10 Akuariumet Me Te Bukura Ne Bote

Kuriozitet, te dhena dhe pamje spektakolare qe ju bejne te ndiheni si ne nje enderr te madhe ju dhe femijet tuaj.

1.Aquariumi i Dubai Mall, Emirate te Bashkuara

Il Dubai Aquarium negli Emirati Arabi

Ndodhet ne katin e pare te qendres komerciale gjigande Dubai Mall ne Dubai. Ka nje tunel panoramik 48 metra te gjate, i rrethuar nga vaska plot me peshq nder te tjere peshkaqeni tiger me i frikshmi i llojit te vet eshte ai qe drejton akuariumin me te madh ne bote. Peshkaqene dhe me shume se 35 mije specie peshku dhe kafshe detare nga te gjitha vendet mirepresin vizitoret te cilet mund te gezojne shfaqje dhe mund te perjetojne vete per here te pare zhytje me ekspert me pervoje ne nje kafaz te sigurt per te pasur takim te afert me speciet me te rrezikshme. Akuariumi krenohet me disa vecori si per: panelin prej qelqi akrilik me te madh ne bote dhe aftesine e e vaskave qe permbajne nje total prej 10 milion litra uje.Ne brendesi mund te shihen nga peshqit me te vegjel dhe te panjohur deri te peshkaqenet dhe butaket e rralle. Kudo ka tunele dhe mure transparente qe e bejne e spektaklin e botes nenujore edhe me mbreselenes.

2. Akuariumi i Genovas ne Itali

akuariumi i genovas

Eshte me i madhi ne Europe dhe nje nga me te vizituarit ne bote si nje vend spektakolar dhe terheqes por i nderuar edhe si nje qender per kerkime biologjike dhe ruajtjen e llojeve te ndryshme te gjallesave detare. Akuariumi i Genovas kerkon nje rruge prej 2 ore dhe 30 minutash ne mes te vaskave plot me mrekulli dhe habitate natyrore te pabesueshme ne zbulim te peshkut, koraleve dhe zvarranikeve te rralle.Ngjan si nje udhetim i vertete me nendetese ne mbare boten. Nder tiparet e veçanta te akuariumit eshte struktura e tij qe i ngjan nje anije gjigande dhe ka pese vaska te medha qe mund te shihen nga te dy katet e Akuariumit. Ne vaska jetojne delfine, peshkaqene, foka dhe breshka, si dhe lloje te tjera te panumerta krijesash detare. Per te mos humbur pa pare eshte vaska e re e cetaceve e projektuar nga Renzo Piano ne trupin kryesor te Akuariumit, me nje mur te madh qe mund te hapet per te degjuar tingujt e delfineve. Te shumta dhe nga te gjitha moshat jane vizitat ne strukturen e Genovas, e cila gjithashtu perfshin edhe ture nate dhe zhytje me biologe ne brigjet e Portofino per te pare balenat.

3. Aquariumi i Georgias ne Atlanta, SHBA

Atlanta-Georgia-Aquarium

 

30 milion litra uje te kripur eshte shtepia per rreth 120 mije krijesa te detit qe i perkasin me shume se 500 specieve te ndryshme. Ky eshte nje spektakel pafund qe ofrohet nga akuariumi me i madh ne vend ku mund te shohesh nga afer kafshe te rrezikshme si peshkaqeni tiger dhe beluga. Ndare me kontinente ne vaska te medha dhe transparente ku ju mund te admironi specie te te gjithe botes, akuariumi ofron udhetime me person te autorizuar ne nje qender kerkimore dhe mundesi per te bere zhytje nenujore me speciet me te pabesueshme te detit. Akuarium i Georgias mban nje rekord te quajtur: Oqeani Voyager, vaska me e madhe ne bote me 24 milion litra uje. Shume te kerkuara jane edhe shfaqiet e vecanta, si ajo e delfineve, gjithmone e pritur me padurim nga femijet.

4. AquaDom Berlin, Gjermani

aquadom-berlin-aquarium

I vogel por spektakolar. Definitivisht i pazakonte sepse Akuariumi ne kryeqytetin gjerman eshte nje kulle e madhe cilindrike, 25 metra e larte dhe me nje diameter prej 12m, e vendosur ne hollin qendror te Radisson Blu Hotel. AquaDom eshte nje shtepi per 1.500 peshqit tropikal dhe 100 specie te ndryshme qe mund te shihen nga shume afer duke hyre ne Vaske me nje ashensor te veçante qelqi qe ngrihet deri ne katin me te larte. Midis peshqish dhe shkembinjsh gjendet nje restorant panoramik. Turet zgjasin vetem 20 minuta, por jane me te vertete te mrekullueshem.

5. Marine Life Park Sentosa, Singapor

Shark Seas

Parku ujor i ishullit te Setosas eshte nje strukture e madhe e organizuar shume mire i cili u hap ne dhjetor te vitit 2012 ne Singapor. Mban 60 milion litra uje, 10 zona kryesore dhe 49 habitate qe jane nje shtepi per me shume se 100 mije kafshe detare, duke perfshire 800 lloje te ndryshme. Vaska me e famshme eshte L’Open Ocean, me pamje panoramike ku notojne speciet me te medha duke perfshire Manten, gjiganden e oqeanit,. Edhe pse nuk ka kafshe shume te rralla, akuariumi eshte shume i bukur dhe interesant. Shume i mire per te harxhuar disa ore me familjen dhe femijet qe perveç vaskave te medha do te gjejne shume lojra dhe terheqje te tjera ne lidhje me boten e detit. Shume te bukura jane shfaqiet me delfine dhe vaskat me kandil deti te çuditshem.

6. Aquariumi Churaumi ne Okinawa, Japoni

Aquariumi Churaumi

Akuariumi i mrekullueshem perbehet nga kater kate me vaska te medha me peshq tropikale, korale me shume se 80 lloje dhe peshkaqene. Ai eshte nje lagune per delfine dhe nje pishine per breshkat e ujit. Terheqjen kryesore e merr vaska gjigante Kurushio Sea, e treta ne bote per kapacitetin e ujit e cila eshte nje shtepi per lloje te veçanta te peshkaqeneve dhe balenave nga me te egrat. Struktura madheshtore ndodhet ne Expo Park Ocean ne qytetin Motobu te ishullit te Okinawas. Ne te ka edhe nje fshat te lashte japonez dhe nje plazh i zmeraldi ku ndermjet prillit dhe tetorit mund te behet shume mire plazh.

7. Aquarium Dy Oceans ne Cape Town, Afrika e Jugut

Cape-Town-Two-Oceans-Aquarium

 

Ne te bashkohen speciet detare te dy oqeaneve qe lagin brigjet e vendit, Oqeani Atlantik dhe Oqeani Indian. Ngjyrat dhe bukuria e peshqve qe notojne ne vaskat e medha lene pa fryme te medhenj dhe te vegjel. Per te mos u humbur eshte zona ku ndodhen nga te gjitha llojet e butakeve. Interesante eshte te shikosh jeten dhe zakonet e balenave qe notojne gjate ketyre brigjeve. Perveç tureve tematike dhe vetedijes per problemin e ndotjes se detit ju mund te vizitoni vaskat e medha dhe te shikoni sistemin e detar ne mikroskop.

8. Akuariumi Ocean ne Shanghai, Kine

shangai

Bukuria e ketij akuariumi eshte tuneli kinez me pamje teper spektakolare. Pamje te rralla nga fundi i oqeanit te mbushur me peshq te shumengjyrshem, shkembinj nenujore, korale dhe strofkat e peshkaqeneve. Eshte e mrekullueshme te shohesh te gjitha llojet e krijesave te detit duke notuar mbi koken tuaj. Mos harroni nuk duhet humbur gjiri i ri i pinguineve qe kane ardhur nga Amerika e Jugut.

9. Oceanográfic i Valencias, Spanje

 

valencia

Tuneli nen uje 70 metra i gjate dhe restoranti panoramik mund te ofroje nje ndjenje e bukur te te qenit ne fundin e oqeanit. Akuariumi Oceanográfic i Valencias eshte nje lloj qyteti i zhytur ne akuarium. Shfaqje me delfine, liqene, laguna dhe ishuj te vegjel qe tregojne jeten detare te 45 mije egzemplaresh dhe 500 specie te ndryshme. Struktura eshte e vendosur brenda “Qytetit te Arteve dhe Shkencave”, kompleksi i muzeut gjigand projektuar nga Santiago Calatrava ne te cilin mund te gjeni Hemisfèric, Muzeun teknologjik te Shkencave “Prince Felipe” strukture arsimore dhe interaktive si dhe sera Umbracle ku ju mund te shetisni per nje kilometer mes bimeve tropikale. Struktura e akuariumit ofron per femijet pervojen qe te kalojne nje nate ne afersi te vaskave me peshkaqene ose te zhyten me nje udhezues me pervoje.

10. Resorti Poseidon Undersea, ishujt Fixhi

poseidon-undersea-resort-fi

 

Te jesh ne gjendje te admirosh thellesite me te medha te detit nga dhoma tuaj e hotelit eshte nje luks qe pak mund te perballojne. Ne Poseidon Undersea Resort ju mund te gezoni akuariumin tuaj personal ne dhomen tuaj me te gjitha ngjyrat dhe pranine e gjallesave detare. Hoteli nenujor i cili eshte i vendosur ne nje sfond te bukur te Fixhit, eshte ne 15 metra thellesi ne afersi te barrieres koraline dhe ofron 24 suita me mure xhami te presuara ne menyre qe qendrimi ne resort te jete plotesisht i qete. Nje system ashensoresh ben te mundur daljen ne siperfaqe ne çdo kohe ndersa ata qe duan te rrine nen uje mund te marrin pjese ne eksplorimet nenujore me zhytesit ekspert.

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.