Si te hap nje llogari PayPal ne Shqiperi

paypal

Me ne fund PayPal sherbimi aq i shumepritur i pagesave online hapet dhe per Shqiperine. Paypal me pare funksiononte per shqiperine por ishte i kufizuar vetem ne dergimin e parave ose blerjeve online, kurse tashme ai vjen edhe me funksionin e shitjes online dhe te marrjes se parave. Pra Shiqptaret tashme kane nje menyre shume te sigurte dhe te shpejte per dergimin e parave ne te gjithe boten dhe me komisione relativisht te ulta.

C’fare eshte PayPal?
Paypal eshte nje llogari online qe lidhet me karten tuaj te kreditit, karten e debitit ose me llogarine tuaj bankare dhe ben te mundur blerjen ose marrjen e parave ne menyre shume te sigurte pa kerkuar ekspozimin e te dhenave te kartes tuaj (numrit te kartes, emrin mbiemrin, etj).
Per ta sqaruar me thjeshte Paypal eshte si nje mini llogari bankare ne internet tek e cila ju ngarkoni sa para te doni dhe mund te beni pagesa, transferim parash nga llogaria juaj tek ajo e nje miku tuaj gjithashtu ju mund te merrni para duke shitur produkte ne internet ose para qe ja u dergojne miqte tuaj. Nuk eshte e domosdoshme qe ju te ngarkoni para ne llogarine tuaj paypal, ate mund ta lini dhe bosh dhe ne momentin qe ju beni nje pagese, paypal i terheq parate automatikisht nga karta juaj. Paypal nuk ka komisione per pagesat qe ju beni. Paypal i mban komisione vetem atij qe merr parate psh dyqanit online ku ju blini produktin. Komisionet varjojne nga 2.9% + 0.3$ per transaksione brenda vendit dhe 3.9% +0.3$ per transaksione jashte vendit.

Read more