10 Pikturat surrealiste qe ngjajne si fotografi

Talenti i vertete artistik mund te perkufizohet si aftesia per te hedhur ne telajo apo leter gjerat qe shikohen apo degjohen. Jo te gjithe mund ta bejne artin, edhe nder ata qe mund ta bejne egzistojne disa njerez qe thjeshte e bejne me mire. Keta njerez i japin forme dhe jete imagjinates se tyre. Pastaj ka piktura te paimagjinueshme qe marrin vlera surreale. Nder to me mbreseleneset jane:

10. Pauza (Alyssa Monks)

pause-alyssa-monks
Alyssa Monks eshte nje artiste amerikane nga New Jersey, puna e te ciles eshte e ekspozuar ne te gjithe boten. Ajo filloi te interesohej me teper per pikturen realiste pasi vuri re se disa “filtra” si: uji, xhami apo avulli shtremberojne vizionin e botes ne nje menyre te atille qe e ben me te lehte ti stamposh ato ne telajo, duke perdorur bojra vaji dhe penela te trasha. Shpresojme qe ajo te mos e kete zbuluar kete duke pergjuar njerzit ne dush.
Pauza eshte vetem nje nga punet e Alyssa Monks, marre nga seria e 21 veprave surrealiste ne 2009 qe pershkruajne njerez pas ujit apo xhamit, megjithate ajo eshte vepra me perfaqesuese e stilit te saj.

9.Mosh Pit (Dan Witz)

dan-witz-mosh-pit

Mosh Pit-i i Witz eshte veper e vitit 2001. Witz ne pamje te pare mund te ngaterrohet lehtesisht me ate djalin e keq te shkolles (prej kraheve te mbushura me tatuazhe), ka hedhur disa skena te tilla ne telajo nder vite, por asnjera nuk eshte kaq intense dhe realiste sa Mosh Pit.

8. X-Statix (Jason de Graaf)

The-X-Statix-Jason-de-Graaf-

Pasi shikon kete imazh jo te fotografuar nga piktori kanadez de Graaf, duket qe eshte art i vertete. Koleksioni i gjere i pikturave realiste, me detaje te pabesueshme eshte vete perkufizimi i artit dhe talentit dhe disa nga ne mund ta quajne edhe superfuqi.
Modelet e tij jane ekskluzivisht objekte te pajete, dhe motivi kryesor i punes se tij eshte uji apo lengje te tjera, siperfaqet metalike. Disa vleresues te artit me imagjinate te zhvilluar, hedhin hipotezen qe ai, de Graaf eshte nje robot i derguar nga e ardhmja.

7. Jashte apo Brenda (Roberto Bernardi)

Fuori-o-Dentro-Roberto-Bernardi

Nje tjeter shenje dalluese e nje artisti te madh eshte aftesia per te kthyer objekte te jetes se perdishme ne gjera qe na ngjallin ndjesi, meditime apo reflektojne jeten tone. Rasti ne fjale: lavastovilia e mesiperme. Besojeni ose jo ajo eshte nje pikture vaji ne kanavace e bere nga piktori Roberto Bernardi, nje emer lider ne fushen e artit foto realist. Ashtu si de Graaf edhe Bernardi mund te jete nje robot i derguar nga e ardhmja! Mesa duket ata gjenden gjithandej.

6.Me teper qumesh ju lutem (Diego Gravinese)

Milk-Girl-By-Diego-Gravinese

Na duhet ta themi: jemi teresisht xheloz per piktorin Argjentinas Diego Gravinese dhe per piktoret e tjere surrealist te ngjashem me te. Nese do te donit te shihnit nje vajze te bukur duke u lare me qumesht ne vaske duhet te shkoni ne ndonje faqe interneti dhe te paguani me karte krediti. Ndersa Diegos i duhet vetem te mbylle syte, te vizualizoje skenen egzaktesisht si ai preferon dhe te harxhoje jave (edhe muaj) per ta sjelle ate ne jete. Eshte e vertete qe menyra e tij kerkon me teper kohe por te pakten ai nuk ka pse te beje biseda te sikletshme me bashkeshorten kur ne fund te muajit te vi fatura e kartes se kredit.

5.Te gjithe tundohemi ndonjehere (Tom Martin)

 

Everybody-Gets-Tempted-Sometime-Tom-Martin

Ajo qe po shihni me siper eshte vetem nje nga pikturat super-surrealiste te ushqimit. Martin eshte nje piktor anglez i cili thote se e merr frymezimin per veprat e tij nga jeta e perditshme. Jo per ta gjykuar por pothuajse te gjitha pikturat e tij jane per ushqimin, pervec njeres qe eshte per nje vajze.

4.Auspicia (Robin Eley)

auspica-robin-eley

Si nje piktor surrealist eshte mire te kesh karakteristiken tende, ate qe e ben talentin tend te vecante dhe te dallueshem nga te tjeret. Alyssa Monks si e pame me siper eshte shume e zonja me ujin dhe xhamin dhe Bernard ska lene ene guzhine me shkelqim pa pikturuar. E vecanta e Robin Eley eshte pa dyshim celofani, i cili gjendet ne cdo pikture te tij.
Sipas fjaleve te artistit Australian, celofani supozohet te perfaqesoje izolimin e njerzve modern, permes te cilit ne mund te shohim por nuk mund te prekim. Ne fakt kjo lidhet shume mire me jeten e Eley-it, kur shpesh ai ndihej i shkeputur nga bota perreth tij. Megjithate kjo nuk e shpjegon pse shume nga modelet e tij duhet te ishin lakuriq. Ne fakt nje nga arsyet pse Auspicia ndodhet ne kete list eshte sepse eshte nje nga pikturat me pak te zhveshura.

3. Sin Título 4 (Pedro Campos)

sin-titulo-4-pedro-campos

Vetem shikoji pikturat e artistit Spanjoll Pedro Campos, jane kaq reale sa te vjen te kapesh nje nga ato kanacet dhe te freskohesh ne nje dite te nxehte vere.

2. NVA 24 (Paul Cadden)

Paul-Cadden-nva-24

Teknikisht kjo nuk eshte nje pikture, megjithate eshte akoma me mire. NVA 24 eshte nje vizatim me laps te zi. Shumica e vizatimeve te Cadden-it duan rreth 3-6 jave per tu perfunduar dhe zakonisht shiten per 8,000 $.

1.Aurora (David Kassan)

aurora-david-kassan

Sipas atyre qe dine te vleresojne artin, pikturat e Kassan-it jane te mrekullueshme jo vetem pse jane surrealiste por edhe sepse ato kombinojne njerezit e pikturuar si fotografi me sfonde abstrakte. Dhe mesa duket kjo e ben artin. Por sinqerisht edhe po ti izolosh personazhet e Kassan-it nga sfondi ato gjithsesi jane me te mahnitshmit qe mund te kete bere ndonjehere ndonje artist.

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.