Antivirus Falas – Programet me te Mire te Antiviruseve


Programi Antivirus siguron nje mbrojtje esenciale te kompjuterit tuaj nga nje mori virusesh si: trojan, worm, spyware, adware, dialer, keylogger dhe rootkit. Me pare Programet Antivirus thjesht zbulonin viruset, programet Spyware Removers zbulonin vetem spyware, ndersa ne ditet e sotme kufiri midis ketyre 2-programeve eshte i paqarte. Pjesa e me madhe e Antiviruseve jane ne gjendje te zbulojne nje perqindje te konsiderueshme te te gjithe formave te malware.
Malware perfshijne viruse, trojane, worms, spyware, dialers, keyloggers dhe rootkit te cilat shkaktojne efekte shkaterruese per kompjuterin tuaj. Me rritjen e vazhdueshme te malware, programet Antivirus nuk jane ne gjendje ti zbulojne te gjithe. Por Perdorimi i dy apo me shume Antiviruseve kerkon me shume burime te sistemit e si rrjedhoje mund te krijoje konflikte dhe niveli i mbrojtjes se kompjuterit ulet.
Per kete arsye rekomandohet qe te perdorni vetem nje Antivirus per mbrojtje ne kohe reale (Antivirus Realtime Protection). Gjithashtu mund te rrisni sigurine e kompjuterit tuaj duke perdorur programe te tjera sigurie.
Po ju japim disa shembuj te Programeve Antivirus falas, te cilet jane thelbesor per mbrojtjen e kompjuterit nga viruset apo malwaret e ndryshme:

Avast antivirus falas Antivirus Falas   Programet me te Mire te AntiviruseveAvast Free Antivirus Eshte nje nga programet Antivirus me te mire dhe me te avancuar. Avast ka permiresuar vazhdimisht normat e zbulimit te viruseve dhe ne ditet e sotme klasifikohet nder me te miret. Ai ka me shume opsione krahasuar me Antiviruset e tjere falas. Mund te permendim: mbrojtja ne kohe reale perfshire internetin, e-mail, IM (instant messaging), P2P (peer-to-peer, nje aplikacion i rrjetit) dhe mbrojtjen e rrjetit, skanimin e kompjuterit ne ndezje dhe bllokimin e proceseve dyshuese. Versioni i ri 6, ka akoma me shume opsione ku perfshihen: nje plugin qe vlereson faqet e internetit, mbrojtja nga scriptet malware dhe nje opsion Sandbox te limituar (te pa konfigurueshem) qe perdoret ne ekzekutimin e programeve te marra nga burime te pasigurta. Edhe pse opsioni i fundit, Sandbox eshte nje mekanizem sigurie shume i perdorur ai mund te krijoje konfuzion per perdoruesin sepse mund ti coje programet automatikisht ne sandbox. Se fundmi Avast eshte relativisht i lehte per tu instaluar dhe perdorur.

 

Microsoft Security Essentials antivirus falas Antivirus Falas   Programet me te Mire te AntiviruseveMicrosoft Security Essentials (MSE) Edhe ky program eshte nje nga me te miret me norme te larte ne zbulimin e viruseve, kryesisht te rootkit. Por me impresionues eshte fakti qe ky program eshte i lehte ne perdorim , nuk jep alrme fallco dhe i mire ne shkaterrimin e viruseve ose softwareve keqberes ekzistues. MSE eshte nje zgjedhje shume e mire per perdoruesit me njohuri mesatare per kompjuterin sepse ka nje nderveprim minimal midis perdoruesit dhe programit. Ai perditesohet dhe i shkaterron viruset automatikisht. Nuk ka nevoje per regjistrim, mjafton nje miratim i shpejte nga Windows dhe nuk te bezdis ne ekran apo me reklama.
Por ka disa disavantazhe si: shpejtesi e ulet skanimi dhe kerkon kohe per te zhdukur viruset pasi I ka gjetur. Megjithese keto mund te jene shqetesime te vogla e te parendesishme. Skanimin mund ta ekzekutoni gjate nates. MSE nuk eshte i vlefshem per disa shtete, prandaj ata duhet te gjejne nje zgjedhje tjeter.
Mbani parasysh qe Instalimi i Mcrosoft Security Essentials kerkon nje sistem origjinal te Windows.

 

Panda Cloud Antivirus Falas Antivirus Falas   Programet me te Mire te AntivirusevePanda Cloud Antivirus Eshte nje perpjekje e sukseshme e Panda per te qene pjese e programeve falas te Antiviruseve. Ashtu si MSE, Panda Cloud Antivirus eshte nje zgjedhje shume e mire per perdoruesit mesatar, me nje pamje te thjeshte dhe me opsione, perditesime, zhdukje te viruseve ne menyre automatike. Niveli i zbulimit te viruseve eshte ne pergjithesi i larte por sipas te dhenave te fundit nga testimi, zbulimi I kercenimeve te te reja eshte pak me i ulet. PCA perdor teknologjine “cloud” per te pasur nje perditesim me te shpejte te definicineve te viruseve te cilat ruhen ne “cloud”(ne re). Ne kete menyre ne momentin qe Panda perditeson “listen e zeze”,nderkohe te gjithe perdoruesit e PCA qe kane nje lidhje ne internet jane te mbrojtur automatikisht.
Panda Cloud Antivirus ka opsionet e bllokimit te proceseve dyshuese dhe mbrojtjen e internetit, te cilat me siguri e rrisin sigurine e kompjuterit tuaj. Gjithsesi ky nuk eshte ndonje avantazh kaq i madh sepse ju mund te perdorni fare lehte Programe te tjere Antivirusi me “bllokues procesi” te vecante per te pasur nje siguri edhe me te larte.
Vini re qe Panda Cloud Antivirus gabimisht zbulon disa aplikacione te disa sistemeve te browserave te caktuar (psh. Video Chace View) dhe per shkak te futjes automatikisht ne karantine kjoe ben ket antivirus pak te bezdisshem.

 

Avira Antivir 2012 antivirus falas Antivirus Falas   Programet me te Mire te AntiviruseveAvira AntiVir Personal Edition Eshte nje tjeter Antivirus i nje cilesie te larte dhe me pare ka qene me i miri. Por arsyeja qe ka rene ne vendin e trete eshte sepse ne menyre te vazhdueshme promovon instalimin e Ask Toolbar gjate instalimit gjithashtu reklamon per nje kompani qe duket si kompani fantazem.
Por pavaresisht ketyre aneve negative, Avira AntiVir eshte akoma nje nder programet me nivel me te larte te zbulimit te malware-ve dhe viruseve ne krahasim me programet e tjera. Eshte nje zgjedhje shume e mire per nje program Antivirus falas, kryesisht per perdoruesit qe e “rrezikojne” shume kompjuterin e tyre.

Por ka edhe disa pika te dobeta te cilat mund tju cojne ne nje zgjedhje tjeter.

  1. Nuk perfshin mbrojtje te internetit apo e-mailit, ky opsion eshte i vlefshem vetem ne versionin me pagese.
  2. Mungesa e mbrojtjes se e-mailit nuk perben nje disavantazh, thjesht nuk do tju paralajmeroje per e-maile te infektuar nese ka. Por gjithsesi nese hapni nje e-mail te infektuar, Avira AntiVir do te veproje.
  3. Avira AntiVir te bezdis me reklamat e vazhdueshme cdo here qe beni perditesimin.

AVG antivirus falas Antivirus Falas   Programet me te Mire te AntiviruseveAVG Anti Virus Free Edition Eshte gjithashtu nje zgjedhje e pershtashme per nje program Antivirus falas. Edhe pse ne te shkuaren kishte rezultate te paqarta tashme ofron nivel te larte sigurie. Ky permiresim ndoshta eshte fale perfshirjes se nje “bllokuesi” me te drejta te plota qe eshte qe quhet “Mbrojtes Identiteti”. Kjo e rrit nivelin e sigurise megjithese nje nivel i tille mbrojtjeje mund ta gjeni dhe tek programet e lartpermendura te cilat perdorin “bllokues te ndare”.
Fatkeqesisht edhe pse AVG eshte shume I madh ne memorje, shpejtesia e skanimit te kompjuterit eshte e ulet dhe reklamat besdisese shfaqen vazhdimisht (por mund te caktivizohen).

Keto Antiviruse falas, jane programe te shkelqyera qe ju mundesojne nje mbrojtje alternative te mire midis shume produkteve komerciale antivirus.
Ka edhe disa antiviruse te shkelqyer qe jane me kerkese te larte kohet e fundit, ja disa prej tyre:

Ka edhe disa programe te tjera qe kane perdorim te gjere por kane norme te ulet te zbulimit te viruseve.

Ju mund te rrisni sigurine e kompjuterit nese ekzekutoni skanime me kerkese me nje Antivirus tjeter. Keto skanime mund te behen rregullisht per te kontrolluar per viruse, trojan, worms, spyware, adware, keyloggers, rootkits apo malware te tjera te cilat mund ti kene shpetuar skanimit te Antivirusit tuaj kryesor. Nese keni nje program te mire e te sigurte Antivirusi, keto skanime extra me kerkese do te kene nje rol minimal ne sigurine e kompjuterit tuaj.


2 Responses to “Antivirus Falas – Programet me te Mire te Antiviruseve”

  1. xhuvi says:

    Stafi pershendetje. ju shpreh mirenjohje dhe falenderimet per ndihmen e ofruar nga web juaj. me zgjidhet nje problem te madh sepse u vura shume ne veshtiresi per prezantimin tim sepse kompjuteri ku instalova fleshin kishte nje virus qe i fshihte te gjithe folderat. ju uroj gjithe te mirat.
    xhuvi

  2. admin says:

    Na vjen mire qe ju kemi ndihmuar sado pak. Here tjeter nqs keni problem me zhdukjen e folderave lexoni guiden e meposhtme per rishfaqjen e folderave:
    http://www.zbavitje.com/tutoriale/si-te-rishfaq-dokumentat-e-fshehura-nga-virusi-tek-usb-flash-drive/

    Me disa hapa te thjeshte kjo metode do ti shfaqe folderat dhe te gjitha filet e fshehura ne flashin tuaj menjehere.

Leave a Reply

Copy Protected by Chetans WP-Copyprotect.