaj perpara.

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.