Si Te Beheni I Jashtezakonshem Ne Fushen Tuaj?

Per te arritur majat ne nje fushe te caktuar shpesh duhen vite te tera ose edhe dekada.
Prandaj e rendesishme eshte te mesoni si te beheni te vecante ne fushen tuaj?

professional_new
Disa nga keshillat tona do ti gjeni meposhte:

Gjeni pasionin tuaj.

Eshte e veshtire te beheni te jashtezakonshem nese nuk e doni vertet ate qe beni dhe shpesh gjetja e pasionit tuaj mund te jete me e lehte nga sa mund te imagjinoni.
Per shembull: Ina Garten ju keshillua te kujtonte se cfare i pelqente te bente ne moshen 10 vjecare. Per te pasioni ishte gatimi edhe punoi per te pasur nje karriere te jashtezakonshme si shkrimtare per libra gatimi.

Mos u perpiqni te jeni perfekt.

Te perpiqeni te jeni shume i mire eshte nje gje, te perpiqeni te jeni perfekt eshte nje gje krejtesisht tjeter dhe te themi te drejten nuk eshte aspak realiste. Sipas lexuesve te Quora qellimi kryesor duhet te jete permiresimi i vazhdueshem.

Beni pyetjet e duhura.

Ka dy probleme tek njerzit qe identifikohen si medioker: Ata nuk kane gjetur ende pasionin e tyre dhe kane mendim te gabuar per suksesin. Gjithcka fillon me pyetjet e duhura ne vend qe te kerkoni pergjigjet e duhura. Filloni te vleresoni jeten tuaj. Jeni te lumtur me jeten qe beni? A po beni gjerat qe ju pelqejne?

Dilni nga zona e rehatise

Eshte shume e lehte te zhvilloni nje rutine dhe te qendroni aty por nderrmarrja e rreziqeve mund tju ndihmoje te zhvilloheni dhe te rriteni profesionalisht.
Celesi eshte ky: Beni te panjohuren dhe nuk do te jetoni asnje dite te vetme ne mediokritet.
Nje perdorues tjeter i Quora thote: Pasi te keni pasur nje ekspericence te jashtezakonshme ju nuk do te jeni kurre me nje njeri i zakonshem. Eksperienca te jashtezakonshme ju japin mundesi te jashtezakonshme.

Identifikoni talentin tuaj.

Nese jeni te fokusuar per te gjetur apo per te perdorur aftesite me cilat keni lindur asnjehere nuk keni per tu bere medioker.
Te zbuloni talentet tuaja unike mund te jete aq e lehte sa te shkruani gjerat te cilat i beni mire pa u munduar shume.

Gjeni burimet qe ju ndihmojne te jeni te motivuar

Vendosja e qellimeve eshte gjithnje nje hap shume i mire per te qene te motivuar por nuk eshte gjithnje e mjaftueshme.
Per te mbatur motivimin tuaj mund tju ndihmojne libra apo filmat, gjithashtu me zhvillimet e fundit te teknologjise edhe aplikacionet e ndryshme ne smarphone-in tuaj.

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.