Pishinat natyrale me te bukura ne bote

Enderroni vende te bukura ku mund te notoni, zhyteni, te perjetoni emocione te forta dhe unike? Larg zhurmes, larg monotonise se perditshme, nga Meksika, Italia, Greqia keto jane pishina natyrale, mrekulli te natyres qe nuk duhen humbur.

Uje ngjyre smerald apo blu, midis shkembinjve, prane detit apo nen ujevara, pamja e tyre eshte spektakolare dhe origjinale.

Ja cilat jane pishinat natyrale me te bukura ne bote:

Pamukkale, Turqi

pamukkale turkey

Ne turqisht do te thote “keshtjelle pambuku” dhe eshte nje nga pasurite natyrore me te famshme ne bote e cila ndodhet ne pjesen jug-perendimore te Turqise, ne province te Denizli. Tarracat me pishina me ujera termale vizitohen nga miliona turiste gjate gjithe vitit. Keto tarraca te bardha jane formuar nga nje shkemb sedimentar i depozituar nga burimet e ujerave te nxehta dhe quhet travertin. Ne kete zone ka rreth 17 burime te ujit te nxehte termal, temperatura e te cilave varion nga 35o-100o.

Si jane formuar keto burime? Levizje te shpeshta tektonike te tokes kane bere qe ujerat e nentokes te dalin ne siperfaqe ne formen e burimeve termale. Cdo sekonde rrjedhin rreth 250 litra uje i nxehte i pasur me karbonat kalciumi i cili kur del ne siperfaqe depozitohet ne formen e gelqeres apo shkembinjve travertine duke dhuruar pamjen e nje kaskade prej akulli.

Nje nga pishinat me interesante eshte “Pishina e Kleopatres” e cila nuk duhet humbur.

Read more