10 Jahtet Me Te Shtrenjte Ne Bote

Udhetimi me nje jaht eshte nje hobi per te pasurit, shume prej tyre jane te pajisur me shume detaje luksoze qe jane te veshtire per te gjetur edhe ne vilat me te shtrenjta.
Gara ndermjet te pasurve eshte qe te kene jahte me te kompletuar dhe kjo rrit çmimet ne menyre dramatike. Nga vendet per ulje per helikoptere tek pishinat me ngrohje dhe duke shkuar deri te nendeteset per te marre mysafiret per nje shetitje ne thellesine e detit.
Kjo ketu eshte nje pasqyre e detajuar e 10 jahteve me luksoze, me te pajisur dhe me te shtrenjte ne bote.

10. Tatoosh – 100 milion $ 

Tatoosh eshte nje prej 2 jahteve te Paul Allen, arrin gjatesine 91 metra dhe ne mes te opsioneve te shumta ka nje teater, nje pishine, nje baze uljeje per dy helikoptere dhe nje akuarium me karavidhe ne menyre qe ti kete ato gjithmone te gatshem per mysafiret. Me keto llukse eshte plotesisht ne perputhje me Olimpin e Mega-Yahteve.

vendi 10

9. Annaliesse – 103 milion 

Annaliesse mund te strehoje dhe te perkedhele me shume se 50 mysafire. Me 85 metrat e saj ne gjatesi ka nje banje, nje sallon bukurie, nje zone loje per femijet, nje biblioteke e pajisur mire dhe nje teater me nje ekran 100 polesh.Dhoma e gjumit kryesore ka nje xham te madh panoramik dhe nje krevat te madh King size.

vendi 9

8. Alysia – 116 milion $

Alysia me 88 metrat e gjate e tij eshte ne pronesi te maniakut te jahteve Andreas Liveras, nje biznesmen me origjine greke. Jahti Alysia ka nje dhome gjumi master me nje vaske Jacuzzi, nje ballkon privat dhe nje krevat madheshtor, por edhe 5 dhomat e tjera te gjumit nuk jane me pak. Nese deshironi te ftuarit mund te bejne ekskursione ujore me dy Scooters qe jane aty ne rast nevoje.

vendi 8

7. Ecstasea – 129 milion $

Ky jaht ishte lodra e preferuar e Roman Abramovich para se ta shiste ate ne vitin 2009 per nje bleres amerikan. Frymezuar nga dizenjo orientale ne te gjitha 76 metrat e tij te gjate, ai ka shume punime ne bambu te bera nga nje artist i famshem i quajtur Terence Disdale. I ndertuar ne vitin 2004, ka brenda nje klub nate, nje sauna dhe nje banje turke. Ju mund te ngjiteni ne bordin e jahtit me nje helikopter nese deshironi sepse jahti ka edhe nje piste uljeje.

vendi 7

6. Pelorus – 130 milion $ 

Pelorus eshte nje nga jahtet ende ne pronesi te Roman Abramovich i cili arrin 103 metra ne gjatesi. Krijuar fillimisht per nje sipermarres Saudit, ne vitin 2003 u ble nga rusi dhe me ate rast u shtuan edhe stabilizatoret, nje baze ulje per helikoptere, disa ski jet dhe lodra te tjera. Me nje ekuipazh prej 46 personash ky jaht nuk i le asgje rastesise dhe te le pa fjale.

vendi 6

5. Octopus – 200 milion $

Ky jaht 126 metra i gjate dhe me nje ekuipazh prej 40 personash eshte ne pronesi te Paul Allen, nje anetar i zyres se Bill Gates ne Microsoft. Ai ka nje garazh per 7 anije, dy helikoptere dhe nje nendetese per 10 persona.

vendi 5

4. Rising Sun – 200 milion $

Ndertuar nga nje kantier detar gjerman Lürssen, eshte ne pronesi te Larry Ellison (Oracle) dhe David Geffen. Ne 138 metrat e tij ne gjatesi jane te perfshira te gjitha opsionet e mundshme, duke perfshire nje numer te madh banjosh me Jacuzzi, nje palester plotesisht te pajisur, nje Spa, nje sauna, nje kantine vere ekskluzive dhe nje kinema private. Ne total ai ka 82 dhoma.

vendi 4

3. Lady Moura – 210 milion $

I ndertuar ne vitin 1990 per Princin Nasser Al-Rashid, ky mega jaht ka dallimin e te qenit shume i gjere sa te kete veshtiresi serioze ne porte te tilla si ai i Monte Carlo-s. Ekuipazhi perbehet nga 60 persona ne bord dhe ka nje pishine me nje çati qe mund te hapet dhe te mbyllet, por tipari me intrigues eshte plazhi privat me rere dhe palma.

vendi 3

2. Dubai – 350 milion $

Jahti Dubai, i njohur me mire si “Platinum”, eshte 160 metra i gjate dhe eshte ne pronesi nga Sheikh Muhammed Bin Rashid Al Maktoum, sunduesit te Emirateve te Dubait. Pjesa e brendshme eshte projektuar nga Philippe Starck dhe mund te strehoje deri ne 115 persona mbi ekuipazhin e 88 anetareve. Me nje pishine te madhe, shume opsione te tjera dhe nje helipad Sheiku nuk rrezikon te merzitet.

vendi 2

1. Eclipse – 1.2 miliard $

Ky jaht 161 metra i gjate pervec se eshte me i gjati nga jahtet eshte edhe me i shtrenjti ne bote. Ne pronesi te Roman Abramovich, eshte maksimumi per sa i perket jahteve private. Ai ka dy helipads, 11 kabina per te ftuarit, dy pishina dhe nje klub nate. Kjo nuk eshte e gjitha, ne fakt ka edhe tri garazhe per shume anije dhe nje nendetese ne gjendje te zhyten deri ne 50 metra thellesi. Çdo gje eshte menaxhuar nga nje ekip prej 70 njerezve. Ky jaht eshte ndertuar nga kompanite gjermane Vohm dhe Blob. Per sa i perket departamentit te sigurise, ne bordin e jahtit gjendet nje sistem anti-vjedhje dhe nje sistem te mbrojtjes nga raketat, por me e çuditshme eshte sistemi anti-paparac, ose nje sistem lazer qe vazhdimisht heton zonen ne kerkim te elementeve CCD (dmth ato qe perbejne imazhet kamera). Ky eshte nje jaht unik, per sa i perket luksit dhe per sa i perket teknologjise.

vendi 1

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.