Shfaqet Volkswagen Golf 7 – Imazhet e Para dhe Opsionet qe Ofron

Para debutimit tek Motor Show i Parisit e paevitueshmja me ne fund ndodhi – imazhe dhe detaje te Volkswagen 7 kane filluar te shfaqen ne internet. Imazhet tregojne nje Golf te Ri qe ka nje dizenjim pak me te evoluar se modeli i vjeter 6 dhe nuk ngjan me nje dizenjim te ri nga fillimi. Ngjashmerisht edhe pjesa e brendhsme e makines eshte nje evolucion I lehte i kabines se makines aktale golf 6.

Volkswagen i Ri Golf 7

 

MOTORRET:
Golf 7 ne fillim do te ofrohet me mundesine per te zgjedhur midis 4 motorreve; 2 motorre PSI benzine dhe 2 TDI Diesel, te gjithe keta motorre ofrojne teknologji ne kursimin e energjise si opsioni start/stop i cili kursen karburantin kur ndalojme ne semafor gjithashtu ata kane dhe opsionin e rekuperimit te energjise nga frenat:
– Motorri 1.2 Litra TSI benzine zhvillon nje fuqi prej 63 kW ose 84.5 HP (Kuaj Fuqi) dhe ka nje konsum mesatar prej 4.9 L/100km dhe nje ndotje CO2 prej 113 g/km.
– Motorri 1.4 Litra TSI Benzine zhvillon nje Fuqi prej 103 kW ose 138 HP (kuaj Fuqi) dhe ka nje konsum mestar prej 4.9 L/100km dhe ndotje CO2 112 g/km. Ky motor ka gjithashtu dhe teknologjine e ç’aktivizimit te pistonave ne menyre qe te mbaje konsumet e ulta dhe nje ndotje te ngjashme me Motorrin 1.2 litra TSI.

– Motorri 1.6 Litra TDI Diesel mund te blihet ne dy opsione 77kW (103.2 Kuaj Fuqi) dhe 100 kW (134 Kuaj Fuqi) duke dhene vlera ndotje perkatesisht 99 g/km dhe 106 g/km me nje konsum mesatar te naftes prej 3.8 dhe 4.1 L/100 Km Respektivisht.

Motorr i golf 7 i ri

Linja e motorreve sipas raportimeve do te shtrihet ne 12 varjante; perfshi ketu dhe nje version Bluemotion TDI I cili do kete nje konsum mesatar prej 3.2 L/100km dhe ndotje 85 g/km CO2, Gjithashtu do te jene dhe modelet GTI dhe Modeli R.
Te dy modelet Golf R dhe GTI do te perdorin nje motor te marre nga AUDI EA888 me Turbine 2.0 litra me 4 cilindra. Modeli GTI do te ofroje nje fuqi prej 165 kW ose 221 Kuaj Fuqi kurse Golf R do te kete nje motorr te super modifikuar i cili zhvillon nje fuqi prej 205 kW ose 275 Kuaj Fuqi.

DIMENSIONET DHE PESHA:
Dimensionet e Golf 7

Dimensionet e Golf-it te ri jane: 4 255mm I gjate (56mm me I gjate se modeli paraardhes), 1 799mm I gjere (13 mm me I gjere se Golf 6) dhe 1 452mm I larte (28 mm me I shkurter se Golf 6)
Ky model eshte perforcuar nga Platforma Modulare MQB e VW I cili e rrit bazen e rrotave me 14mm dhe e ben 2 637mm; Kjo liron edhe 15 mm te tjera vend per kembet e pasagjerit dhe 30 dm3 hapesire per bagazhet.Duke perdorur Teknologji te avancuar ne formimin e celikut Volkswagen ka arritur ta beje Golf 7 100 kg me te lehte se modeli aktual Golf 6.

LINJAT E PRODHIMIT DHE TEKNOLOGJIA:

foto e kabines se golf 7

Linjat qe do te jene ne Prodhim jane Linja Baze Trendline, e cila ka si opsione Disqe 15 Inch Alumini, xhama elektrike, mbyllje qendrore dhe ajer te kondicionuar. Linja Comfortline shton disa opsione si Disqe Alumini 16 inch, Ekran me Prekje per informacionin dhe zbavitjen, sensore parkimi dhe sistem te dedektimit te lodhjes se shoferit. Modeli me i larte Highline sjell si opsion disqe 17 inch alumini, fenere ksenoni, drita e kabines qetesuese si dhe veshje te ndenjeseve luksoze.
Te gjitha modelet e Golf 7 vine te pajisura me nje ekran per informacion dhe zbavitje te cilat varjojne nga 5, 5.8 dhe 8 inch ne varesi te linjes trendline,comfortline ose highline. Ne modelet baze ky sistem ka nje ekran bardh e zi i cili tregon oren/daten dhe opsionet e kondicionerit. Modelet me te sofistikuara kane nje ekran me ngjyra me sensor afersie i cili e ndryshon ekranin ne marrees komandash kur perdoruesi afron gishtin tek ekrani. Pervec MP3/Bluetooth/iPod/AUX/Karte SD modelet e sofistikuara mund te konfigurohen qe te kene dhe navigator dhe module per telefon celular.

Ashtu si dhe Modelet e Audi-t, golf 7 ofron sistemin e profilit te shoferit me 5 opsione te parakonfiguruara te ngarjes se makines (Eco, Sport, Normal, Individual and Comfort) Comfort eshte I rezervuar vetem per makinat e pajisura me sistemin adaptive te kontrollit te shasise.

SIGURIA:

Golf 7 ka ardhur dhe me disa teknologji innovative per sigurine e cila perfshin opsionin PreCrash (Para Perplasjes) i cili ben gati makinen per nje perlasje duke shtrnguar rripat e sigurimit dhe duke mbyllur xhamat. Opsioni Front Assist ( nje sistem frenimi qe kontrollohet nga sensoret i cili monitoron rrugen perpara dhe asiston ne frenimin e makines perpara ndodhjes se aksidentit te mundshem).
Opsioni i mbajtejes se korsise,
Diferenciali XDS elektronik,
Sistemi i zbulimit te lodhjes se shoferit i cili zbulon shenja lodhje tek shoferi dhe leshon sinjale vizuale dhe zanore.
Opsione te tjera jane Sistemi Adaptiv i Fenereve i cili ndihmon ne udhetimet naten duke u pershtatur ne varesi te makinave qe vijne perballe.
Golf 7 do te kete dhe opsionin e asistences se parkimit i cili ofron je pamje 360 grade perreth makines.

Per me teper shikoni videon dhe fotot e meposhtme te Golf 7:

 

Volkswagen i Ri Golf 7

 

Volkswagen i Ri Golf 7

 

Evolucioni i Golf

 

pamje e diqeve

 

pamje perpara

 

pamje anash

 

pamja nga mbrapa

Source: inautonews.com

 

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.