Si Te Besh Kartolina Urimi te Personalizuara per Raste Festash

Meqe jemi fare prane festes se Krishtlindjeve besoj se gjithkujt do t’i pelqente te bente nje kartoline urimi te vecante nga ajo qe jemi mesuar te dergojme apo te marrim nga miqte cdo vit. Qofte kjo jo vetem per Krishtlindje por edhe per raste ditelindjesh , festash te ndryshme etj. Me poshte do t’ju japim disa keshilla si mund t’i realizoni keto kartolina dhe pse t’i besh ato.

Kartolina Bebesh Te Porsalindur

Eshte dicka e vecante – Cdokujt do t’i pelqente te shikonte fotografite e te dashurve te tyre e sidomos te pjestareve te familjes te cilet jetojne larg. Kjo tregon qe ju jeni te interesuar per te krijuar dicka te vecante dhe eshte e mrekullueshme ta besh dike te qeshe , qofte edhe per pak minuta.

 

Eshte pak e kushtueshme – Nje kuti me 10 kartolina mund te kushtoje rreth 12 dollare ndersa kartolinat e personalizuara online kushtojne rreth 6 dollare 10 kartolina duke perfshire edhe posten.

 

Eshte e thjeshte – Te krijosh kartolinen tende te festive online do te thote vetem disa klikime me maus. Nuk do t’ju duhet te dilni ne mes te debores e te kerkoni dyqanet per kartolina pasi e keni gjithcka kerkoni brenda kompjuterit tuaj.Ndiqni udhezimet tona te meposhtme dhe ju do te merrni kartolinen tuaj festive te personalizuar direkt e ne deren tuaj.

Ftesa per dasma

Eshte e kendshme – Nuk ka gje me te bukur per gjysherit se nje foto e niperve te tyre te shtrenjte . Keto kartolina me siguri plastifikohen dhe ngjiten tek dera e frigoriferit me kujdes te vecante ne menyre qe te jene te dukshme dhe t’u tregohen gjithkujt.

Tani ndiqni keto keshilla dhe ju do te beni nje pune te shkelqyer.
1. Vendosni c’lloj kartoline ju nevojitet – E gjithe puna qe ju do te beni varet nga lloji i kartolines qe do te doni te krijoni. Per shembull  ju doni te dergoni urime per Krishtlindje , Vit te Ri apo cdo lloj feste tjeter ose ju duhet nje ftese per feste apo nje ngjarje te shenuar. Duke pasur nje vision te qarte ne koke kurseni kohe dhe njekohesisht beni dicka te bukur dhe te vecante direkt nga programi.

Ftesa per ditelindje

2. Zgjidhni fotot qe do te perdorni – Kerkoni te gjithe galerine e fotove qe keni dhe nese doni dicka te re shkrepni foto te reja dhe  keshillat e mesiperme do t’ju ndihmojne per te bere kartolina te bukura.Disa keshilla praktike dhe te shpejta  per kartolina per festa per familjen dhe femijet tuaj jane :

  •  Perdorni veshje te thjeshta – Me bebet eshte me e lehte. Bebet e porsalindura duken me bukur pa rroba. Per femijet me te medhenj mendoni veshje baze dhe solide, jo metaleve , shkronjave, logove ,karaktereve,vijave , printimeve apo copave me pika. Vishini femijet tuaj sipas moshes qe ata kane qe ata te ndjehen komfort dhe me personalitet. Mos i vishni nje vogelusheje pa mbushur 3 vjec fustan me lule te medha apo nje djaloshi pa mbushur 3 vjec kostum me kopsa dhe me kemishe e kollare pasi pervec jorehatise do te kene nje personalitet te kamufluar prej te rrituri gje e cila pasqyrohet nepermjet fotos.


  • Koordinoni grupin –Nese jeni duke bere nje fotografi familjare do te qe mire sikur cdokush te vishte nuanca te ndryshme te te njejtes ngjyre si psh nga bojeqielli ne blu marine ose nga roze ne  vishnje te thelle. Menjanoni ngjyren e bardhe nese jeni duke fotografuar jashte shtepise pasi mund te jete shume reflektive.
  • Mos u merakosni per sfondin – Nese jeni duke bere foto personale festash mos u lodhni per nje sfond skenik dhe shume te bukur pasi njerezit te cilet do t’i marrin keto kartolina urimi me fotot tuaja do te jene te fokusuar tek familja juaj jo tek sfondi i fotos.Por e rendesishme eshte te fokusoheni ne fytyrat e femijeve dhe kujdesuni qe shoqeruesit te mos jene shume te zene.Nje shprehje e adhurueshme humbet kur ajo ka per te konkuruar me nje pirg me lodra , mobilje , trafik,dhe njerez te tjere ne sfond.
foto me urime per festat efundvitit
  •  Mos i tregoni femijeve qe po beni foto per kartolina – Kjo gje do ti beje koshiente dhe kjo gje do te pasqyrohet ne foto. Sa me pak te jene te preokupuar per aparatin aq me te bukura dalin fotot. Ne vend te nje fotoje te shkrepur  paketoni aparatin dhe dilni ne natyre te kerkoni raste fototsh interesante ose thuajini femijeve te luajne nderkohe ju i kapni pa mendje ne foto. Gjithmone shkrepni foto festash kur femijet te jene te gezuar.
  • Perdorni fotot e pushimeve te vitit te kaluar – Nese keni foto te bukura nga pushimet verore , atehere ja vlen per t’u bere kartoline urimi edhe nese eshte shkrepur perpara 6 muajsh apo nje viti. Por nese keni femije te vegjel pa u bere 3 vjec do te qe me mire te benit foto te reja pasi femijet ndryshojne shume shpejt.

3. Zgjidhni nje faqe online nese doni qe miqte apo te afermit te printojne kartolinat tuaja dhe shume opsione te tjera – Eshte e rendesishme te kerkoni ne google per nje faqe qe ju jep mundesine te krijoni kartolinat tuaja te deshiruara te urimit. Kur te keni gjetur nje faqe me dizajn qe ju pershtatet , krijoni nje llogari dhe ngarkoni fotot tuaja ne kete faqe. Shumica e faqeve ju ofrojne kushte perdorimi te cilat duhet t’i lexoni e me pas t’i pranoni. Faqet online gjithashtu kane opsione per te rregulluar fotot si psh t’i prisni te rregulloni syte e kuq etj. Zbavituni duke perdorur keto efekte deri kur te kenaqeni me rezultatin.

 

  • Kodak.com ju ofron cilesine me te mire te fotografive , opsionet me te mira dhe me te shtrenjta –Do te gjeni opsione nga me te ndryshmet ne kete faqe si psh te besh nje liber me ngjyrosje me fotot e tuadhe Kodak ka nje cilesi shume te larte te sherbimit te printimit. Ky eshte padyshim nje nga produktet me te mira ne internet por jo aq e favorshme per kuleten tuaj.
  • Shutterfly.com ofron kualitet te mire, opsione te mira , cmime te mira – Une jam nje fans i Shutterfly, sepse ne kete faqe ka opsione te cilat me surprizojne kohe pas kohe dhe albumet fotografike te tyre kane shume opsine pa kushtuar shume shtrenjte. Kjo faqe eshte me e populluara per servis fotografish online me nje nderthurje shume te mire te cilesise , opsioneve dhe cmimit.
  • PhotoWorks.com  ofron cilesi te mire , opsione te shkelyqera dhe cmim te pranueshem- Pergjithesisht me duket puna fotografike me e shtrenjte se c’kushton ne te vertete (vecanerisht per fotot e librave)por per kartolinat e pushimeve kjo faqe ofron shume opsione suprizuese   dhe vertet elegante qe te bejne te dashurohesh me to. Eshte ende nje faqe e shtrenjte por me opsione te cilat nuk i kam pare ne asnje faqe tjeter.
  •  Walmart.com ofron nje cilesi te mire, opsione te shkelqyera dhe cmime te pathyeshme –Po , eshte  Walmart. Cilesia e printimit eshte e mire dhe krejtesisht e krahasueshme , opsionet e kesaj faqeje jane te limituara por ende te forte dhe cmimet jane totalisht te pakrahasueshme. Kjo faqe ka opsionet me te lira ne biznes keshtu nese jeni duke printuar nje sere fotosh (kartolina per festa) kjo faqe do te ishte nje zgjedhje e mire per t’u konsideruar.
kartoline me urimet per festat e fundivitit

4. Perdorni programin e duhur- nese tashme njiheni me funksionimin e berjes se faqeve ne dizajn ose programe te tjera publikuese profesionale. Nje pjese programi tmerresisht e perdorshme qe ju tregon si te ktheni fotot tuaja dixhitale ne kartolina simpatike krishtlindjesh eshte MonkeyPhoto Version 3.0 nga programi Monkeymen.Por sot nuk do te flasim per kete gje, mbase flasim ne artikujt e ardhshem.
5. Gjeni urimin e duhur- Zgjidhni mesazhin duke u bazuar ne ngjarjen apo eventin qe po ndodh.Ne varesi te stilit te kartolines qe zgjidhni keni mundesine per te shkruar 50 deri ne 500 karaktere si nje mesazh personal. Kartolinat e palosshme ju japing me shume hapsira duke qene se mesazhi shkruhet ne anen e brendshme. Gjithashtu keni mundesine e zgjedhjes se llojit te shkrimit. Deshironi ta beni edhe me personale? Shutterfly jo vetem qe do t’ju lejoje te shkruani mesazh te vecante per cdo kartoline por gjithashtu ju ofrohet sherbimi per t’i derguar ne adrese per t’u stampuar dhe per t’i nisur me email kartolinat. (Keto opsione sigurisht qe kushtojne me shume)

kartolina urimi

6. Shikoni paraprakisht kartolinen tuaj-Shikoni kartolinen tuaj te urimit  foton sebashku me urimin e personalizuar ne te. Shumica e faqeve ju lejon te ndryshoni foton apo te shtoni tekstin. Gjithashtu wshume te tjere ju lejojne te zgjidhni dizajn tjeter nese nuk ju pelqen origjinali. Nese nje here shtypni “zgjidh dizajn/karte tjeter” Wal-Mart dhe Snapfish automatikisht fusin foton tuaj ne te gjithe kartolinat e urimit duke e bere me te lehte vizualisht cila nga kartolinat duket me bukur.

 

7. Cilesoni kualitetin dhe paguani Zgjidhni numrin e kartolinave qe pelqeni (ato vijne te gjitha me zarfe – Galeria Kodak ju ofron mundesine e zgjedhjes se ngjyres se zarfit ndersa Shutterfly i shton nje adrese kthimi. Me pas shenoni adresen ku do te dergoni kartolinat. Njehere te zgjidhni metoden e dergimit (rekomande-me i shtrenjte ose i rregullt- i lire) eshte koha te pranoni koston e pergjithshme. Me pas kaloni ne informacionin per menyren e pageses dhe prisni per transportin. Wal-Mart eshte kryesisht me pak i shtrenjte se faqet e tjera. Kartolinat kushtojne afersisht 0.33 dollare copa dhe transporti eshte i lire (ose falas nese zgjidhni kartolina nga dyqani me i afert) Une porosita 20kartolina dhe pagova vetem 9.1 dollare sebashku me transportin nderkohe nga faqja e Kodak per 10 kartolina duhet te paguash 15.81 dollare.

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.