Si te Rishfaq Dokumentat e Fshehura nga Virusi tek Usb Flash Drive

Menyra me e shpejte per te shfaqur dokumentat ose skedaret qe jane zhdukur ne flashin tuaj.

Keni futur flashin tuaj ne kompjuetrin e nje shoku dhe mendoni se Usb Flash-i juaj eshte djegur dhe se ju kane humbur te gjitha dokumentet qe kishit ne te. Kjo eshte nje gje e tmerrshme per te gjithe ata qe ruajne te gjitha dokumentet e tyre tek flashi. Gjithesesi Tutoriali i meposhtem do na mesoje se jo te gjitha shpresat kane humbur dhe dokumentat ose skedaret mund te jene aty por thjesht jane fshehur nga nje virus qe i fsheh dokumentet ose folderat dhe me emrin e tyre krijon viruse te cilat kane te gjitha prapashtesen .exe dhe jane shume kollaj per tu ngatarruar nga perdoruesit e kompjuterit me pak eksperience. Ne kete menyre duke u klikuar keto dokumenta bejne te mundur perhapjen e virusit ne te gjithe kompjuterin.

Tutoriali eshte shume i thjeshte vetem do pak vemendje qe te realizohet me sukses.

1) Se pari verifikoni tek flashi juaj nese dokumentet dhe folderat jane aty brenda duke verifikuar memorjen e tij.

Shkoni te My Computer dhe klikoni tek flash-i juaj me butonin e djathte te mous-it dhe shtypni properties si tek figura me poshte.
Po te vini re me vemendje tek tabela qe shfaqet  ne rastin e meposhtem shohim qe Used Space (memorja e perdorur)  eshte 6.48 GigaByte dhe kurse ajo Free ( memorja bosh) eshte 948 Megabyte afersisht 1 GigaByte. Pra veme re se flash nuk eshte bosh dhe se dokumentet dhe folderat jane aty brenda po thjesht jane te fshehura dhe ne nuk i shohim.

memorja aktuale ne flash drive-in tuaj

 2. Per te Shfaqur dokumentat do perdorim Command Prompt ose DOS.

Tek windows XP Command Prompt hapet duke shkuar tek menuja run dhe aty shtypim komanden cmd dhe shtypim butonin ok.

Read more